Partnerët në fushën e risive

FlixBus – ne kombinojmë përvojën me risinë

FlixBus është një ofrues kombëtar i shërbimit të udhëtimeve të gjata me autobusë, që kombinon kompetencat thelbësore me ekspertizën e pjesëmarrësve të ndryshëm. Përvoja shumëvjeçare, cilësia dhe tradita ecin bashkë me sipërmarrjen novatore.

Ky bashkëpunim gjerman i gjerë e unik e ka bërë FlixBus njërin prej aktorëve kryesorë në tregun e autobusëve të udhëtimeve të gjata, i cili ka rezultuar në një fuqizim të qëndrueshëm konkurrence për kompaninë. Brenda një kohe të shkurtër ne kemi arritur të rrënjosim markën ‘FlixBus’ dhe autobusin e udhëtimeve të gjata si një alternativë të re në Gjermani dhe Evropë për udhëtimin në distanca të gjata. Kështu FlixBus punon në bashkëpunim me partnerë të mirënjohur nga fusha si ekonomia, shkencat dhe teknologjia.

FlixBus – infrastruktura mobile për një rrjet autobusësh të bazuar në performancë

Shërbimi i autobusëve të udhëtimeve të gjata nga FlixBus bazohet në rrjetin gjithëpërfshirës të itinerareve, i cili buron nga një sistem rezervimi dhe biletash të bazuar në risi dhe performancë. Kjo teknologji mobile u projektuar veçanërisht për FlixBus dhe është krejtësisht unike për kompaninë. Me këtë zhvillim, ekipi ynë i TI-së mbështetet nga ekspertët ndërkombëtarë harduerikë dhe softuerikë për të sjellë risi të mëtejshme.
 

Microsoft BizSpark
Entrepreneurship LMU
Atmosfair
moovel
Bus & Coach Smart Move
Salesforce