A është i mundur udhëtimi me autobus neutral ndaj karbonit?

Si funksionon?

Kur të bësh një rezervim në internet në dyqanin e biletave FlixBus, thjesht shënjo kutinë atmosfair “CO2 compensation” pasi ke zgjedhur se cilin udhëtim evropian me autobus dëshiron të bësh. Atëherë shkarkimet e CO2 nga udhëtimi yt llogariten bazuar në kohëzgjatjen dhe distancën e udhëtimit tënd. Pastaj shuma e llogaritur shtohet automatikisht në çmimin e biletës tënde. Kontributi yt mjedisor shkon afërsisht 1-3% të çmimit fillestar të udhëtimit. Donacioni y do të investohet në një projekt të certifikuar për mbrojtjen e mjedisit në përputhje me standardet mjedisore ndërkombëtare.

Udhëto në mënyrë ekologjike! Është më mirë për mjedisin...

Autobusët FlixBus janë shumë herë më efektivë për sa i përket konsumimit të karburantit dhe ato lëshojnë një nivel jashtëzakonisht të ulët gazrash serë. Sigurisht që është vështirë të udhëtosh pa prodhuar fare shkarkime të CO2, madje as në autobusin më eko-miqësor. Për shkak të këtij fakti, falë bashkëpunimit tonë me atmosfair, secilit prej pasagjerëve tanë i ofrojmë mundësinë e mënjanimit të ndikimit klimatik të udhëtimit tënd me FlixBus kur rezervon. Bazuar në parimin e skemës së tregtimit të kuotave të shkarkimit, ti ke opsionin për të bërë një kontribut vullnetar ndaj mjedisit kur rezervon, i cili investohet në një projekt të certifikuar për mbrojtjen e mjedisit dhe mënjanon shumën përkatëse të shkarkimeve të CO2.

Dhe ja si do të përdoren kontributet e tua për mënjanimin e karbonit në 2017

Nëpërmjet kontributit të mbrojtjes së klimës FlixBus, në vitin 2017 ju financoni projektin e atmosferës në Ruandë “Furra me efiçencë energjetike”, e akredituar nga OKB-ja dhe të nderuar me standardin e artë. Këto furra efiçente kontribuojnë që, gjatë gatimit në pjesën rurale të Ruandës, të konsumohen rreth 80% më pak dru në krahasim me vendet e tjera tradicionale të përhapura në vendet e tjera. Në këtë mënyrë projekti ndihmon për të mirëmbajtur pyjet në vend, ndër të tjera për gorillat e fundit të maleve në të gjithë botën, dhe kontribuon në mbrojtjen globale të klimës. Përveç kësaj, projekti mbështet një zhvillim të qëndrueshëm në Ruandë, një vend që, për shkak të statusit të tij social-ekonomik, radhitet ndër vendet më pak të zhvilluara të botës. Projekti jep kontribute të çmueshme për popullsinë në vend, p.sh.:

  • Subvencionimin e çdo furre “Modell Save80” për familjet në vend
  • Cilësi më të lartë jetese nëpërmjet kursimit të kostove dhe të kohës në sigurimin e druve të zjarrit
  • Studimet mjekësore arrijnë funksion të përmirësuar të përdoruesve

Dhe ja si do të përdoren kontributet e tua për mënjanimin e karbonit në 2016

Me kontributin tënd për mbrojtjen e klimës ne do të mbështesim një projekt për energji ere në ishullin Aruba të Karaibeve në vitin 2016. Kjo përfshin financimin e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së turbinave të erës si një burim alternativ dhe i qëndrueshëm energjie. Mulliri i erës në ishull është një projekt i rëndësishëm pionier në përdorimin e energjive rajonale dhe të rinovueshme për të gjithë zonën e Karaibeve. Investimi në energjinë e erës përmirëson sigurinë e furnizimit kombëtar me energji, kontribuon në mbrojtjen globale të klimës dhe promovon zhvillimin e prodhimit të qëndrueshëm të energjisë. Përveç mbrojtjes klimatike, projekti jep kontribute me vlera për popullsinë lokale:

  • Pavarësi më e madhe nga burime të huaja të energjisë duke forcuar furnizimin e vet lokal të rajonit
  • Forcimi i ekonomisë lokale duke krijuar vende të reja pune për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve
  • Promovimi i infrastrukturës rajonale si rezultat i projektit të energjisë së erës
  • Përmirësim i cilësisë së ajrit në rang lokal duke shmangur substancat e dëmshme, që krijoheshin më parë me prodhimin e energjisë nga burimet fosile të energjisë