
Nëse e ke të vështirë hyrjen në faqen e internetit, na telefono në +49 (0)30 300 137 300 ose referoju aplikacioni Google Assistant i FlixBus.
Kur udhëton me FlixBus ke të garantuar shërbimin më të mirë. Në bordin e të gjithë autobusëve tanë do të gjesh Wi-Fi falas, hapësirë shtesë për të shtrirë këmbët, ushqime të lehta të lira dhe pije, priza të shumta dhe shumë hapësirë për bagazhet e tua.
Ti gjithmonë do të mund të shmangësh mërzinë falë Wi-Fi tonë falas në bordin e autobusëve tanë - udhëtimin mund ta kalosh duke lundruar në Internet, duke biseduar miq dhe duke kontrolluar emailet e tua – të gjitha me shpejtësi 4G!
FlixBus garanton për ty edhe një ndenjëse me hapësirë shtesë për të shtrirë këmbët. Autobusët tanë modernë janë të pajisur me ndenjëse të rehatshme dhe hapësirë të bollshme. Të gjitha ndenjëset kanë mbështetëse me përshtatje dhe janë të rehatshme edhe në udhëtime të gjata.
Me FlixBus do të kesh gjithmonë kujdesin e nevojshëm: në bordin e disa autobusëve mund të blesh ushqime të lehta me kosto të ulët dhe pije. Ato mund t’i blesh lehtësisht nga shoferët tanë miqësorë.
Do të lundrosh në Internet, të bisedosh apo të punosh në laptopin tënd, por të ka mbaruar bateria? Nuk ka problem! Vetëm kërko simbolin e prizës ose pyet shoferët tanë miqësorë ku të gjesh një nga shumë priza në FlixBus-ët tanë.
Të kanë mbetur edhe pak minuta derisa të arrish në stacion? Nuk ke arsye të nervozohesh! Në bordin e të gjithë autobusëve tanë FlixBus ka tualet.
Autobusët tanë FlixBus të ofrojnë hapësirë të mjaftueshme për bagazhet e tua. Vëre bagazhin tënd të dorës në vendin e bagazheve mbi kokën tënde dhe shoferët tanë miqësorë do të të ndihmojnë të ngarkosh bagazhin tënd. Të gjitha hollësitë rreth kësaj mund të gjenden në politikën e bagazheve.
Faqja jonë Ndihmë ofron përgjigje për shumë pyetje.