Bagazhet në një autobus FlixBus

Çdo FlixBus ka plot hapësirë për bagazhet e tua. Për ta bërë udhëtimin sa më të këndshëm e të sigurt të jetë e mundur, ka disa rregullore që duhet t'i mbash parasysh.

Bileta jote me FlixBus përfshin transportimin FALAS të: 

1x Bagazhi dore

Për arsye sigurie, duhet ta vendosësh bagazhin e dorës poshtë sediljes, ose te pjesa mbi kokë lart sediljes.  

Shënim: Merr me vete gjëra me vlerë (dokumente identifikimi, pajisje elektronike etj.) në çantën e dorës.

1x Bagazhi të kontrolluar

Çanta e kontrolluar do të vendoset te ndarja e bagazheve para se të hipësh në autobus. Me këtë të ndihmon pa problem edhe shoferi i autobusit. Ne rekomandojmë etiketimin e çantës me emrin dhe adresën tënde.

Ju rekomandojmë fort që të gjitha bagazheve t'u vini etiketë me emrin tuaj, adresën dhe numrin e telefonit diku ku të shihet qartë. Nëse ju duhet një etiketë bagazhesh, mund ta shkarkoni dhe printoni këtu.


Të ka humbur bagazhi? Plotëso formularin për Sendet e humbura & e të Gjetura

Ke më shumë artikuj?

Sa bagazh shtesë mund të marr me vete?

Lejohet të marrësh 1 bagazh shtesë për pasagjer.

Sa kushton bagazhi shtesë?

Për më shumë informacion, shiko listën e çmimeve.

Si ta prenotoj bagazhin shtesë?

  • Në internet gjatë procesit të prenotimit
  • Në dyqanet tona FlixShop ose te shitësit tanë zyrtarë të biletave
  • Online pas blerjes së përfunduar të biletës përmes "Menaxho prenotimin tim"

Shënim i veçantë

Në autobus ka hapësirë të kufizuar për bagazhe shtesë. Ne rekomandojmë ta prenotosh bagazhin shtesë sa më herët.

Sa bagazh shtesë mund të marr me vete?

Të lejohet të marrësh 1 bagazh të veçantë për pasagjer.

Sa kushton bagazhi i veçantë?

Për më shumë informacion, shiko listën e çmimeve.

Si ta prenotoj bagazhin e veçantë?

  • Në internet gjatë procesit të prenotimit
  • Në dyqanet tona FlixShop ose te shitësit tanë zyrtarë të biletave
  • Në internet pas përfundimit të blerjes së biletës përmes opsionit "Menaxho prenotimin tim"

Shënim i veçantë

Kjo përfshin vegla të mëdha muzikore, bagazhe sportive etj. Meqenëse në autobus ka hapësirë të kufizuar për bagazhe të veçanta, ne rekomandojmë ta prenotosh bagazhin e veçantë sa më herët.

Vegla të vogla

Sa vegla të vogla mund të marr me vete?

Në vend të bagazhit të dorës mund të marrësh 1 instrument të vogël për pasagjer.

Sa kushton?

1 vegël e vogël është falas.

Si ta prenotoj bagazhin shtesë?

Nuk ke nevojë ta prenotosh paraprakisht veglën e vogël.

Veglat e mëdha

Sa instrumente të mëdha mund të marr me vete?

Meqenëse veglat e mëdha konsiderohen si bagazhe veçantë, mund të marrësh 1 vegël të madhe për pasagjer.

Sa kushton?

Tarifa varet nga metoda e prenotimit. Për më shumë informacion, shiko listën e çmimeve.

Si ta prenotoj bagazhin e veçantë?

  • Në internet gjatë procesit të prenotimit
  • Në dyqanet tona FlixShop ose te shitësit tanë zyrtarë të biletave
  • Në internet pas përfundimit të blerjes së biletës përmes opsionit "Menaxho prenotimin tim"

Shënim i veçantë

Ne rekomandojmë ta marrësh veglën në një valixhe të fortë për të shmangur dëmtimet e mundshme. KMeqenëse në autobus ka hapësirë të kufizuar për bagazhe të veçanta, ne rekomandojmë ta prenotosh veglën sa më herët.

Sa karroca fëmijësh mund të marr me vete?

Meqenëse karrocat e fëmijëve konsiderohen si bagazhe të veçanta, mund të marrësh 1 karrocë për pasagjer.

Sa kushton?

Karrocat e fëmijëve transportohen falas.

Si të prenotoj për një karrocë fëmijësh?

Telefono shërbimin e klientit pas prenotimit për të regjistruar karrocën e fëmijëve, të paktën 48 orë para nisjes.

Shënim i veçantë

Karroca e fëmijëve duhet të paloset për t'u transportuar në ndarjen e bagazheve.

Nëse ke kufizime në lëvizshmëri dhe mund të hipësh e të zbresësh vetë ose me ndihmën e një shoqëruesi, mund të udhëtosh me të gjitha linjat FlixBus. Pajisja jote ndihmëse për ecje ose karrige me rrota do të transportohen falas. Karrigia me rrota duhet të paloset, në mënyrë që shoferi ta vendosë atë te ndarja e bagazheve të autobusit. Paraqit njëformular kontakti të paktën 36 orë para nisjes.

Në disa autobusë, ka edhe hapësirë për pasagjerët që të hipin në autobus me karriget e tyre me rrota. Për më shumë informacion, paraqit një kërkesë të paktën 7 ditë para nisjes.

A më lejohet të marr në autobusët FlixBus kafshën time shtëpiake? 

Jo, ne nuk transportojmë kafshë në autobusët tanë, me përjashtim të kafshëve të shërbimit për personat me aftësi të kufizuara.