Autobusi i natës
Nuk do të kalosh ditën duke udhëtuar? Do të kesh mundësinë të udhëtosh nëpër Evropë më shpejt se kurrë? Do të zgjedhësh nga qindra linja?
Autobusi ynë i natës udhëton në shumë qytete evropiane çdo natë. Ti mund ta blesh biletën direkt nga shoferi, kështu që nuk pse të rezervosh paraprakisht! Me më pak stacione se kur udhëton gjatë ditës, koha jote e udhëtimit do të jetë jashtëzakonisht më e shkurtër.
Çmimet tona të biletave janë të pakrahasueshme, por mos harro: sa më herët rezervon, aq më e lirë do të jetë bileta jote. Kur je në autobusin e natës, ti mund të përfitosh nga avantazhi i shërbimeve që ofrojmë. Hapësira e madhe për të shtrirë këmbët dhe ndenjëset me rregullim do të thotë se ti mund të çlodhesh e të flesh gjithë rrugës deri në destinacion. Ti ke mundësinë të blesh ushqime të lehta & pije në bord dhe përveç kësaj, sigurisht që në bord ka një tualet që do të thotë se ndalesat e shkurtra janë të panevojshme dhe shoferët tanë mund të të çojnë nga A-ja te B-ja natën sa më shpejt të jetë e mundur. Në autobusin e natës, ka priza dhe Wi-Fi ku të shtrihesh pa problem e të shohësh një film gjatë kohëzgjatjes së udhëtimit tënd.
Rrjeti ynë i itinerareve të autobusëve të natës nëpër Evropë
Dëshiron të udhëtosh me autobusin tonë të natës nga Praga në Hamburg ose nga Roterdami për në Paris? Ose ndoshta nga Haga për në Paris, një itinerar tjetër alternativ i autobusit të natës. Së shpejti do të mund të shkosh në çdo qytet madhor të Evropës brenda natës, për shkak të zhvillimit të shpejtë të rrjetit të autobusëve tanë të natës. Ti mund të rezervosh lehtësisht bileta online përmes aplikacionit tonë, në dyqanet tona ose direkt nga shoferi i autobusit. Pastaj mund të bësh një gjumë të mirë dhe të mbërrish në destinacionin tënd gati për të eksploruar!
Udhëtimet tona me autobusët e natës janë mjaft efektivë: asnjë mjet tjetër transporti nuk është aq efikas ndaj energjisë dhe të prodhojë sasi më të vogël gazrash serë për person se autobusët tanë, krahasuar me avionët, trenat dhe makinat. Prandaj mund ta eksplorosh Evropën në autobusët tanë ekologjikë, të shpejtë e të rehatshëm të natës.
Udhëtim natën për në Milano, Paris, Dyseldorf, Pragë, Torino...
...për të përmendur vetëm disa prej tyre! Nëse do të eksplorosh Evropën dhe preferon të mos udhëtosh kur jashtë është ditë, atëherë merr autobusët tanë të natës. Rrjeti i itinerareve të autobusëve tanë të natës është gjithmonë në zgjerim, prandaj sigurohu ta kontrollosh këtë faqe rregullisht - nëse ne nuk udhëtojmë natën në destinacionin tënd të dëshiruar, do ta realizojmë së shpejti! Pëlqe faqen tonë në Facebook dhe regjistrohu në buletinin tonë informativ kështu informohesh i pari për të gjitha linjat tona të reja!