I. Kushtet e përgjithshme të biznesit

Data: 07.03.2024

1 Fusha e zbatimit

1.1 Aplikohen Kushtet e Përgjithshme të Biznesit dhe Kushtet e Veçanta të Rezervimit për përdorimin e portaleve të internetit të FlixBus (përfshirë aplikacionin celular, të projektuar që t’u mundësojë klientëve vizitimin e këtyre portaleve të internetit) dhe rezervimin e udhëtimeve në FlixBus.

1.2 Ju lutemi vini re se këto Kushte të Përgjithshme të Biznesit dhe Kushtet e Veçanta të Rezervimit nuk zbatohen për çështjet e mëposhtme, të cilat mbulohen nga terma dhe kushte më vete:

a) Në portalet e tij të internetit, FlixBus lejon gjithashtu renditjen dhe rezervimin e shërbimeve të transportit tokësor të palëve të treta, të ofruara nga transportues të palëve të treta, të autorizuara nga FlixBus, për të publikuar dhe shfaqur udhëtime të caktuara në portalet e tij të internetit, për të cilat FlixBus nuk është partneri kontraktues në lidhje me rezervimin e biletave (“Ofertat e Transportuesit të Palëve të Treta”). Këto oferta nuk përbëjnë rezervim të udhëtimeve në FlixBus, pasi në lidhje me këto oferta, FlixBus mundëson vetëm rezervimin e Ofertave të Transportuesit të Palëve të Treta përmes një faqe interneti në adresën booking.flixbus.com ose në formën e një aplikacioni celular, të krijuar për t’ua mundësuar klientëve që të vizitojnë faqen e internetit (së bashku “Platforma e Palëve të Treta”). Zbatueshmëria e një Oferte të Transportuesit të Palëve të Treta do të tregohet gjatë procesit të rezervimit nga një ridrejtim prej portaleve të internetit të FlixBus në Platformën e Palëve të Treta. Aksesi i Klientëve në Platformën e Palëve të Treta dhe termat e kushtet e shërbimeve të ofruara për FlixBus dhe partnerët e tij në lidhje me rezervimin e Ofertave të Transportuesit të Palëve të Treta në Platformën e Palëve të Treta rregullohen nga Termat dhe Kushtet më vete të Platformës së Palëve të Treta.

b) Termat dhe Kushtet në lidhje me transportin e udhëtarëve do të rregullohen nga terma dhe kushte më vete, të cilat varen nga transportuesi i zbatueshëm kontraktual. Transportuesi i zbatueshëm kontraktual (“Transportuesi”) dhe termat dhe kushtet përkatëse të transportit (“Termat dhe Kushtet e Transportuesit”) do të tregohen gjatë procesit të kërkimit dhe rezervimit.

2 Pala kontraktuese

Pala kontraktuese për rezervimin e udhëtimeve (Shitësi i biletave) dhe për përdorimin e portaleve në internet është shoqëria “Flix SE”, Friedenheimer Brücke 16, 80639 München, më poshtë referuar si “Flix”.

3  Përdorimi tregtar i portalit në internet

3.1 Faqet e krahasimit të çmimeve mund të finalizojnë një kontratë me shkrim me “Flix”, ku “Flix” autorizon marrjen, përpunimin dhe publikimin e çmimeve si dhe oraret e “Flix”.

3.2 Ndalohet përdorimi i portaleve në internet të “Flix” për qëllime jo personale ose tregtare. Përdorimi i sistemeve të automatizuara në mënyrë që të nxirren të dhëna nga kjo faqe interneti për përdorim tregtar (“kopjim i të dhënave”) është i ndaluar. “Flix” rezervon të drejtën për të vepruar kundër çdo shkeljeje.

4 Pagesa dhe kuponët

4.1 Metoda të ndryshme të pagesës mund të përdoren për të paguar për biletat, në varësi të formës së rezervimit:

  • Online: PayPal, debitim direkt, kartë krediti (Mastercard/Visa/Amex), SofortÜberweisung (transfertë e menjëhershme), iDeal, Postfinance, Carte Bleue, Dotpay, Google Pay, Apple Pay. Në të gjitha rezervimet, ne ruajmë të drejtën për të përjashtuar lloje të caktuara pagesash dhe për t’u rekomanduar klientëve lloje të tjera pagesash.
  • Në bordin e automjeteve: Para në dorë.
  • Në pikat e shitjes së biletave / agjencitë e udhëtimit: Të gjitha mënyrat e pagesës të ofruara nga agjencia, sidoqoftë mund të paguani gjithmonë me para në dorë. Nëse pika e shitjes është në automjetin e transportit, mënyrat e pagesës mund të kufizohen vetëm në para të gatshme ose kartë krediti.

4.2 Kushtet e veçanta për pagesën me kartë krediti:

4.2.1 Në rastin e pagesës me kartë krediti, llogaria e klientit debitohen kur përfundon rezervimi. Duke kryer një pagesë me kartë krediti, klienti udhëzon institucionin e tij kreditues në kohën e rezervimit, për të njoftuar “Flix” ose njërën prej palëve të treta të autorizuara prej tij, pas një kërkese, për emrin dhe adresën e plota të klientit në rast të kthimit të fondeve, në mënyrë që t’i lejojnë “Flix” të ngrejë pretendimet e tij kundër këtij klienti.

4.2.2 Pasagjerët detyrohen të paguajnë tarifat bankare që rrjedhin në rast të kthimit të fondeve, për sa i përket pagesës me kartë krediti. Përveç kësaj, mund të lindin edhe detyrime për tarifat e anulimit ose ndryshimit të mundshëm të rezervimit. Pasagjerëve do t’u jepet mundësia për të vërtetuar që kthimi i detyrimit ka ndodhur me më pak kosto ose pa asnjë kosto. Në rast të kthimit të fondeve, klientët mund të përjashtohen nga kryerja e pagesave me kartë krediti në mënyrë të përkohshme ose të përhershme.

4.3 Nëse kërkesa e “Flix” për pagesën rezulton pa sukses, pretendimet e tij do t’i kalojnë një ofruesi të jashtëm shërbimesh për trajtim të mëtejshëm. “Flix” mund të kalojë të gjitha të dhënat personale të nevojshme të debitorëve te ky ofrues i jashtëm shërbimesh, për këtë qëllim.

4.4 Kompensimi; e drejta e mbajtjes

4.4.1 Klientët do të kenë të drejtën e kompensimit vetëm në rast kur kundër-pretendimet e tyre janë zgjidhur ligjërisht ose nuk janë kontestuar apo janë pranuar nga ne. Përveç kësaj, ata do të kenë të drejtën e mbajtjes vetëm nëse dhe atëherë kur kundër-pretendimi i tyre bazohet në të njëjtën marrëdhënie kontraktuale.

4.4.2 Në rast se klientët nuk kanë paguar ndonjë detyrim, të gjitha detyrimet ekzistuese nga e njëjta marrëdhënie kontraktuale klasifikohen të prapambetura me efekt të menjëhershëm.

4.5 Tarifat e pagesës

4.5.1 Çmimi total i biletës i specifikuar në dyqanin online përfshin çdo tarifë pagese që ngarkohet nga ofruesit palë e tretë për mënyrën e zgjedhur të pagesës dhe që duhet paguar nga ju, si dhe tatimin mbi vlerën e shtuar, të parashikuar nga ligji.

4.5.2 Për klientët që zgjedhin një mënyrë pagese që i nënshtrohet tarifave, aplikohet një tarifë e pagesës, plus tatimi në shitje (TVSH), që i përgjigjet një përqindjeje të vlerës totale të karrocës së blerjes. Në çdo shtet disponohet të paktën një mënyrë pagese falas dhe e zakonshme.

4.6 Përfitimi i kuponëve:

4.3.1 Për çdo rezervim mund të përfitohet maksimumi një kupon. Kuponët mund të përfitohen vetëm online ose përmes agjencive tona partnere.

Kuponët me vlerë monetare, të ashtuquajturit kuponë me vlerë, mund të llogariten për të gjithë karrocën e blerjes.

Kuponët me zbritje me një vlerë në përqindje ose kuponët për udhëtim falas mund të llogariten vetëm për çmimin e biletës. Shërbimet ndihmëse (p.sh. tarifat e shërbimeve, tarifat shtesë për biçikletat ose bagazhet) nuk mund të përfitohen me llojet e kuponëve të renditur më sipër.

4.6.2 Në fushatat promocionale për kuponë të ndërmarra nga “Flix” në kuadër të aktiviteteve të marketingut, ofrimi dhe përdorimi i kuponëve kufizohen në tre kuponë për person. Nëse një person përfiton më shumë se tre kuponë nga e njëjta fushatë kuponësh, “Flix” mund të anulojë të gjitha rezervimet që kalojnë tre biletat e para. Ky rregull mund të mos zbatohet në kuadër të promocioneve të veçanta.

4.6.3 Kuponët e lëshuar falas në kuadër të aktiviteteve të marketingut ose si një gjest i vullnetit të mirë skadojnë pas përfundimit të procesit të rezervimit të parë.

4.6.4 Përdorimi tregtar dhe, në veçanti, rishitja e kuponëve, është e ndaluar dhe do të sanksionohet nga “Flix” me anë të bllokimit të biletave dhe/ose kërkesave për dëmshpërblimin e dëmeve.

4.6.5 Rimbursimi në para i nje kuponi nuk është i mundur.

4.6.6 Në rast mashtrimi, tentative mashtrimi ose dyshimi për aktivitete të tjera të paligjshme në lidhje me blerjen, përfitimin ose transferimin e një kuponi dhuratë, “Flix” gëzon të drejtën për të mbyllur llogarinë përkatëse të klientit dhe/ose për të kërkuar një mënyrë tjetër pagese dhe/ose për të pezulluar kuponin. Nuk ekziston asnjë e drejtë për të kërkuar aktivizimin ose pagesën e kuponit në fjalë.

4.6.7 Në rast mashtrimi, tentative mashtrimi ose dyshimi për aktivitete të tjera të paligjshme në lidhje me blerjen, përfitimin ose transferimin e një kuponi dhuratë, “Flix” gëzon të drejtën për të anuluar çdo biletë që është paguar plotësisht ose pjesërisht përmes përfitimit të një kuponi të tillë.

4.7 Përftimi i kodeve të kuponëve “Interflix”

4.7.1 Për çdo rezervim mund të përfitohet maksimumi një kod kuponi. Kodet e kuponëve aktivizohen automatikisht brenda 48 orëve dhe mund të përfitohen vetëm online ose nëpërmjet agjencive tona partnere.

4.7.2 Kodet e kuponit janë të vlefshme për tre muaj.

4.7.3 Me të mund të rezervohet vetëm një linjë direkte, përveç udhëtimeve vajtje-ardhje. Vendi i nisjes nuk ka pse të jetë vendi i destinacionit.

4.7.4 Kuponët janë të lidhur me personin në fjalë dhe nuk janë të transferueshëm.

4.7.5 Rezervimet mund të ndryshohen vetëm përmes shërbimit ndaj klientit. Përjashtohet anulimi.

4.7.6 Përdorimi tregtar dhe, në veçanti, rishitja e kodit të kuponëve, është e ndaluar dhe do të sanksionohet nga kompania “Flix” me anë të bllokimit të biletave dhe/ose kërkesave për dëmshpërblimin e dëmeve.

4.7.7 Rimbursimi në para i nje kuponi nuk është i mundur.

4.7.8 Çdo udhëtim që rezervohet nëpërmjet një kuponi kryhet i ndarë e i veçuar nga udhëtimet e tjera.

4.7.9 Pasagjeri ka të drejtë të tërhiqet nga kontrata e shitblerjes brenda 14 ditëve. Njoftimi për dorëheqje duhet të jepet në formën e tekstit.

4.8 Fushatat promocionale të çmimeve

4.8.1 Fushatat promocionale të çmimeve të ndërmarra nga “Flix SE” në kuadër të aktiviteteve të marketingut dhe blerja e biletave me çmim të reduktuar janë të përkufizuara deri në 3 bileta për person. Nëse një person blen më shumë se 3 bileta përmes së njëjtës fushatë promocionale të çmimeve, “Flix SE” mund të anulojë të gjitha rezervimet që kalojnë 3 biletat e para. Ky rregull mund të mos zbatohet në rastin e ofertave të veçanta.

4.8.2 Përdorimi për arsye tregtare dhe, në veçanti, rishitja e biletave, janë të ndaluara dhe do të sanksionohen nga “Flix SE” nëpërmjet bllokimit të biletave dhe/ose ngritjes së pretendimeve për dëmin e shkaktuar.

4.8.3 Në rast mashtrimi, tentative mashtrimi ose dyshimi për aktivitete të tjera të paligjshme në lidhje me blerjen, kthimin ose transferimin e biletave, “Flix SE” gëzon të drejtën për të mbyllur llogarinë përkatëse të klientit dhe/ose për të kërkuar një mënyrë tjetër pagese dhe/ose për të bërë biletat të pavlefshme. “Flix SE” nuk do të shqyrtojë asnjë ankesë lidhur me miratimin ose kthimin e biletës në fjalë.

4.8.4 Në rast mashtrimi, tentative mashtrimi ose dyshimi për aktivitete të tjera të paligjshme në lidhje me blerjen, kthimin ose transferimin e biletave, “Flix SE” gëzon të drejtën që të anulojë çdo biletë të blerë, plotësisht ose pjesërisht, nëpërmjet kthimit të biletës.

4.8.5 Biletat e blera me ofertë, për të cilat vlejnë kushte të tjera pas mbarimit të periudhës së ofertës, duhet të blihen me çmimin e plotë që aplikohet në ditën e udhëtimit/vlefshmërisë së biletës.

5 Anulimi dhe ndryshimi i rezervimit

5.1 Ndryshimi i rezervimit kërkon që më parë të anulohet udhëtimi. Anulimi i udhëtimit mund të bëhet ose përpara nisjes së udhëtimit në përputhje me pikën 5.2 deri në 5.5, ose pas mospërdorimit të biletës, në përputhje me pikën 5.6. Drejtuesit nuk mund të ndryshojnë ose anulojnë rezervimin tuaj.

5.2 Anulimi mund të kryhet vetëm në faqet e internetit të FlixBus ose nga agjencitë partnere dhe pikat e shitjes së biletave të kompanive Flix deri në 15 minuta para orarit të planifikuar të nisjes. Udhëtimi vajtje-ardhje konsiderohet si një rezervim.

5.3 Në rastin e anulimit do të lëshohet një kupon anulimi specifik. Ky kupon anulimi është i vlefshëm për 12 muaj nga data e lëshimit dhe i jep të drejtën pasagjerit të kryejë një rezervim të ri brenda kësaj periudhe në vlerën e kuponit. Nëse çmimi i rezervimit të ri ka një vlerë më të lartë sesa vlera e kuponit, atëherë duhet të paguhet diferenca e çmimit. Nëse çmimi i rezervimit të ri është më i ulët, diferenca do të mbetet në kuponin e anulimit dhe mund të përdoret për një rezervim tjetër. Në rastet e ofertave promocionale që janë të vlefshme vetëm për një periudhë të kufizuar kohore mund të ketë shmangie nga këto dispozita. Rregullimi më i detajuar i këtyre rasteve parashikohet në kushtet e veçanta për promocionet që gjenden në portalet në internet.

5.4 Për çdo proces anulimi aplikohet një tarifë anulimi për çdo udhëtim të anuluar dhe për çdo pasagjer. Kuponi i anulimit lëshohet në vlerën e çmimit të biletës dhe duke zbritur kostot për procesin e anulimit. Në rastin e ndryshimit të emrit të pasagjerit duhet paguar diferenca e çmimit nëse ka rritje të çmimit të biletës nga momenti i blerjes së saj deri në momentin e ndryshimit të emrit. Ndërrimi i numrit të telefonit është falas.

5.5 Nëse përdoret një kupon anulimi për një rezervim, të njëjtat terma dhe kushte për anulimet vlejnë edhe për udhëtimin e ri.

5.6 Nëse një biletë, për të cilën kompanitë “Flix” janë transportues, nuk përdoret për udhëtimin, atëherë çmimi do të rimbursohet kundrejt paraqitjes së biletës, duke zbritur tarifën e përpunimit për çdo udhëtim dhe pasagjer, përveç nëse pasagjeri mund të vërtetojë se është shkaktuar dëm ose dëme për një shumë më të vogël. Barra e provës për mospërdorimin e biletës i takon pasagjerit. Bileta gjenerohet për çdo person dhe udhëtim. Linjat me transite (ndërlidhjet) konsiderohen si një udhëtim. Kërkesa mund të bëhet në mënyrë joformale. Kërkesa mund të bëhet në mënyrë joformale brenda 3 muajve. Ajo duhet t’i dërgohet kompanisë Flix ose FlixBus DACH, në adresën postare Flix SE, Friedenheimer Brücke 16, 80639 Munich ose FlixBus DACH GmbH, Warschauer Platz 11-13, 10245 Berlin. Tarifa e përpunimit do të zvogëlohet në shumën prej 2 € (ose shuma që përkon me monedhën përkatëse) për pasagjer dhe udhëtim, duke shtuar çdo tarifë të mundshme të transfertave bankare, nëse transportuesi është Flix SE ose FlixBus DACH GmbH dhe nëse kërkesa bëhet menjëherë, maksimumi brenda një jave pas skadimit të biletës. Prandaj, shuma e tarifës së përpunimit bazohet në vonesën pas nisjes kur bëhet kërkesa për rimbursim. 5.6 nuk zbatohet për biletat e lëshuara nga FlixTrain GmbH. 

5.7 Asnjëra nga kostot e lartpërmendura të përpunimit, tarifat e anulimit dhe tarifa e mundshme e transfertave nuk do të zbatohen, nëse rimbursimi kërkohet për arsye brenda përgjegjësisë së “Flix SE” ose FlixCompanies. Kreditimi i çmimit të biletës, minus ndonjë tarifë përpunimi ose çdo tarifë të mundshme transferte bëhet vetëm në llogarinë e specifikuar nga klienti kur ka bërë porosinë, ose në llogarinë e tij të kartës së kreditit nëse ka paguar me kartë krediti.

5.8 Nuk ka devijime të politikave të anulimit në cilindo Term dhe Kusht të Transportuesit.

6 Tarifa e shërbimit

[nuk zbatohet]

7 Vendi i juridiksionit

Juridiksioni për shitësit e përgjithshëm, personat juridikë dhe fizikë, të cilët nuk kanë juridiksion të përgjithshëm në Gjermani, si dhe për personat fizikë që kanë transferuar jashtë shtetit vendin e tyre të vendbanimit ose banesën e përhershme pas përfundimit të një kontrate transporti, dhe vendbanimi apo banesa e përhershme e të cilëve nuk dihet në momentin e depozitimit të një padie, është Mynihu.

8 Pavlefshmëria e pjesshme e dispozitave të veçanta

Nëse dispozitat individuale brenda këtyre Kushteve të Përgjithshme të Biznesit dhe Kushteve të Veçanta të Rezervimit duhet të bëhen ose bëhen tërësisht ose pjesërisht joefektive ose të pavlefshme, kjo, në parim, nuk do të kompromentojë efikasitetin e kontratës si të tërë.
 

II Dispozitat sipas shteteve që parashikojnë shmangie nga këto rregulla

1.  Suedia

  • lidhur me 4.1: Në Suedi, në bordin e mjetit pranohen pagesat vetëm me kartë krediti (MasterCard, Visa, American Express, Maestro, Visa Electron, V Pay, JCB, Diners Club, China Union Pay). Përveç kësaj, në Suedi bileta mund të blihet te shoferi i autobusit me sistemet e pagesave me celular, të cilat bazohen te NFC. (p.sh. Swish, Mobile Pay, Apple Pay, Android Pay).

2.  Poloni

  • lidhur me 4.1: Vetëm pagesat me kartë (Visa, V Pay, MasterCard, Maestro JCB, PolCard, PolCard BIS, Diners Club, American Express) pranohen për automjetet dhe sistemi BLIK për udhëtimet e kryera nga FlixBus Polska sp. z o.o.
  • lidhur me 4.4.1, 4.4.2, 5.6: Këto dispozita nuk zbatohen për linjat e udhëtimeve që realizohen nga “FlixBus Polska sp. z.o.o.”
  • lidhur me 5.1: Anulimi nuk mund të bëhet duke mos përdorur biletën dhe as nuk ka rimbursim për mospërdorim të biletës për linjat e udhëtimit të operuara nga FlixBus Polska sp. z o.o. ose të cilitdo Transportues me zyrë të regjistruar në Poloni.
  • lidhur me 5.4: Nuk ka tarifë anulimi për linjat e udhëtimit të operuara nga FlixBus Polska sp. z o.o. ose cilitdo Transportues me zyrë të regjistruar në Poloni.
  • lidhur me 6: Për pagesat në zlotin polak, tarifa e shërbimit është 2,99 PLN.

3. Republika e Çekisë

  • lidhur me 5.4: Tarifa e anullimit nuk aplikohet për tarifat e paguara në krona çeke.
  • lidhur me 7: Ndërgjyqësitë e mundshme midis FlixBus CZ s.r.o dhe një pasagjeri do të zgjidhen me gjyq në Republikën e Çekisë.

4. Mbretëria e Bashkuar

  • lidhur me 5.6: Nuk ka rimbursim të biletës pas skadimit të biletës për linjat e udhëtimit të operuara nga FlixBus UK Limited ose ndonjë Transportues me zyrë të regjistruar në MB.

5. Francë

  • lidhur me 5.6: Rimbursimi i biletës pas skadimit të biletës nuk zbatohet për linjat e udhëtimit brenda Francës që realizohen nga FlixBus France SARL ose ndonjë Transportues me zyrë të regjistruar në Francë.

6. Portugali

  • lidhur me 5.6: Rimbursimi i biletës pas skadimit të biletës nuk zbatohet për linjat e udhëtimit brenda Portugalisë që realizohen nga FlixBus Portugal Unipessoal LDA ose ndonjë Transportues me zyrë të regjistruar në Portugali.

7. Ukrainë

  • lidhur me 4.5.1: Çmimi total i biletës i deklaruar në dyqanin online përfshin çdo tarifë pagese që ngarkohet nga ofruesit e palëve të treta (nga ana e FlixBus) për mënyrën e pagesës të zgjedhur nga ju dhe që duhet të paguhet nga ju, si dhe tatimin ligjor të shitjes.
    Pavarësisht se përshkruhet ndryshe këtu, çmimi total i deklaruar në dyqanin online për t’u paguar nga klienti nuk mund të përfshijë tarifa të bankës dhe/ose institucionit financiar të klientit, të cilat mund të ngarkohen në mënyrë shtesë sipas politikave ose ligjeve përkatëse që lidhen me këtë bankë/institucion financiar pa ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e FlixBus, të shkaktuar nga, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, konvertimin e dyfishtë të aplikuar nga banka/institucioni financiar përkatës i klientit. Kështu, Palët bien dakord dhe konfirmojnë se çmimi total që do të paguhet nga klienti mund të tarifohet shtesë dhe FlixBus nuk ka lidhje dhe nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë tarifë të tillë shtesë.

8. Danimarkë

  • lidhur me 4.1: Shitjet në bord nuk janë të disponueshme në Danimarkë.