Zbulo Evropën me biletat tona të lira të autobusit


Rehati në bord

Autobusët tanë janë të pajisur me ndenjëse të mëdha e të rehatshme, tualet, Wi-Fi dhe priza elektrike.
Shërbimet tona në bord

Rrjet i madh autobusësh

Zgjidh nga mbi 3000 destinacione udhëtimesh në 35 vende dhe zbulo Evropën me FlixBus.
Në rrjetin tonë

Udhëto në mënyrë ekologjike

Autobusët tanë janë vërtetuar miqsorë me mjedisin sepse çlirojnë nivel të ulët karboni në çdo kilometër për pasagjer.
Udhëtimi me autobus dhe mjedisi

Mbërri në kohë

Ne do të të çojmë në destinacion rehat dhe në kohë: 9 nga 10 autobusët tanë mbërrijnë në kohë.
Informacioni mbi itinerarin aktual

Hip në bordin e njërit prej autobusëve tanë ekologjikë dhe udhëto nëpër Evropë. Zgjidh itinerarin tënd nga rrjeti ynë i gjerë; me mbi 400 000 linja ditore në mbi 3000 destinacione në 40+ shtete, ti vërtet mund ta eksplorosh Evropën!

Po planifikon një udhëtim me çantë shpine në Evropë? Do të shkosh në një udhëtim të shkurtër të minutës së fundit? Ose me pushime me familjen ose miqtë e tu? Pa problem fare! Ne të çojmë nga A-ja në B me çmime të pakrahasueshme. Me udhëtimet tona me autobus ti mund të zgjedhësh Francën, Holandën, Zvicrën, Gjermaninë, Italinë, Republikën Çeke, Hungarinë ose Kroacinë! Pa përmendur Suedinë, Danimarkën, Luksemburgun, Slloveninë dhe Austrinë – FlixBus të ofron udhëtimin që do kur e kërkon ti!

Të çojmë nga A-ja në B pa stres: falë informacionit në kohë reale për stacionin e autobusit, orareve të përditësuara dhe aktuale të autobusëve, stafit ndihmues dhe shoferëve miqësorë në terren, ti nuk ke pse të shqetësohesh për gjë. Mund të planifikosh udhëtimin tënd me autobus e të hipësh në bord me një ndjenjë të plotë qetësie.

Shërbimet e FlixBus për ty

Synimi ynë është të ofrojmë një shërbim të përshtatshëm, me kosto të ulët dhe direkt me autobus. Nëse ke pyetje gjatë planifikimit të udhëtimit tënd, shiko Pyetjet Që Bëhen Më Shpesh. Nëse të nevojitet ndihmë e mëtejshme, personeli ynë i shërbimit ndaj klientit ka kënaqësinë të të ndihmojë me çdo problem ose pasiguri që mund të kesh!

Bli bileta autobusi online me kosto të ulët, përmes aplikacionit tonë, në dyqanet FlixBus ose direkt nga shoferi i autobusit. Bileta jote është garanci për një ndenjëse të rehatshme në bord. Ushqime të lehta & pije janë gjithashtu në dispozicion nga shoferët tanë së bashku me Wi-Fi falas dhe priza në secilin prej autobusëve tanë! Kështu që mund të lundrosh në internet, të shohësh filma dhe të qëndrosh i lidhur në Internet për të gjithë kohëzgjatjen e udhëtimit.

Kurse me FlixBus! Kurse para me biletat tona tepër të lira të autobusit, kurse kohë me oraret tona të detajuara të autobusëve dhe me autobusët e përpiktë. Ruaj mjedisin, sepse udhëtimi me autobus është mënyra më eko-miqësore e transportit. Pra, nëse do të udhëtosh me FlixBus për në Berlin, Pragë, Milano, Paris apo Frankfurt, do të udhëtosh gjithmonë në mënyrë ekologjike!

Merr oferta ekskluzive, përditësime për konkurse emocionuese dhe njoftimet më të fundit duke u regjistruar në buletinin tonë informativ dhe duke pëlqyer faqen tonë në Facebook. Do të marrësh i pari çdo lajm lidhur me FlixBus.