Politika e Privatësisë për Aplikacionin

Në këtë politikë (këtu e tutje “Politika e Privatësisë”), do të mësoni se si përpunohen të dhënat tuaja dhe çfarë të drejtash të privatësisë gëzoni kur përdorni FlixBus: Udhëtim me autobus nëpër Evropë (këtu e në vijim i referuar edhe si “Aplikacioni”) nga FlixBus.

Mund të gjeni më shumë informacion ligjor, këtu:

Kushtet e përgjithshme të rezervimit (KPR)
Kushtet e përgjithshme të transportit (KPT)

1.    Emri dhe adresa e kontrolluesit

Kontrolluesi i përpunimit të të dhënave tuaja personale (Neni 4(7) i Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave ose të GDPR-së siç shkruhet shkurt në anglisht) është:
Flix SE
Friedenheimer Brücke 16
80639 Mynih
Telefoni: +49 (0)30 300 137 300
Email: service@flixbus.de 
Më shumë informacion rreth kompanisë sonë mund të gjeni në njoftimin ligjor

2.    Detajet e kontaktit të zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave

Zyrtari i kompanisë sonë për mbrojtjen e të dhënave është në dispozicionin tuaj në çdo kohë për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja dhe si person kontakti për subjektin e mbrojtjes së të dhënave:
Flix SE
Friedenheimer Brücke 16
80639 Mynih
Email: data.protection@flixbus.com
Për pyetje të përgjithshme rreth FlixBus, ju lutemi kontaktoni service@flixbus.de.

3.    Baza ligjore e përpunimit të të dhënave 

Përpunimi i të dhënave personale lejohet nëse plotësohet të paktën një nga bazat ligjore të renditura më poshtë:

  • Neni 6, pika 1(a) e GDPR-së: subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij/saj për përpunimin e të dhënave personale që lidhen me të për një ose më shumë qëllime specifike;
  • Neni 6, pika 1(b) e GDPR-së: përpunimi nevojitet për zbatimin e një kontrate në të cilën subjekti i të dhënave është palë kontraktuese ose për zbatimin e masave parakontraktuale, të cilat kryhen me kërkesë të subjektit të të dhënave;
  • Neni 6, pika 1(c) e GDPR-së: përpunimi nevojitet për respektimin e një detyrimi ligjor, të cilit i nënshtrohet kontrolluesi (p.sh. detyrimi ligjor i ruajtjes);
  • Neni 6, pika 1(d) e GDPR-së: përpunimi nevojitet për të mbrojtur interesat jetësore të subjektit të të dhënave ose një personi tjetër fizik;
  • Neni 6, pika 1(e) e GDPR-së: nëse përpunimi nevojitet për kryerjen e një detyre me interes publik ose në ushtrimin e autoritetit zyrtar që i është dhënë kontrolluesit, ose
  • Neni 6, pika 1(f) e GDPR-së: përpunimi nevojitet për të mbrojtur interesat legjitime të ndjekura nga kontrolluesi ose një palë e tretë, përveç nëse mbizotërojnë interesat ose të drejtat e kundërta të subjektit të të dhënave (në veçanti kur subjekti i të dhënave është fëmijë). 

Për përpunimin e kryer nga ana jonë, ne specifikojmë bazën ligjore në fuqi sipas Klauzolës 12. Përpunimi mund të bazohet edhe në më shumë se një bazë ligjore.

4.    Kategoritë e marrësve

Në kushte të caktuara, ne i transmetojmë të dhënat tuaja personale tek filialet tona, ose të dhënat personale transferohen nga kompanitë tona filiale tek ne, në masën e lejueshme.

Si në çdo kompani të madhe, ne gjithashtu përdorim ofrues të jashtëm të shërbimeve që ndodhen brenda ose jashtë vendit, për të trajtuar veprimet tona të biznesit dhe për të punuar me kompani partnere brenda dhe jashtë vendit. Këta përfshijnë, për shembull:

  • transportuesit (mund të gjeni një përmbledhje të transportuesve aktualë këtu)
  • ofruesit e shërbimeve (IT)
  • institucionet financiare dhe ofruesit e shërbimeve të pagesave
  • partnerët e shitjeve
  • ofruesit e shërbimeve të klientit (të brendshëm/të jashtëm)
  • operatorët e dyqaneve
  • kompanitë e sigurimit
  • (siguruesit e udhëtimeve)
  • partnerë të tjerë të angazhuar për veprimet tona të biznesit (p.sh. auditorë, banka, kompani sigurimesh, avokatë, autoritete mbikëqyrëse, palë të tjera pjesëmarrëse në blerjet e kompanisë)

Ofruesit e shërbimeve dhe kompanitë partnere duhet të japin garanci që zbatojnë masa të përshtatshme teknike dhe organizative, në mënyrë të tillë që përpunimi të përmbushë kërkesat ligjore dhe të mbrohen të drejtat e subjekteve të të dhënave.

Ne u transmetojmë të dhëna personale organeve dhe institucioneve publike (p.sh. policisë, prokurorisë, autoriteteve mbikëqyrëse) nëse ka një detyrim/autorizim përkatës.

Për përpunimin e kryer nga ana jonë, ne specifikojmë kategoritë e marrësve të të dhënave sipas Klauzolës 12.

5.    Kërkesat për transferimin e të dhënave personale në vendet e treta

Si pjesë e marrëdhënieve tona të biznesit, të dhënat tuaja personale mund të ndahen ose t’i zbulohen palëve të treta, të cilat gjithashtu mund të jenë të vendosura jashtë Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE), d.m.th. në vendet e treta. 

Për aq sa është e nevojshme, ne do t’ju informojmë rreth specifikave përkatëse të transferimit drejt palëve të treta në lidhje me përpunimin e kryer nga ana jonë. 

Komisioni Evropian vërteton që disa vende të treta kanë masa për mbrojtjen e të dhënave që krahasohen me standardin e ZEE-së me anë të të ashtuquajturave vendime të përshtatshmërisë (një listë e këtyre vendeve dhe një kopje e vendimeve të përshtatshmërisë mund të shkarkohet nga: http://ec.europa.eu/justice/data-protection/international-transfers/adequacy/index_en.html). 

Sidoqoftë, në vendet e tjera të treta ku mund të transferohen të dhëna personale, mund të mos ketë një nivel të lartë të vazhdueshëm të mbrojtjes së të dhënave me arsyetimin e mungesës së dispozitave ligjore. Në këtë rast, ne sigurojmë që mbrojtja e të dhënave të garantohet në masë të pranueshme. 

Kjo arrihet, për shembull, përmes rregulloreve detyruese të kompanisë (të referuara si "rregulla të detyrueshme të korporatave"), klauzolave standarde kontraktuale të Komisionit Evropian për mbrojtjen e të dhënave personale, certifikatave dhe kodeve të njohura të sjelljes.

Për aq sa është e nevojshme për rezervimin tuaj dhe ofrimin e përpunimin shoqërues të shërbimeve të transportit, transmetimi i të dhënave personale të kërkuara lidhur me këtë drejt vendeve të treta lejohet në përputhje me Nenin 49, pika 1(b) e GDPR-së.

Ju lutemi kontaktoni me zyrtarin tonë për mbrojtjen e të dhënave nëse dëshironi informacion më të hollësishëm mbi këtë temë.

6.    Periudha e ruajtjes dhe fshirja e të dhënave

Periudha e ruajtjes së të dhënave personale që janë mbledhur varet nga qëllimi për të cilin ne i përpunojmë të dhënat. Të dhënat do të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për të arritur qëllimin e synuar. 

Në rast të përpunimit të kryer nga ana jonë, ne e përcaktojmë se për sa kohë do të ruajmë të dhënat. Nëse më poshtë nuk përcaktohet ndonjë periudhë e qartë e ruajtjes, të dhënat tuaja personale do të fshihen ose bllokohen menjëherë kur të mos zbatohet më qëllimi ose baza ligjore për ruajtjen. 

Sidoqoftë, ruajtja mund të vazhdojë përtej kohës së përcaktuar në rast të ndonjë mosmarrëveshje (të mundshme) juridike me ju, ose nëse fillojnë procedura të tjera ligjore, ose nëse ruajtja parashihet me dispozita ligjore, të cilave i nënshtrohemi si kontrollues. Nëse skadon periudha e ruajtjes së paraparë nga dispozitat ligjore, të dhënat personale do të bllokohen ose fshihen përveç nëse kërkohet ruajtje e mëtejshme nga ana jonë dhe nëse ka bazë ligjore për këtë

7.    Vendimmarrja e automatizuar (përfshirë profilizimin)

Ne nuk synojmë të përdorim ndonjë të dhënë personale të mbledhur nga ju për ndonjë proces që përfshin vendimmarrjen e automatizuar (përfshirë profilizimin). Nëse dëshirojmë të zbatojmë këto procedura, ne do t’ju informojmë për këtë veçmas, në përputhje me dispozitat ligjore.

8.    Nuk ka asnjë detyrim për dhënien e të dhënave personale

Në thelb, lidhja e kontratave me ne nuk varet nga dhënia prej jush e të dhënave personale paraprakisht. Në parim, nuk ka asnjë detyrim ligjor ose kontraktual për të na ofruar të dhënat tuaja personale; megjithatë, ne mund t’ju japim oferta të caktuara në një masë të kufizuar, ose aspak, nëse nuk jepni të dhënat e kërkuara për këtë. 

9.    Detyrimi statutor për të transmetuar të dhëna të caktuara

Në rrethana të caktuara, ne mund t’i nënshtrohemi një detyrimi të veçantë statutor ose ligjor për t’u ofruar të dhëna personale palëve të treta, veçanërisht organeve publike.

10.    Siguria e të dhënave

Ne përdorim masa të përshtatshme teknike dhe organizative për ruajtjen e të dhënave tuaja nga manipulimi aksidental ose i qëllimshëm, humbja ose shkatërrimi i pjesshëm ose i plotë, ose kundër aksesit të paautorizuar nga palë të treta, duke pasur parasysh teknologjinë më të fundit, kostot e zbatimit dhe natyrën, fushën, kontekstin dhe qëllimin e përpunimit, si dhe rreziqet ekzistuese të shkeljes së të dhënave (përfshirë probabilitetin dhe ndikimin e një ngjarjeje të tillë) për të dhënat e subjektit. Masat tona të sigurisë po përmirësohen vazhdimisht për të marrë parasysh zhvillimet teknologjike.

Ne do t’ju japim me kënaqësi informacion të mëtejshëm në lidhje me këtë sipas kërkesës. Ju lutemi kontaktoni me zyrtarin tonë për mbrojtjen e të dhënave ose CISO-n (zyrtarin përgjegjës për sigurinë e informacionit) në lidhje me këtë.

Detajet e kontaktit të tij janë:
Flix SE
Friedenheimer Brücke 16
80639 Mynih
Email: it-security@flixbus.com

11.    Të drejtat tuaja

Ju mund të kërkoni të drejtat tuaja si subjekt i të dhënave në lidhje me të dhënat tuaja personale në çdo kohë, në veçanti duke na kontaktuar përmes detajeve të kontaktit të ofruara në Klauzolën 1. Subjektet e të dhënave gëzojnë të drejtat në vijim sipas GDPR-së:

E drejta për informacion
Ju mund të kërkoni informacion në përputhje me Nenin 15 të GDPR-së në lidhje me të dhënat tuaja personale të përpunuara nga ana jonë. Në kërkesën tuaj për informacion, duhet të sqaroni shqetësimin tuaj për ta bërë më të lehtë për ne që të përpilojmë të dhënat e nevojshme. Sipas kërkesës, ne do t’ju japim një kopje të të dhënave që janë objekt i përpunimit. Ju lutemi vini re se e drejta juaj për informacion mund të kufizohet në rrethana të caktuara në përputhje me dispozitat ligjore.

E drejta për korrigjim
Nëse informacioni që lidhet me ju nuk është (më) i saktë, ju mund të kërkoni korrigjimin e tij në përputhje me Nenin 16 të GDPR-së. Nëse të dhënat tuaja nuk janë të plota, ju mund të kërkoni plotësimin e tyre.

E drejta për fshirje
Ju mund të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale në përputhje me parashikimet e Nenit 17 të GDPR-së. E drejta juaj për fshirje varet, ndër të tjera, nga fakti nëse neve ende na nevojiten të dhënat që lidhen me ju për të kryer detyrat tona statutore.

E drejta për kufizimin e përpunimit
Në përputhje me dispozitat e Nenit 18 të GDPR-së, ju keni të drejtë të kërkoni kufizimin e përpunimit të të dhënave që lidhen me ju.

E drejta për transportimin e të dhënave
Në përputhje me dispozitat e Nenit 20 të GDPR-së, ju keni të drejtë të merrni të dhënat që na keni dhënë, në një format të strukturuar, të zakonshëm dhe të lexueshëm nga kompjuteri, ose të kërkoni transmetimin e tyre tek një kontrollues tjetër.

E drejta për të kundërshtuar
Në përputhje me Nenin 21, pika 1 e GDPR-së, ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja në çdo kohë për arsye që lidhen me situatën tuaj të veçantë. Ju mund të kundërshtoni marrjen e reklamave në çdo kohë, me efekt në të ardhmen, në përputhje me Nenin 21, paragrafi 2 i GDPR-së (kundërshtimi për reklama në rastin e marketingut të drejtpërdrejtë).

E drejta për ankim
Nëse mendoni se ne nuk kemi respektuar dispozitat e rregulloreve të mbrojtjes së të dhënave gjatë përpunimit të të dhënave tuaja, ju mund të paraqitni ankesë pranë një autoriteti mbikëqyrës për mbrojtjen e të dhënave në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, siç është autoriteti mbikëqyrës që ka juridiksion mbi ne: 
Bayerisches Landesamt für Datenschutzaufsicht [Zyra shtetërore bavareze për mbikëqyrjen e mbrojtjes së të dhënave], Promenade 18, 91522 Ansbach

E drejta për tërheqjen e pëlqimit
Ju mund të tërhiqni në çdo kohë pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja, me efekt në të ardhmen. Kjo vlen edhe për deklaratat e pëlqimeve që janë lëshuar para hyrjes në fuqi të GDPR-së, d.m.th. para datës 25/05/2018.

12.    Përdorimi i Aplikacionit

Ju mund të rezervoni dhe menaxhoni shërbimet e transportit duke përdorur Aplikacionin. Ne mbledhim, ruajmë dhe përpunojmë të dhëna personale kur instaloni dhe përdorni Aplikacionin.

12.1    Shërbimet përmes Aplikacionit

Për arsye teknike, kërkohet shkëmbim të dhënash midis Aplikacionit dhe sistemit të serverit në mënyrë që të mund t’ju ofrojë Aplikacionin për përdorim dhe që të garantojë qëndrueshmëri dhe siguri të Aplikacionit. Do të mblidhen të dhënat e mëposhtme për këtë qëllim:
Të dhënat e aksesit, të cilat përbëhen nga:

•    Adresa e IP
•    Data dhe ora e kërkesës
•    Diferenca në zonë kohore  me zonën kohore sipas zonës kohore të meridianit Grinuiçit (GMT)
•    Pëlqimi për kërkesën 
•    Statusi i aksesit/Kodi i statusit të HTTP
•    Volumi i të dhënave të transferuara në secilin rast
•    Faqja e internetit nga e cila vjen kërkesa
•    Shfletuesi
•    Sistemi operativ dhe ndërfaqja e tij
•    Gjuha dhe versioni i Aplikacionit
•    Emri i pajisjes tuaj celulare
•    Gjuha, rajoni dhe versioni i pajisjes celulare
•    Identifikuesi i reklamave (opsional)

Ne përdorim shërbime të Teknologjisë dhe Informacionit (TI) përmes kontraktimit për përpunimin e të dhënave për pritjen e Aplikacionit dhe për vlerësime statistikore të të dhënave të aksesit.

Baza ligjore është Neni 6, pika 1(f) e GDPR-së. Interesi ynë i ligjshëm është që të jemi në gjendje t’ju ofrojmë siç duhet faqet e internetit.

12.2    Autorizimet për akses

Aplikacioni kërkon akses në funksione dhe ndërfaqe të ndryshme të pajisjes tuaj celulare. Për të realizuar këtë, ju duhet t’i jepni autorizime të caktuara Aplikacionit. Sistemi i autorizimit varet nga specifikimet e sistemit tuaj operativ. Për shembull, autorizimet individuale mund të kombinohen në kategori autorizimesh në pajisjen tuaj celulare, ku ju mund të shprehni dakortësinë vetëm për kategorinë e autorizimit në përgjithësi. 

Ju lutemi kini parasysh që vetëm një numër i kufizuar funksionesh të Aplikacionit mund të përdoren pa autorizimet e kërkuara nga Aplikacioni.

12.2.1    Autorizimet për akses (të gjitha pajisjet celulare)

Aplikacioni kërkon lidhje me internet në mënyrë që të shkëmbejë të dhëna me sistemin e serverit.
Duhet të aktivizohet marrja e njoftimeve në prapavijë për të ruajtur informacionin rreth rezervimeve të përditësuar.
Nëse jepni autorizimet e duhura për akses, të dhënat e vendndodhjes tuaj do të përpunohen në prapavijë (opsionale) në mënyrë që t’ju ofrojnë informacion thelbësor për udhëtimin (ora e mbërrijtes, opsionet e tranzitit, etj.) në pajisjen tuaj celulare gjatë udhëtimit.

12.2.2    Të dhënat e vendndodhjes (të gjitha pajisjet celulare)

App-i mund t'ju informojë kur po i afroheni destinacionit/stacionit të transferimit. Për ta bërë këtë, app-i duhet të ketë akses në të dhënat e vendndodhjes së pajisjes suaj dhe kjo kërkon pëlqimin tuaj. Mund ta bëni këtë duke i dhënë leje app-it në pajisjen tuaj për të hyrë në vendndodhjen gjeografike të pajisjes tuaj. Mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë në të ardhmen duke hequr lejen që app-i të ketë akses në të dhënat e vendndodhjes së pajisjes tuaj në cilësimet e pajisjes tuaj.

Baza ligjore është Neni 6, paragrafi 1(a) i GDPR-së. Pjesa 25, paragrafi 1 i TTDSG (Telekomunikacion-Telemedien-Datenschutz-Gesetz [Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave të Telekomunikacionit-Telemedia]).

12.2.3    Android

Nëse përdorni pajisje celulare me sistem operativ Android, ju mund të aktivizoni aksesin në kalendar për të shtuar rezervimet në kalendarin tuaj (opsionale).

12.2.4    Apple iOS

Nëse përdorni pajisje celulare me sistem operativ Apple iOS, ju mund të aktivizoni marrjen e njoftimeve (njoftime automatike) (opsionale). 

12.3    Formularët e kontaktit

Kur përdoren formularët e kontaktit, të dhënat e transmetuara në këtë mënyrë përpunohen (p.sh. titulli, mbiemri dhe emri, adresa, kompania, adresa e emailit dhe koha e transmetimit, objekti i kërkesës).

Të dhënat e formularit të kontaktit përpunohen me qëllim përpunimin e kërkesave; në varësi të bazës dhe lëndës së kërkesës suaj, qoftë mbi bazën ligjore të Nenit 6, pika 1(b) e GDPR-së, nëse ka të bëjë me ndonjë kërkesë që lidhet me kontratën, ose mbi bazën ligjore të Nenit 6, pika 1(f) e GDPR-së, ne kemi interes legjitim të përpunojmë kërkesat përmes formularëve të kontaktit.

Ne përdorim ofruesit e shërbimeve të klientit përmes kontraktimit për përpunimin e të dhënave për t’iu përgjigjur kërkesave të bëra përmes formularëve tonë të kontaktit.

Për më tepër, ne i ruajmë të dhënat e formularit të kontaktit, si dhe adresën përkatëse IP në mënyrë që të respektojmë detyrimet tona për të siguruar prova, për të siguruar pajtueshmërinë dhe dokumentimin e detyrimeve ligjore, që të jemi në gjendje të sqarojmë çdo keqpërdorim të mundshëm të të dhënave tuaja personale dhe për të garantuar sigurinë e sistemeve tona. 

Baza ligjore është Neni 6, pika 1(c) ose (f) e GDPR-së.

12.4    Rezervimi, ekzekutimi dhe përpunimi i shërbimeve të transportit

Kur rezervoni bileta për shërbimet e transportit, ne mbledhim, ruajmë dhe përpunojmë kategoritë e mëposhtme të të dhënave personale:

•    Adresën e emailit
•    Emri(at) dhe mbiemrin
•    Adresën e faturimit dhe numrin faksit (opsional)
•    Të dhënat e lidhjes
•    Të dhënat e pagesës/ Metodën e pagesës
•    Datëlindjen 
•    Numrin e telefonit
•    Pëlqimin për kushtet përkatëse 
•    Pëlqimin për marrjen e buletinëve (opsional)
•    Informacionin për rezervimin më parë të ulëses
•    Detajet e bagazheve
•    Gjuhën e pajisjes tuaj celulare 
•    Kanalin e rezervimit (faqe interneti ose Aplikacion)
•    Dhuratën për CO2 (opsionale)

Ju gjithashtu keni mundësinë të jepni një numër telefoni për kontakt në rast të vonesave ose ndryshimeve në itinerarin e udhëtimit tuaj (opsionale).

Këto të dhëna përpunohen për rezervimin, ofrimin dhe përpunimin e shërbimeve të transportit, përfshirë shërbimin ndaj klientit, si dhe për përmbushjen e detyrimeve ligjore. 

Baza ligjore është Neni 6, pika 1(b), (c) e GDPR-së.

Ne gjithashtu përdorim disa prej këtyre të dhënave për rekomandime produktesh, (shihni Klauzolën 12.5), për buletinin informativ, (shihni Klauzolën 12.6) dhe për llogarinë e klientit, (shihni Klauzolën 12.7).

Kur rezervoni bileta për shërbimet e transportit ndërkombëtar, mblidhen edhe kategoritë e mëposhtme të të dhënave personale në varësi të vendit të nisjes dhe mbërritjes:

•    Informacioni mbi gjininë
•    Kombësia
•    Karta e ID, pasaporta, certifikata e lindjes ose numri i identifikimit ID
•    Informacioni në lidhje me masat për parandalimin e pandemisë së COVID-19 (koronavirus) (për më shumë informacion mbi këtë temë, shihni https://www.flixbus.al/politika-e-privatesise-covid-19

Këto të dhëna përpunohen për rezervimin, sigurimin dhe përpunimin e shërbimeve të transportit si dhe për përmbushjen e detyrimeve ligjore sipas legjislacionit kombëtar në vendin e nisjes dhe mbërritjes. 

Ne i kalojmë të dhënat e sipërpërmendura tek transportuesi ose transportuesit përkatës, si dhe organet publike nëse ka një detyrim/autorizim përkatës.

Baza ligjore është Neni 6, pika 1(b) ose (c) e GDPR-së.

Të dhënat e nevojshme të pagesave do t’i transmetohen një ofruesi të shërbimit të pagesave për përpunimin e sigurt të pagesave të filluara nga ju.

Ofruesit tonë të shërbimit të pagesave janë:

Ofruesit e shërbimit të pagesaveOpsionet e pagesave
Adyen N.V.
Simon Carmiggeltstraat 6-50, 1011 DJ, Hollandë
Politika e privatësisë:
https://www.adyen.com/policies-and-disclaimer/privacy-policy

Kartë krediti
Swish
Google Pay
Apple Pay
iDeal
Dotpay
Sofort/Klarna
PayU Bilgi Teknolojileri A.S.
Otakcilar Cad. Nr.: 78, Flat Ofis D-Blok 34050, Eyup - STAMBOLL
Politika e privatësisë:
https://payu.in/privacy-policy
Kartë krediti
Ratepay GmbH, Franklinstraße 28-29, 10587 Berlin, Gjermani
https://www.ratepay.com/legal-payment-dataprivacy/
Kartë debiti
PayPal (Europe) S.à r.l. et Cie, S.C.A.
22-24 Boulevard Royal, 2449 Luksemburg
Politika e privatësisë:
https://www.braintreepayments.com/de/legal/braintree-privacy-policy
PayPal
Satispay Europe S.A.
53 Boulevard Royal, 2449 Luksemburg
Politika e privatësisë:
https://www.satispay.com/en-lu/privacy/privacy-policy/
Satispay

Baza ligjore është Neni 6, pika 1(b) ose (f) e GDPR-së.

12.5    Rekomandim për produktin

Në masën e lejuar, ne mund të përdorim adresën e emailit të marrë në lidhje me rezervimin ose shërbimin e transportit, për t’ju dërguar rregullisht oferta me email për produkte nga gama jonë, të ngjashme me ato që keni blerë tashmë.

Ne përdorim ofrues të jashtëm të shërbimeve ndaj klientit si përpunues për dërgimin e rekomandimeve të produkteve.

Ju do t’i merrni këto rekomandime të produkteve nga ne, pavarësisht nëse jeni abonuar për buletinin informativ apo keni dhënë pëlqimin për komunikime marketingu me email. Ne dëshirojmë t’ju ofrojmë në këtë mënyrë informacion në lidhje me produktet nga gama jonë, të cilat mund t’ju interesojnë, bazuar në blerjet tuaja të fundit me ne.

Baza ligjore është Neni 6, pika 1(f) e GDPR-së; interesi ynë legjitim është t’ju informojmë për gamën e produkteve tona dhe t’ju sugjerojmë produkte të caktuara. 

Ju mund të kundërshtoni përdorimin e adresës suaj të emailit për këtë qëllim, në çdo kohë, duke përdorur lidhjen e anulimit të rekomandimit të produkteve, ose duke dërguar mesazh tek unsubscribe@flixbus.com. 

12.6    Buletini informativ

Nëse regjistroheni gjithashtu për buletinin informativ përmes lidhjes sonë të regjistrimit, ne ju kërkojmë që të jepni pëlqimin për përpunimin e të dhënave tuaja (adresa e emailit, emri dhe mbiemri, vendbanimi) në mënyrë që t’ju dërgojmë rregullisht buletinin tonë informativ me email. 

Si pjesë e abonimit tuaj për buletinin informativ, ne gjithashtu marrim pëlqimin tuaj që të mund ta personalizojmë përmbajtjen e buletinit tonë në përputhje me nevojat dhe interesat tuaja.

Për t’u regjistruar për buletinin tonë informativ, ne përdorim të ashtuquajturën procedurë të zgjedhjes së dyfishtë. Kjo do të thotë që pasi të jeni regjistruar, ne do të dërgojmë një email në adresën e emailit që keni dhënë, ku ju kërkojmë të konfirmoni që dëshironi të merrni buletinin informativ. Nëse nuk e konfirmoni regjistrimin tuaj brenda 24 orësh, informacioni juaj do të bllokohet dhe do të fshihet automatikisht pas një muaji.

Buletini mund të përmbajë të gjitha mallrat, shërbimet, produktet, ofertat dhe promocionet e ofruara nga kontrolluesi (Klauzola 1) dhe/ose nga kompanitë e lidhura me kontrolluesin, ose nga kompanitë partnere. 

Baza ligjore është Neni 6, pika 1(a) e GDPR-së.

Për më tepër, ne ruajmë adresat IP që përdorni dhe kohën e regjistrimit e të konfirmimit. Qëllimi i procedurës është të provojmë se jeni regjistruar dhe, nëse është e nevojshme, të jemi në gjendje të sqarojmë çdo keqpërdorim të mundshëm të të dhënave tuaja personale. Nëse përpunojmë të dhënat tuaja personale për këtë qëllim, kjo bëhet në bazë të interesave tona legjitime për të garantuar përputhshmërinë me kërkesat ligjore dhe dokumentimin e tyre. 

Baza ligjore është Neni 6, pika 1 (f) e GDPR-së; interesi ynë legjitim është të jemi në gjendje të provojmë pëlqimin.

Ju mund të anuloni përdorimin e adresës suaj të emailit, në çdo kohë, duke përdorur lidhjen e anulimit të abonimit për buletinin informativ ose duke dërguar mesazh tek unsubscribe@flixbus.com. Ligjshmëria e aktiviteteve të përpunimit të të dhënave që janë kryer tashmë nuk preket nga anulimi.

Ne përdorim ofrues të jashtëm të shërbimeve të IT-së që veprojnë si përpunues për shpërndarjen e buletinit informativ.

12.7    Cookies dhe teknologji të ngjashme

Aplikacioni përdor cookies dhe teknologji të ngjashme. 

Përveç cookies të palëve të para, të cilat ne i vendosim si kontrollues për përpunimin e të dhënave, përdoren edhe cookies të palëve të treta, të cilat ofrohen nga ofrues të tjerë. 

Si pjesë e menaxhimit të pëlqimit (banderola e pëlqimit), ne ju japim mundësinë të vendosni midis përdorimit të ‘cookies’ dhe përdorimit të teknologjive të krahasueshme. 

Ju mund të gjeni një vështrim të hollësishëm me informacion gjithëpërfshirës rreth shërbimeve që përdoren dhe të aksesoni cilësimet tuaja të pëlqimit, duke përfshirë opsionin e heqjes dorë prej tyre, tek cilësimet e Aplikacionit.

12.8    Parandalimi i mashtrimit

Për të parandaluar rezervimet mashtruese, ne përpunojmë të dhëna të lidhura me porosinë, p.sh. adresën IP, emrin, adresën e postës elektronike.

Kjo është e ligjshme sipas nenit 6 paragrafi 1 (f) e GDPR. Interesi ynë legjitim është të parandalojmë të qenit viktimë e mashtrimit dhe pësimin e humbjeve financiare.

Në raste individuale, mund të merret një vendim për anulimin e rezervimit bazuar në vendimin e automatizuar. Logjika për këtë bazohet në një grup algoritmesh të brendshme që përpunojnë pikat përkatëse të të dhënave dhe na siguron rezultate për përputhjet me modele të ndryshme mashtruese ose krahasojmë pikat e të dhënave me pragjet dhe vlerat tipike të modeleve mashtruese për të zbuluar rezervime mashtruese. Nëse dëshironi të kundërshtoni këtë vendim, të shprehni këndvështrimin tuaj ose të merrni ndërhyrjen e një personi nga pala kontrolluese, ju lutemi kontaktoni data.protection@flixbus.com.

12.9    Shërbimi i klientit

Kur kontaktoni me shërbimin tonë të klientit, ne mbledhim të dhëna personale që na i jepni me iniciativën tuaj. Për shembull, mund ta na e dërgoni këtë informacion me email, telefon ose shkresë. Të dhënat tuaja personale do të përdoren vetëm për t’ju kontaktuar ose për qëllimin për të cilin na i keni dhënë këto të dhëna, p.sh. për përpunimin e kërkesave tuaja, menaxhim teknik ose menaxhim të klientit.

Këto të dhëna (përfshirë informacionin mbi mjetet e komunikimit, të tilla si adresa e emailit, numri i telefonit) jepen mbi bazë vullnetare. Ne i përdorim të dhënat për të përpunuar shqetësimin tuaj, për të përmbushur detyrimet ligjore nëse është e nevojshme dhe për qëllime administrative.

Baza ligjore është Neni 6, pika 1(b), (c) ose (f) e GDPR-së.

Në rastin e një kërkese me telefon, të dhënat tuaja përpunohen gjithashtu nga aplikacione telefonike dhe pjesërisht edhe përmes një sistemi dialogu zanor për të na mbështetur në shpërndarjen dhe përpunimin e kërkesave. 

Për shërbimin tonë të klientit, ne përdorim ofrues të jashtëm të shërbimit të klientit si përpunues.

12.10    Prania në median sociale

Ne jemi të pranishëm në mediat sociale (aktualisht: Facebook, Instagram, LinkedIn dhe Twitter). Për aq sa kemi kontroll mbi përpunimin e të dhënave tuaja, ne sigurojmë që të respektohen rregulloret në fuqi për mbrojtjen e të dhënave. 

Përveç nesh, subjektet më poshtë janë përgjegjës për praninë e kompanisë brenda kuptimit të GDPR-së dhe dispozitave të tjera për mbrojtjen e të dhënave:

Facebook (Facebook Ireland Ltd., 4 Grand Canal Square, Grand Canal Harbour, Dublin 2, Irlandë)
Instagram (Facebook Ireland Ltd., 4 Grand Canal Square, Grand Canal Harbour, Dublin 2, Irlandë)
Twitter (Twitter International Company, One Cumberland Place, Fenian Street, Dublin 2, D02 AX07, Irlandë)
LinkedIn (LinkedIn Ireland Unlimited Company, Gardner House Wilton Place, Dublin 2, Irlandë)

Ne dëshirojmë të theksojmë se të dhënat tuaja mund të përpunohen jashtë Bashkimit Evropian.

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja nga ana jonë është Neni 6, pika 1(f) e GDPR-së. Interesi ynë legjitim është informimi dhe komunikimi me efikasitet.

Më shumë informacion rreth ligjeve për mbrojtjen e të dhënave në lidhje me praninë e korporatës sonë në kanalet e mediave sociale mund të gjendet këtu:
Facebook: https://www.facebook.com/notes/flixbus/facebook-fanpage-datenschutzrichtlinie/2107777085936747/
Instagram: https://www.facebook.com/policy.php
LinkedIn: https://www.linkedin.com/legal/privacy-policy

Data e versionit: 24/11/2023