§§ geoTextTitle §§

§§ geoLinkText §§

Kushtet e Përgjithshme të Biznesit të Transportit

Data: 01.03.2018

1 Fusha e zbatimit

Kushtet e Përgjithshme të Biznesit të Transportit zbatohen për rezervimin e udhëtimeve dhe transportin e pasagjerëve brenda rrjetit të autobusëve që operohet nga "FlixBus". Automjetet shërbejnë për qëllimin e transportit të pasagjerëve.

2 Pala kontraktuese

2.1 Pala kontraktuese për rezervimet e udhëtimit

Pala kontraktuese për rezervimet e udhëtimit (shitës biletash) dhe për përdorimin e portaleve online është FlixMobility GmbH, Birketweg 33, 80639 Mynih, më poshtë referuar si FlixMobility.

2.2 Pala kontraktuese për transportin e pasagjerëve me autobus

Pala kontraktuese për kontratën përkatëse të transportit është transportuesi i specifikuar gjatë procesit të rezervimit. Transportuesit janë zotëruesit e koncesioneve të itinerareve përkatëse. Ndaj palët kontraktuese për transportin e pasagjerëve janë ose kompanitë Flix (2.2.1) ose partnerë bashkëpunimi (2.2.2).

Nuk mund të ngrihet asnjë pretendim për transportin në autobusë specifikë që i përkasin transportuesit. Transporti i drejtpërdrejtë do të bëhet përmes një kompanie partnere të autorizuar nga njëri prej transportuesve.

2.2.1 Kompanitë Flix janë si vijon:

  • FlixBus B.V.
  • FlixBus CEE South d.o.o.
  • FlixBus CZ
  • FlixBus DACH GmbH
  • FlixBus Danmark ApS
  • FlixBus France SARL
  • FlixBus Hungary Kft.
  • FlixBus Inc.
  • FlixBus Italia S.r.l.
  • FlixBus North GmbH CEE
  • FlixBus Polska Sp. z.o.o.
  • FlixBus RO SRL
  • FlixBus RS d.o.o.
  • FlixBus Sverige AB
  • FlixMobility GmbH
  • Rodbillet ApS

Në rast se transportuesit janë kompanitë Flix, kushtet e mëposhtme zbatohen edhe për to.

2.2.2 Partnerët e bashkëpunimit janë si vijon:

Në rast se transportuesit janë partnerë bashkëpunimi, zbatohen edhe kushtet vijuese për to. Këto dokumente mund të shihen në faqet e internetit të partnerëve të sipërpërmendur të bashkëpunimit. Sjellim në vëmendjen tuaj se ato janë të disponueshme vetëm në anglisht.

Partnerët e bashkëpunimit nuk kryejnë transport pasagjerësh duke përdorur markën FlixBus, përveç linjës 96 Vjenë - Graz dhe linjës X96 Aeroport i Vjenës - Graz, të cilat operohen nga Dr. Richard Linien & Co KG.

2.3 Pala kontraktuese për transportin e pasagjerëve me tren

Pala kontraktuese për kontratën përkatëse të transportit është transportuesi i specifikuar gjatë procesit të rezervimit.

3 E drejta për transport

3.1 E drejta për transport ekziston në rast se është lidhur një kontratë transporti dhe përsa kohë që ekziston një detyrim për transport në përputhje me dispozitat e ligjit për transportin e njerëzve (Personenbeförderungsgesetz, PBefG) dhe ato që rregullojnë rendin ligjor lidhur me kushtet e përgjithshme të transportit për transportin me tramvaj dhe autobus dhe shërbimet e planifikuara me automjete motorike (VO-ABB). Për udhëtimet e kryera me FlixBus Polska sp. z o.o. dhe transportuesit e tjerë polakë, e drejta për transportin do të ekzistojë nëse nënshkruhet kontratë për transportin dhe për sa kohë që ekziston një detyrim për transportin në përputhje me dispozitat e Kodit Civil të Polonisë dhe legjislacionit polak për transportin. Klauzola 3.1 nuk zbatohet në këtë fushë.

3.2 Konfirmimi i rezervimit (shiko pikën 5.1) i jep të drejtën pasagjerit të udhëtojë nga pika e nisjes deri në destinacionin e specifikuar në biletë. Hipja me vonesë ose zbritja e më herët nuk lejohet për shkak të rregullave ligjore.

3.3 Në rast të rezervimeve kur je në bordin e një automjeti, detyrimi për transport ekziston vetëm në rast se ka vende të lira gjatë gjithë udhëtimit.

3.4 Në rast të ndalesave me kërkesë, detyrimi për transport ekziston vetëm në rast se është rezervuar udhëtimi nga ky ose për në këtë stacion brenda afatit përkatës të rezervimit paraprak. Ndalesat me kërkesë shënohen si të tilla në oraret përkatëse. Afatet përkatëse të rezervimit paraprak përcaktohen në oraret përkatëse.

4 Përdorimi tregtar i portalit në internet

4.1 Faqet e krahasimit të çmimeve mund të lidhin një marrëveshje me shkrim me FlixMobility, ku FlixMobility autorizon marrjen, përpunimin dhe publikimin e çmimeve si dhe oraret e FlixMobility.

4.2 Ndalohet përdorimi i portaleve në internet të FlixMobility për qëllime jo personale ose tregtare. Përdorimi i sistemeve të automatizuara në mënyrë që të nxirren të dhëna nga kjo faqe interneti për përdorim tregtar ("kopjim i të dhënave") është i ndaluar. FlixMobility ruan të drejtën për të vepruar kundër çdo shkeljeje.

5 Biletat, tarifat e transportit

5.1 Tarifat e përcaktuara të transportit duhet të paguhen në këmbim të transportit. FlixMobility përdor bileta për këtë qëllim. Konfirmimi i rezervimit, qoftë i printuar apo i shfaqur në formë elektronike (skedar PDF), dhe një identifikim i vlefshëm zyrtar me foto konsiderohet se përbën një biletë. Nëse një rezervim kryhet në bordin e automjetit, fatura me shkrim ose e printuar vlen edhe si faturë blerjeje, edhe si konfirmim rezervimi. Bileta gjenerohet për çdo pasagjer dhe udhëtim. Linjat dhe transitet (ndërlidhjet) trajtohen si një udhëtim. Gjatë procesit të rezervimit duhet të jepet emri dhe mbiemri i pasagjerit dhe, sipas rastit, edhe datëlindja. Emri i pasagjerit përputhet me listën e rezervimit, e cila shfaqet në celularin e drejtuesit ose stafit të stacionit të autobusit bazuar në situatën aktuale të rezervimit në mënyrë që të përcaktohet nëse ekziston pretendimi për transport. Është e preferueshme që ky proces të shoqërohet me skanimin e biletës. Biletat e blera për udhëtimet e operuara nga FlixBus Polska sp. z o.o., dhe transportuesit e tjerë polakë, do të trajtohen si fatura brenda kuptimit të legjislacionit polak për taksën e TVSH-së.

5.2 Pasagjeri mban përgjegjësi për kryerjen e rezervimit para nisjes. Aksesi në vendin e bagazheve të pasagjerit në automjet lejohet vetëm nëse paraqitet konfirmimi i një rezervimi të vlefshëm.

5.2.1 Udhëtimet mund të rezervohen në internet në portalet në internet, përmes aplikacioneve të telefonave inteligjentë të FlixMobility, përmes telefonit, tek agjencitë e partnerëve, në bordin e automjeteve (me çmime të rregullta) dhe tek personeli i stacioneve të autobusit. Rezervimi në bordin e automjeteve është i mundur vetëm në rastet kur ka vende të lira për të gjithë udhëtimin. Ndaj, rekomandohet blerja paraprake (në internet, përmes një aplikacioni ose agjencie). Asnjë nga biletat e udhëtimeve me FlixBus Polska sp. z o.o., dhe transportuesit e tjerë polakë nuk mund të shiten pasi keni hipur në automjet.

5.2.2 Konfirmimi irezervimit (hollësitë e porosisë) ruhet, mund të tërhiqet përmes faqes kryesore dhe mund t’i dërgohet edhe pasagjerit përmes emailit sipas kërkesës.

5.2.3 Çdo pasagjer që ka një biletë të vlefshme ka të drejtën të ketë një ndenjëse. Udhëtarëve me fëmijë dhe personave me lëvizshmëri të kufizuar u jepet prioritet në rast të zgjedhjes së vendit të uljes.

5.3 Blerja e biletës në internet:

5.3.1 Prezantimi i produkteve në dyqanin në internet, i aksesueshëm përmes internetit dhe aplikacionit në telefonin inteligjent, nuk përbën një ofertë ligjërisht të detyrueshme, por një katalog jo të detyrueshëm në internet, i cili i nxit pasagjerët e mundshëm të parashtrojnë oferta. Duke klikuar butonin "Rezervo" / "Paguaj”, vendoset një porosi detyruese në karrocën e pazarit. Bileta gjenerohet për çdo pasagjer dhe udhëtim. Linjat dhe transitet (ndërlidhjet) trajtohen si një udhëtim. Menjëherë pas marrjes së porosisë jepet konfirmimi i marrjes, përmes emailit automatik të konfirmimit. Kontrata për transport nuk do të konsiderohet e përfunduar derisa FlixMobility të ketë pranuar porosinë duke lëshuar një konfirmim të pranimit. Ky konfirmim i pranimit mund të jepet përmes emailit automatik të konfirmimit ose në mënyrë të posaçme në një fazë të mëvonshme.

5.3.2 Teknologjia aktuale nënkupton se komunikimi i të dhënave përmes internetit nuk mund të garantohet në një mënyrë të aksesueshme pa gabime dhe/ose të përhershme. Zhvillimi dhe operimi i programeve kompjuterike (softuer) dhe sistemeve të përpunimit të të dhënave (harduer) nuk është i mundur në një mënyrë krejtësisht të përsosur, dhe përjashton të gjithë faktorët e paparashikuar, që mund të ndodhin lidhur me mediumin 'internet'. Si rezultat, FlixMobility nuk do të marrë asnjë garanci për disponueshmërinë konstante, të pandërprerë të faqes dhe sistemeve teknike. Në veçanti, karakteristikat teknike të internetit nënkuptojnë se disponueshmëria konstante të mundësive të rezervimit në internet nuk mund të garantohet. Nuk do të ketë të drejta për kursime apo çmime me zbritje në rast se, për shkak të problemeve teknike, sistemi bëhet sërish i disponueshëm në një fazë të mëvonshme në kohë (p.sh. periudha e paraprake e shitjes).

5.3.3 Duhet të theksohet se dispozitat ligjore lidhur me të drejtat e anulimit, në rastin e kontratave në distancë, nuk zbatohen për sa u përket kontratave të transportit të lidhura në internet me anë të shitjes në distancë, dhe në rastin e të cilave operatori merr përsipër, pas lidhjes së kontratës, të kryejë shërbimin në një kohë specifike ose brenda një periudhe të përcaktuar kohore. Kjo është në kontrast me biznesin e porosive postare online. Megjithatë, kushtet tona lidhur me anulimet do të mbeten të pandikuara nga sa më sipër.

5.4 Pikat e shitjes të operuara nga stafi

Të gjitha agjencitë e shitjeve, pikëshitjet e biletave dhe departamenti i shërbimit ndaj klientit të kompanive Flix mund të bëjnë rezervimin ose të anulojnë një tarifë të agjencisë.

5.5 Tarifat e transportit:

5.5.1 Nuk do të ketë të drejta për të rezervuar të gjitha kategoritë apo kuotat e çmimeve lidhur me çdo lloj forme rezervimi. Kursimet dhe çmimet e promovimit në veçanti janë vetëm pjesërisht të rezervueshme online.

5.5.2 Tarifa e transportit lidhet vetëm me transportin e personave dhe ofrimi i shërbimeve të tjera, si p.sh. prenotimi i vendeve të uljes dhe transporti i biçikletave, bagazhit shtesë ose bagazhit të veçantë, shtohet si zë më vete në faturë.

5.5.3 Kushte specifike papraprake të rezervimit zbatohen për tarifat e reduktuara. Publikimi i kushteve të biletës në lidhje me itineraret individuale do të jetë vendimtar në këtë drejtim.

5.5.4 Për udhëtime brenda Danimarkës studentët, fëmijët dhe të moshuarit mund të përfitojnë çmime më të lira se çmimet e zakonshme. Mbaj parasysh se nëse zgjedh të rezervosh dhe udhëtosh me këtë çmim të ulët, drejtuesi i autobusit do të kërkojë të paraqesësh një dokument të vlefshëm identifikimi kur të hipësh në bord. Mbaj parasysh se biletat e porositura në kategoritë e fëmijëve, studentëve dhe të moshuarve janë të vlefshme vetëm me paraqitjen e dokumentit të nevojshëm të identifikimit. Nëse dokumenti i nevojshëm i identifikimit nuk mund t'i paraqitet drejtuesit, bileta jote me ulje çmimi nuk është e vlefshme, dhe për të hipur në autobus do të kërkohet një biletë e re e rregullt.
Ushtarët danezë në shërbimin e detyrueshëm ushtarak mund të udhëtojnë falas duke paraqitur dokumentacionin e duhur dhe dokumentin e identifikimit për këtë shërbim. Rezervimi i një vendi është i nevojshëm, dhe duhet bërë duke shkruar në sherbimi@flixbus.al.

5.5.5 Për udhëtimet brenda Polonisë bëhen zbritje të ligjshme për personat përfitues bazuar në aktin polak mbi të drejtën e tarifës së reduktuar për ngarkesën në transportin publik ose dispozita të tjera. Tarifa, në këtë rast, llogaritet mbi bazën e zbritjes së ligjshme dhe çmimit të përcaktuar në listën e tarifave, të vlefshme për udhëtimin në fjalë. Pasagjeri ka për detyrim të tregojë një dokument të vlefshëm, i cili konfirmon të drejtën e përfitimit të zbritjes së çmimit, para se të hypë në autobus. Informacioni rreth koncesioneve të ligjshme dhe dokumenteve të vlefshme për konfirmimin e pranueshmërisë, mund të gjendet këtu: https://www.flixbus.al/kompania/cmimet/zbritjet

6  Pagesa dhe kuponët

6.1 Metodatë ndryshme të pagesës mund të përdoren për të paguar për biletat, në varësi të formës së rezervimit:

  • Online: PayPal, debitim direkt, kartë krediti (Mastercard/Visa/Amex), SofortÜberweisung (transfertë e menjëhershme), iDeal, Postfinance, Carte Bleue, Dotpay. Gjatë të gjitha rezervimeve, ne ruajmë të drejtën për të përjashtuar lloje të caktuara pagesash dhe t’iu rerekomaduar klientëve lloje të tjera pagesash.
  • Në bordin e automjeteve: Para në dorë; Në Suedi, në bordin e mjetit pranohen pagesat vetëm me kartë krediti (MasterCard, Visa, American Express, Maestro, Visa Electron, V Pay, JCB, Diners Club, China Union Pay). Përveç kësaj, në Suedi bileta mund të blihet te shoferi i autobusit me sistemet e pagesave me celular, të cilat bazohen te NFC (p.sh. Swish, Mobile Pay, Apple Pay, Android Pay).
  • Pikat e shitjes së biletave/agjencitë e udhëtimit: Të gjitha agjencitë tona ofrojnë një shumëllojshmëri mënyrash pagese, sidoqoftë mund të paguani gjithmonë me para në dorë.
  • Me telefon: Kartë krediti (Mastercard/Visa/Amex), debi direkte për klientët me vendbanim në Gjermani.
6.2 Blerjet me kartë krediti

6.2.1 Në rast të blerjeve me kartë krediti, llogaritë e klientit tarifohen kur përfundon rezervimi. Duke kryer një pagesë me kartë krediti, klientët udhëzojnë institucionet e tyre kredituese në kohën e rezervimit, për të njoftuar FlixMobility ose njërën prej palëve të treta të autorizuara, për emrat dhe adresat e plota të klientëve në rast të kthimit të fondeve, në mënyrë që të lejojnë FlixMobility të ngrejë pretendimet e saj përkundrejt tyre.

6.2.2 Pasagjerët detyrohen të paguajnë tarifat bankare që rrjedhin në rast të kthimit të fondeve, për sa i përket pagesës me kartë krediti. Mund të shkaktohen edhe detyrime për tarifa anulimi dhe tarifa shtesë për ndryshim të rezervimit. Pasagjerëve do t’iu jepet mundësia për të vërtetuar që kthimi i detyrimit ka ndodhur me më pak kosto ose pa asnjë kosto. Në rast të kthimit të fondeve, klientët mund të përjashtohen nga kryerja e pagesave me kartë krediti në mënyrë të përkohshme ose të përhershme.

6.2.3 Në prag të një procesi të pasuksesshëm mbledhjeje nga ana e FlixMobility, pretendimet do t’i kalojnë një ofruesi të jashtëm shërbimesh për përpunim të mëtejshëm. FlixMobility mund të kalojë të gjitha të dhënat personale të debitorëve te ky ofrues i jashtëm shërbimesh, për këtë qëllim.

6.3 Mënjanimi; e drejta e mbajtjes

6.3.1 Klientët do të kenë të drejtën e mënjanimit vetëm në rast kur kundër-pretendimet e tyre janë zgjidhur ligjërisht ose janë të pakontestueshme apo të pranuara nga ne. Për më tepër, ata do të kenë vetëm të drejtën e mbajtjes, nëse dhe në masën që kundër-pretendimi i tyre bazohet në të njëjtën marrëdhënie kontraktuale.

6.3.2 Në rast se klientët nuk kanë paguar ndonjë detyrim, të gjitha pretendimet ekzistuese nga e njëjta marrëdhënie kontraktuale klasifikohen të prapambetura me efekt të menjëhershëm.

6.3.3 Klauzolat 6.3.1 dhe 6.3.2 nuk zbatohen për udhëtimet e kryera nga FlixBus Polska sp. z o.o. dhe transportuesit e tjerë polakë.

6.4 Tarifat e pagesës

6.4.1 Çmimi total i biletës i specifikuar në dyqanin online përfshin çdo tarifë pagese të cilat faturohen nga ofruesit e palëve të treta për mënyrën e pagesës të zgjedhur dhe që është paguar nga ty, si dhe taksa mbi vlerën e shtuar e parashikuar nga ligji.

6.4.2 Për klientë që zgjedhin një metodë pagese që i nënshtrohet tarifave, aplikohet një tarifë prej 2.1% (plus TVSH) të vlerës totale të karrocës së blerjes. Në çdo shtet disponohet të paktën një mënyrë pagese falas dhe e zakonshme.

6.5 Fushatat e çmimeve

6.5.1 Fushatat e çmimeve të ndërmarra nga FlixMobility GmbH brenda fushës së aktiviteteve të marketingut dhe blerja e biletave me çmim të reduktuar janë të përkufizuara deri në 3 bileta për person.  Nëse një person blen më shumë se 3 bileta përmes së njëjtës fushatë të çmimit, FlixMobility GmbH mund të anulojë të gjitha rezervimet përtej 3 biletave të para.  Ky rregull mund të variojë brenda fushës së promocioneve të veçanta.

6.5.2 Përdorimi për arsye tregtare dhe, në veçanti, rishitja e biletave, janë të ndaluara dhe do të sanksionohen nga FlixMobility GmbH nëpërmjet bllokimit të biletave dhe/ose ngritjes së pretendimeve për dëmin e shkaktuar.

6.5.3 Në rast mashtrimi, përpjekjeve për mashtrim ose dyshimeve për aktivitete të tjera të paligjshme që lidhen me blerjen, shlyerjen ose transferimin e biletave, FlixMobility GmbH gëzon të drejtën që të mbyllë llogarinë korresponduese të klientit dhe/ose të kërkojë një metodë tjetër dhe/ose të pezullojë biletat.  FlixMobility GmbH nuk do të shqyrtojë asnjë ankesë lidhur me miratimin ose shlyerjen e biletës në fjalë.

6.5.4 Në rast mashtrimi, përpjekjeve për mashtrim ose dyshimeve për aktivitete të tjera të paligjshme që lidhen me blerjen, shlyerjen ose transferimin e biletave, FlixMobility GmbH gëzon të drejtën që të anulojë çdo biletë të blerë, plotësisht ose pjesërisht, nëpërmjet shlyerjes së biletës.

6.5.5 Biletat e blera me ofertë, çmimet e të cilave ndryshojnë pas mbarimit të ofertës, duhet të blihen me çmimin e plotë që aplikohet në ditën e udhëtimit/biletës. 

6.6 Përftimi i kuponëve:

6.6.1 Për çdo rezervim mund të përftohet 1 kupon. Kuponët mund të përftohen vetëm online ose përmes agjencive tona partnere. 

Kuponët me vlerë monetare, të ashtuquajturit kuponë, mund të përftohen për të gjithë karrocën e blerjes.

Kuponët me zbritje me një vlerë në përqindje ose kuponët për udhëtim falas mund të përftohen vetëm për çmimin e biletës. Shërbimet ndihmëse (p.sh. tarifat e shërbimeve, detyrimet shtesë për biçikletat ose bagazhet) nuk mund të zbriten me llojet e kuponëve të renditur më sipër.

6.6.2 Fushatat për kuponë të ndërmarra nga FlixMobility në kuadër të aktiviteteve të marketingut dhe përdorimit të kuponëve kufizohen në 3 kuponë për person. Nëse një person përfton më shumë se 3 kuponë nga e njëjta fushatë kuponësh, FlixMobility mund të anulojë të gjitha rezervimet, që kalojnë 3 biletat e para. Ky rregull mund të mos zbatohet në kuadër të promocioneve të veçanta.

6.6.3 Kuponët e lëshuar falas brenda kontekstit të aktiviteteve të marketingut ose si një gjest i vullnetit të mirë skadojnë pas përfundimit të procesit të rezervimit të parë.

6.6.4 Përdorimi tregtar dhe, në veçanti, rishitja e kuponëve, nuk lejohet, dhe do të sanksionohet nga FlixMobility me anë të bllokimit të biletave dhe/ose deklarimit të pretendimeve për dëme.

6.6.5 Rimbursimi në para i nje kuponi nuk është i mundur.

6.6.6 Në rast mashtrimi, tentim mashtrimi ose dyshimi për aktivitete të tjera të paligjshme në lidhje me blerjen, përftimin ose transferimin e një kuponi dhuratë, FlixMobility rezervon të drejtën për të mbyllur llogarinë përkatëse të klientit dhe/ose për të kërkouar një mënyrë tjetër pagese dhe/ose për të pezulluar kuponin. FlixMobility nuk do të përmbushë asnjë pretendim për të miratuar ose përftuar kuponin e prekur.

6.6.7 Në rast të mashtrimi, tentim mashtrimi ose dyshimi për aktivitete të tjera të paligjshme në lidhje me blerjen, përftimin ose transferimin e një kuponi dhuratë, FlixMobility rezervon të drejtën për të anuluar çdo biletë të blerë plotësisht ose pjesërisht përmes përftimit të një kuptoni të tillë.

6.7 Përftimi i kodeve të kuponëve Interflix

6.7.1 Për çdo rezervim mund të përftohet maksimumi një kod kuponi. Kodet e kuponëve aktivizohen automatikisht brenda 48 orëve dhe mund të përftohen online ose nëpërmjet agjencive tona partnere.

6.7.2 Kodet e kuponit mund të përftohen brenda 3 muajve.

6.7.3 Ekziston mundësia të rezervohet vetëm një linjë direkte, përveç udhëtimit jashtë dhe kthimit. Pika e fillimit nuk ka pse të jetë pika e fundit.

6.7.4 Kuponët janë të personalizuar dhe të panegociueshëm.

6.7.5 Rezervimet mund të ndryshohen vetëm përmes shërbimit ndaj klientit. Përjashtohet anulimi.

6.7.6 Përdorimi tregtar dhe, në veçanti, rishitja e kuponëve, nuk lejohet, dhe do të sanksionohet nga FlixMobility me anë të bllokimit të biletave dhe/ose deklarimit të pretendimeve për dëme.

6.7.7 Rimbursimi në para i nje kuponi nuk është i mundur.

6.7.8 Çdo udhëtim me kupon është i ndarë e i veçuar nga udhëtimet etjera.

6.7.9 Pasagjeri ka të drejtë të tërhiqet nga kontrata e shitblerjes brenda 14 ditëve. Njoftimi për tërheqje duhet të jepet me shkrim.

7 Biletat e pavlefshme

Pasagjerit i kërkohet të tregojë biletën dhe një mjet të vlefshëm identifikimi me foto, kur i kërkohet nga punonjësit e kompanive Flix gjatë kontrolleve të rastësishme të biletës, për të verifikuar vlefshmërinë e biletës.

8 Tarifat e rritura të transportit

8.1 Pasagjerët do të detyrohen të paguajnë një tarifë të rritur të transportit në rast se ata udhëtojnë në bordin e automjetit dhe nuk kanë rezervuar një vend për udhëtimin në fjalë, as paraprakisht e as pasi kanë hipur në automjet.

8.2 Pasagjerët që, nga inspektimi, rezulton se kanë bërë një rezervim të vlefshëm, do të detyrohen të japin të dhënat e tyre personale të sakta dhe të identifikohen sipas kërkesës.

8.3 Tarifat e rritura të transportit do të jenë në vlerën e dyfishit të çmimit të zakonshëm të biletës për distancën e përshkruar nga pasagjerët, por të paktën 60€, plus çmimi për distancën e mbetur deri në destinacionin e pasagjerëve. Nëse pasagjerët nuk arrijnë të verifikojnë distancën e përshkruar, pika e nisjes së itinerarit përdoret për llogaritjen e tarifave të rritura të transportit.

8.4 Tarifat e rritura të transportit duhet të paguhen menjëherë, ose, në raste të tjera, maksimumi 2 javë pas marrjes së kërkesës me shkrim për pagesë. Me përfundimin e këtij afati do të shtohet një tarifë përpunimi prej 5€ për çdo kërkesë me shkrim për pagesë, në rast se pasagjeri nuk mund të provojë se nuk është shkaktuar anjë kosto përpunimi ose asnjë kosot më e ulët.

8.5 Kompanitë Flix rezervojnë të drejtën për të marrë masa të mëtejshme, që iu përkasin procedimeve të mëtejshme civile dhe/ose penale.

9 Anulimi

9.1 Mund të bësh një anulim ose duke rezervuar një biletë tjetër (anulim dhe rezervim i ri) ose duke mos përdorur biletën dhe duke marrë një rimbursim pasues për të në përputhje me pikën 9.6. Drejtuesit nuk mund të ndryshojnë ose anulojnë rezervimin tënd.

9.2 Anulimi i pasuar nga një rezervim i ri (p.sh. itinerari, orari i nisjes, data e udhëtimit) mund të kryhet vetëm në faqet e internetit të FlixBusose nga agjencitë partnere dhe pikat e shitjes së biletave të kompanive Flix deri në 15 minuta para orarit të planifikuar të nisjes. Udhëtimi vajtje-ardhje konsiderohet një rezervim.

9.3 Në rastin e anulimit me një rezervim të ri, do të lëshohet një kupon anulimi specifik. Ky kupon anulimi është i vlefshëm për 12 muaj dhe i jep të drejtën pasagjerit të kryejë një rezervim të ri brenda kësaj periudhe në vlerën e kuponit. Nëse çmimi i rezervimit të ri ka një vlerë më të lartë se çmimi i udhëtimit të anuluar (vlera e kuponit), ti duhet të paguash diferencën. Nëse çmimi është më i ulët, diferenca do të mbetet në kuponin e anulimit dhe mund të përdoret për një rezervim tjetër. Këto dispozita mund të ndryshojnë në rastet e ofertave promocionale që janë të vlefshme vetëm për një periudhë të kufizuar. Për më shumë informacion vizito faqen e internetit dhe shiko kushtet e veçanta për promocionet.

9.4 Çdo procesi anulimi për rezervim të ri, do t'i aplikohet një tarifë anulimi për çdo udhëtim të anuluar dhe për çdo pasagjer. Kuponi i anulimit do të lëshohet në shumën e çmimit të biletës, minus koston për procesin e anulimit. Në rast se ndryshon emri i pasagjerit, do të duhet që ti të paguash diferencën nëse udhëtimi është bërë më i shtrenjtë gjatë kësaj kohe. Ndërrimi i numrit të telefonit është falas. Nuk aplikohet tarifë anulimi për udhëtimet e kryera nga FlixBus Polska sp. z o.o. dhe transportuesit e tjerë polakë.

9.5 Nëse një kupon rimbursimi përdoret për një rezervim të ri, të njëjtatkushte anulimi zbatohen edhe për udhëtimin e ri.

9.6 Nëse një biletë për një udhëtim nuk përdoret dhe në rast se transportuesi është në përputhje me pikën 2.2 një prej kompanive Flix, atëherë çmimi rimbursohet sipas kërkesës së bashku me biletën, pa tarifën 15€ të përpunimit për pasagjer dhe udhëtim, për sa kohë që pasagjeri nuk mund të konstatojë që nuk janë shkaktuar dëme ose janë shkaktuar dëme për një shumë më të vogël. Tarifa e përpunimit të rimbursimit nuk aplikohet për rezervimet e udhëtimeve të kryera nga FlixBus Polska sp. z o.o dhe transportuesit e tjerë polakë. Barra e provës për mospërdorimin e biletës i mbetet pasagjerit. Bileta gjenerohet për çdo pasagjer dhe udhëtim. Linjat me transite (ndërlidhjet) trajtohen si një udhëtim. Kërkesa me shkrim mund të jetë informale. Ajo do të dërgohet në sherbimi@flixbus.al Tarifa e përpunimit do të reduktohet në shumën prej 2€ për pasagjer për udhëtim, plus çdo tarifë transferte bankare, nëse transportuesi, sipas pikës 2.2, ështëose FlixBus DACH GmbH ose FlixMobility GmbH dhe nëse kërkesa është bërë menjëherë, maksimumi brenda një jave pas skadimit të biletës. Të gjitha tarifat e mësipërme të përpunimit dhe të transfertave të mundshme bankare nuk do të ngarkohen, nëse rimbursimi i kërkuar ka ardhur si rezultat i rrethanave për të cilat janë përgjegjësi FlixMobility ose kompanitë Flix. Rimbursimi i tarifës, përjashtuar tarifat e përpunimit dhe tarifat për transfertat potenciale bankare, do të paguhet ekskluzivisht në llogarinë bankare që klienti ka përcaktuar në momentin e rezervimit ose nëse pagesa është kryer me kartë krediti, rimbursimi do të bëhet në atë llogari të kartës së kreditit.

9.7 Asnjëra nga tarifat e lartpërmendura të përpunimit,tarifat e anulimit ose të transfertave nuk do të zbatohen, nëse rimbursimi kërkohet për arsye brenda përgjegjësisë së FlixMobility ose kompanive Flix. Krediti i çmimit të biletës, minus çdo tarifë përpunimi ose çdo tarifë transferte do të derdhet direkt në llogarinë e specifikuar nga klienti kur ka bërë porosinë, ose në llogarinë e tij të kartës së kreditit nëse ka paguar me kartë krediti.

10 Oraret

10.1 Rezervohen ndryshimet e orareve të miratuara dhe të publikuara të udhëtimit, datat, itineraret dhe çmimet për shkak të një arsyeje të fortë, në veçanti për implementimin e vendimeve të autoritetit licencues.

10.2 Nëse itineraret e publikuara në orar shënohen me referencën "subjekt i miratimit zyrtar", procedura e licencimit që kërkohet për përfshirjen e lidhjeve përkatëse të transportit në orarin e publikuar nuk ka përfunduar ende për itineraret në fjalë (linja, stacioni, dita e udhëtimit, çmimi, etj.).

10.3 Ndryshimet e orarit që hyjnë në fuqi pas lidhjes së kontratës dhe për të cilat transportuesi nuk është përgjegjës (p.sh. efektet afatgjata të fatkeqësive natyrore ose kantieret e përhershme ndërtimore) nuk iu jep të drejtën pasagjerëve të deklarojnë pretendime për kompensim për sa kohë që këto ndryshime rrjedhin vetëm nga oraret fillestare të përcaktuara të nisjes dhe mbërritjes, d.m.th. deri në një maksimum prej 2 orësh. Ndryshime të konsiderueshme të orarit, u japin të drejtën pasagjerëve të tërhiqen, pa kosto, nga kontrata e transportit. Për ta bërë këtë, pasagjerëve iu kërkohet të kontaktojnë shërbimin ndaj klientit ose përmes linjës direkte të telefoni:

  • Thirrjet nga Gjermania dhe Zvicra (linjë fikse gjermane): +49 30 300 137 300
  • Thirrjet nga Austria (linjë fikse austriake): +43 820 910 340
  • Thirrjet nga Italia (linjë fikse italiane): +39 (02 ) 947 59 208
  • Thirrjet nga Franca (linjë fikse franceze): +33 (0 ) 1 76 36 04 12
  • Thirrjet nga Britania e Madhe (linjë fikse britanike): +44 +44 (1 78 98 784
  • Thirrjet nga Kroacia (linjë fikse kroate): +385 1 800 03 80
  • Thirrjet nga Danimarka (linjë fikse daneze): +45 32 72 93 86
  • Thirrjet nga Suedie (linjë fikse suedeze): +46 850513750
  • Thirrjet nga Polonia (linjë fikse polake) +48 22 307 93 34
  • Thirrjet nga Hungaria (linjë fikse hungareze): +36 1 701 04 78
  • Thirrjet nga Rumania (linjë fikse rumune): +40.376.300.111
  • Thirrjet nga Ukraina (linjë fikse ukrainase): +38 044 228 1473*

ose përmes emailit në sherbimi@flixbus.al. Pasagjerët nuk mund të kenë nisur udhëtim në këto raste. Të drejtat e tjera të pasagjerëve do të qëndrojnë të paprekura.

11 Fillimi i udhëtimit

11.1 Rekomandohet që pasagjerët të arrijnë në pikën e nisjes 15 minuta para fillimit të udhëtimit.

11.2 Pretendimet për transportin dhe udhëtimin e rezervuar mund të caktohennë rast se pasagjerët nuk janë të pranishëm në orën e caktuar të nisjes dhe vendin për itinerarin e rezervuar.

11.3 Nëse pasagjerët njoftohen përmes SMS-së, emailit ose formateve të tjera me shkrim për një vonesë të paarsyeshme në udhëtim, atëherë pretendimi për transport në rast të mungesës së pasagjerëve do të përfundojë me efekt të menjëhershëm nga koha e udhëtimit të vonuar të specifikuar në SMS ose email.

11.4 Emri i pasagjerit përputhet me listën e rezervimit, e cila shfaqet në celularin e drejtuesit ose stafit të stacionit të autobusit bazuar në situatën aktuale të rezervimit në mënyrë që të përcaktohet nëse ekziston pretendimi për transport. Është e preferueshme që ky proces të shoqërohet me skanimin e biletës. Në raste të veçanta, kur t'i kërkohet, pasagjeri duhet të identifikohet te drejtuesi dhe stafi i shërbimit, duke paraqitur konfirmimin e rezervimit në formë të printuar ose elektronike (si dosje PDF) si dhe një letërnjoftim të vlefshëm me foto, të lëshuar nga autoritetet shtetërore (kartë identiteti, pasaportë ose diçka të ngjashme)

12 Transitet

12.1 Si një rregull i përgjithshëm, shërbimet e publikuara e të planifikuara janë linja direkte. Në disa raste mund të jetë i nevojshëm transiti.

12.2 Nëse është planifikuar një transit, kompanitë Flix garantojnë transportin e vazhduar të pasagjerëve në destinacionin e tyre të rezervuar. Kompanitë Flix ofrojnë transport zëvendësues në rast se një autobus që udhëton mes dy pikave nuk mund të presë për një autobus të vonuar linje, në raste të veçanta. Në disa raste, kjo mund të marrë formën e autobusëve motorikë që operohen nga kompani të tjera, makina ose hekurudha. Pretendimet për një formë të veçantë transporti nuk do të njihen. Në rast se destinacioni është shumë larg ose nuk ekzistojnë linja alternative, duke bërë të nevojshëm rifillimin e udhëtimit ditën e nesërme, pasagjerëve iu ofrohet akomodim falas në një hotel mesatar.

12.3 Rregullorja e përshkruar më sipër do të zbatohet vetëm në rastet kur rezervimet e pasagjerëve me FlixMobility përmbajnë linja direkte. Në rast se pasagjerët rezervojnë itinerare individuale dhe i kombinojnë këto për të krijuar një udhëtim duke përfshirë transite, do të mbajnë vetë përgjegjësinë e rrezikut për humbjen e një linje. Në këto raste nuk mund të ngrihen pretendime për transport zëvendësues ose akomodimi në hotel. Megjithatë, FlixMobility ose kompanitë Flix do të bëjnë çdo përpjekje të arsyeshme për të informuar pasagjerët e linjave alternative.

12.4 Transferimi te shërbimet e transportit që nuk operohen nga kompanitë Flix nuk mund të garantohet.

13 Detyrimet e përgjithshme të pasagjerit

13.1 Udhëzimet e lëshuara nga personeli i drejtimit dhe shoqërimit duhen të respektohen.

13.2 Personeli i drejtimit dhe informimit duhet të autorizohet për të përjashtuar persona nga udhëtimi, nëse janë në mënyrë të dukshme të dehur ose nën ndikimin e lëndëve narkotike. E njëjta gjë do të zbatohet për pasagjerët, që rrezikojnë sigurinë e pasagjerëve të tjerë, për arsye të tjera ose që dëmtojnë në mënyrë të konsiderueshme mirëqenien e të këtyre të fundit. Në këto raste nuk mund të ngrihen pretendime për transport zëvendësues.

13.3 Pirja e duhanit në bordin e autobusit nuk lejohet. Në këtë ndalim përfshihet edhe përdorimi i cigareve elektrike.

13.4 Pasagjerët mbajnë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara në autobus ose ndaj tij në kushtet e neglizhencës.

13.5 Pasagjerët që shkaktojnë ndotje në autobus, qoftë me qëllim ose si rrjedhojë e neglizhencës së rëndë, detyrohen t’iu paguajnë kompanive Flix një tarifë pastrimi prej të paktën 100€, me anë të të cilës pasagjerët kanë të drejtën të japin prova që nuk është shkaktuar asnjë dëm apo që dëmi në fjalë ishte shumë herë më pak se tarifa fikse e lartpërmendur. Për udhëtimet e kryera nga FlixBus Polska sp. z o.o. dhe transportuesit e tjerë polakë, klauzola 13.5 aplikohet duke parashikuar që pasagjerët kanë për detyrim të paguajnë tarifën e kompensimit për ndotjen e lartpërmendur në shumën e kostos aktuale të dëmit të shkaktuar.

13.6 Transportuesit mund ta anulojnë kontratën e transportit pa njoftim, në rastin kur pasagjeri ka një sjellje jo të hijshme, pavarësisht paralajmërimit (verbal), që nuk ekziston më arsye për transportuesin dhe/ose pasagjerët e mbetur që të vazhdojnë udhëtimin. Kjo do të zbatohet në rast se pasagjeri nuk respekton objektivisht udhëzimet e arsyetuara (p.sh. udhëzimet e sigurisë). Në këtë rast, transportuesi ka të drejtë të mbajë pagesën e biletës.

13.7 Të gjithë pasagjerët janë të detyruar të përdorin rripat e sigurimit brenda strukturës së rregullave statutore, për sa kohë që autobusi është i pajisur me to.

13.8 Gjatë pushimeve/ ndalesave ose kontrolleve të policisë, pasagjerët duhet të zbresin nga autobusi në rast kërkese nga shoferi ose personeli i dispeçerisë. Pasagjeri ka detyrimin që në rastin e pushimeve të respektojë kohëzgjatjen e përcaktuar nga shoferi ose personeli i dispeçerisë për pushimet. Shoferi ka të drejtën të vazhdojë më tej me udhëtimin kur pas përfundimit të kohës së përcaktuar të pushimit një pasagjer nuk kthehet në autobus, dhe shoferi nuk mban përgjegjësi për mungesën e pasagjerit pas mbarimit të kohës së përcaktuar të pushimit.

14 Detyrimet e veçanta të udhëtarëve në lidhje me linjat ndërkombëtare

14.1 Çdo pasagjer që dëshiron të udhëtojë drejt çdo kufiri ndërkombëtar mban vetë përgjegjësi për zbatimin e ligjeve dhe rregullave që lidhen me dokumentet dhe letrat e identitetit, vizat, monedhat e huaja, doganat dhe shëndetin. FlixBus nuk mban përgjegjësi për pasojat e shkaktuara nga moszbatimi i këtyre ligjeve, rregullave, edhe nëse ndryshohen pas rezervimit.

14.2 Çdo pasagjer që dëshiron të udhëtojë drejt çdo kufiri ndërkombëtar mban vetë përgjegjësi për marrjen e dokumenteve të nevojshme të udhëtimit dhe për zbatimin e ligjeve të çdo shteti nga i cili, përmes të cilit dhe drejt të cilit ai kërkon të udhëtojë. (Rregulli i përgjithshëm: Kartë identiteti për shtetasit e Bashkimit Evropian, Zvicrës, Norvegjisë dhe Islandës; Pasaportë për të gjithë shtetasit e shtetësive të tjera). Rekomandohet të kontrollohen kërkesat e hyrjes dhe udhëtimit për në shtetin / shtetet e destinuar duke kontaktuar ambasadat ose konsullatat përkatëse dhe duke shfletuar faqen e internetit europa.eu: http://europa.eu/youreurope/citizens/travel/entry-exit/index_en.htm
FlixBus nuk mban përgjegjësi për pasojat e shkaktuara nga mosmarrja e dokumenteve të nevojshme dhe letrave të identitetit.

14.3 Para çdo nisjeje, pasagjeri që udhëton nga ose drejt një destinacioni ndërkombëtar është i detyruar të paraqesë, nëse i kërkohet nga personeli i udhëtimit dhe shërbimit, një formë të pranueshme identifikimi lëshuar nga qeveria, e cila përmban të paktën emrin dhe mbiemrin si dhe një fotografi. Personeli i udhëtimit dhe shërbimit kontrollon nëse informacioni në biletë është identik me formën e identifikimit që jepet nga pasagjeri.

14.4 FlixBus ruan të drejtën të refuzojë hipjen në autobus:

  • kur një pasagjer nuk ka në posedim dokument apo letër identiteti me emrin dhe mbiemrin e tij/ saj si dhe me fotografi;
  • kur një pasagjer paraqet një dokument ose letër identiteti dhe të dhënat e tyre nuk përputhen me informacionin në biletë.

14.5 Në përputhje me Nenin 14.4, FlixBus nuk është i detyruar të rimbursojë plotësisht ose pjesërisht biletën apo të kryejë ndonjë formë kompensimi.

14.6 Bagazhet / valixhet nuk duhen mbyllur me çelës për të shpejtuar procedurat doganore.

14.7 Pasagjerët janë të detyruar të mbajnë me vete vetëm sende, që përjashtohen nga detyrimet doganore në natyrë dhe sasi.

15  Fëmijët dhe të miturit

15.1 Fëmijët e vegjël nga 0 deri në 3 vjeç lejohet të transportohen vetëm në ndenjëse për fëmijë të vegjël. Gjatë udhëtimit këto duhen mbërthyer me rripat e sigurimit që disponojnë ndenjëset e autobusit. Ndenjëset për fëmijë të vegjël duhen mbërthyer me rripa sigurimi me dy pika dhe ato duhen siguruar nga personi madhor që shoqëron fëmijën.

15.2 Fëmijët dhe të miturit nën 10 vjeç do të lejohen të udhëtojnë në të gjitha linjat kombëtare dhe ndërkombëtare, vetëm nëse shoqërohen nga një person i rritur gjatë udhëtimit.

15.3 Fëmijët dhe të miturit e moshës 10 deri në 14 vjeç mund të udhëtojnë me autobus pa shoqërues, vetëm atëherë kur prindi ose kujdestari ligjor ka konfirmuar me shkrim gjatë procesit të rezervimit se i mituri në fjalë është i aftë dhe në gjendje ta bëjë udhëtimin i vetëm dhe pa mbikëqyrje. "FlixMobility", kompanitë "Flix" dhe kompanitë e tyre partnere deklarojnë shprehimisht se nuk marrin përsipër asnjë detyrim për mbikëqyrjen e personave të mitur. Fëmijët që udhëtojnë vetëm nuk mund të udhëtojnë me linjat e natës dhe që të kalojnë kufirin kombëtar. Gjithashtu, të gjithë fëmijët që udhëtojnë vetëm nuk lejohet të udhëtojnë në linja që përfshijnë transitin.

15.4 Të rinjtë e moshës 15 vjeç e lart mund të udhëtojnë vetëm. Për linjat ndërkombëtare, prindërit ose kujdestarët ligjorë duhet të sigurohet që të rinjtë të kenë me vete të gjitha dokumentet dhe letërnjoftimet e identifikimit të nevojshme për kalimin e kufirit (shih edhe pikën 14.2).

15.5 Fëmijët udhëtojnë me tarifë të reduktuar. Ky rregull është i vlefshëm për fëmijët dhe të miturit nën 15 vjeç. Nëse ndodh që ka tarifë promocionale më të ulët se tarifa e reduktuar, atëherë fëmija përfiton automatikisht tarifën më të ulët.

15.6 Nenet 15.2, 15.3 dhe 15.4 nuk gjejnë zbatim për linjat brenda Francës dhe për linjat që nisen nga Franca me destinacion jashtë saj. Të miturit nën 16 vjeç duhet të shoqërohen gjatë udhëtimit nga prindi ose kujdestari ligjor. Në udhëtimet e të rinjve të moshës 16 dhe 17 vjeç që udhëtojnë nga Franca jashtë saj, prindërit ose kujdestarët ligjorë duhet të sigurohen që të rinjtë të kenë me vete të gjitha dokumentet dhe letërnjoftimet e identifikimit të nevojshme për kalimin e kufirit (dokument identifikimi personal ose pasaportë).

15.7 Nenet 15.2, 15.3 dhe 15.5 nuk janë të vlefshme për linjat brenda Danimarkës. Të miturit nën 16 vjeç mund të udhëtojnë vetëm brenda Danimarkës, edhe në udhëtimet me ndërresa, kur njëri nga prindërit ose kujdestari ligjor ka konfirmuar me shkrim se i mituri në fjalë është në gjendje të bëjë udhëtimin i pashoqëruar dhe i pambikëqyrur. "FlixBus" deklaron shprehimisht se nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për mbikëqyrjen e personit të mitur. Brenda Danimarkës fëmijët udhëtojnë gjithmonë me tarifë të reduktuar në krahasim me biletën e një të rrituri. Deri në dy fëmijë nën 12 vjeç mund të udhëtojnë pa pagesë kur shoqërohen nga një udhëtar mbi 16 vjeç. Një fëmijë nën 12 vjeç mund të udhëtojë pa pagesë kur shoqërohet nga një fëmijë 12 deri në 15 vjeç.

16 Pasagjerët me aftësi të kufizuar ose lëvizshmëri të kufizuar

16.1 Në parim gëzojnë të drejtën të udhëtojnë të gjithë personat, pavarësisht nëse kanë ndonjë aftësi të kufizuar apo lëvizshmëri të kufizuar. Për personat me aftësi të kufizuar ose personat me lëvizshmëri të kufizuar, "FlixBus" garanton shërbimet mbështetëse për këtë kategori personash, të cilat janë pjesë e përgjegjësisë së shoqërisë së transportit në përputhje me shtojcën I, pika "a" dhe "b" të Rregullores (BE) 181/2011.

16.1.1 Personat me aftësi ose lëvizshmëri të kufizuar udhëtojnë brenda Çekisë me tarifë të reduktuar, nëse paraqesin një kartë të vlefshme ZTP ose ZTP/P të lëshuar në Çeki

16.2 Personi shoqërues dhe qentë shoqërues dhe udhërrëfyes të personave me aftësi të kufizuar dhe të verbër

16.2.1 Personi shoqërues udhëton falas, nëse vërtetohet se shoqërimi i vazhdueshëm është i domosdoshëm. Vërtetimi bëhet duke paraqitur dokumentin përkatës në nisje të udhëtimit, ku citohet se shoqërimi i vazhdueshëm është i domosdoshëm, p.sh.

  • në Gjermani, "Schwerbehindertenausweis" (dëshmia e invaliditetit) ose një vërtetim mjekësor
  • në Francë, "Carte D'Invalidité (Besoin d'accompagnement)" (Kartë e invaliditetit)
  • në Itali, certifikatat e lëshuara nga ASL (Gesundheitsbehörde [Autoriteti Shëndetësor Lokal]) ose INPS (Staatliche Anstalt für soziale Vorsorge [Instituti Shtetëror për Kujdesin Social])
  • në Çeki, një kartë e vlefshme ZTP/P, e lëshuar në "TschechienPS")

16.2.2 Për të garantuar që transporti i personit me aftësi të kufizuar ose lëvizje të kufizuar dhe i personit shoqërues të jetë i mundur, është e domosdoshme që udhëtari të informojë për nevojat e tij para se të bëjë rezervimin. (shih edhe pikën 16.5.3).

16.2.3 Qentë shoqërues dhe udhërrëfyes të personave me aftësi të kufizuar dhe të verbër, që duhet të merren me vete nga personat me aftësi të kufizuar, do të transportohen pa pagesë kur nevoja dëshmohet me anë të një dëshmie invaliditeti të vlefshme ose të vërtetimit përkatës (shih edhe pikën 16.2.1). Këtë kafshë përjashtohen nga detyrimi për të mbajtur maskë.

16.2.4 Për të garantuar që transporti i qenit shoqërues ose udhërrëfyes të jetë i mundur, është e domosdoshme që udhëtari të informojë me telefon shërbimin e klientit për nevojat e tij para se të bëjë rezervimin dhe jo më pak se 36 orë para nisjes.

16.3 Vendqëndrimet/stacionet e autobusëve
Kompanitë "Flix" nuk kanë asnjë ndikim në gjendjen e infrastrukturës dhe për pasojë në aksesueshmërinë nga personat me aftësi të kufizuar të vendqëndrimeve dhe të stacioneve të autobusëve ku ato udhëtojnë, dhe për këtë arsye nuk mund të japim asnjë garanci për këtë. Përgjegjësia për këtë është e operatorit të stacionit përkatës.

16.4 Refuzimi i transportit

16.4.1 Kur për shkak të mënyrës së ndërtimit të automjetit ose të infrastrukturës, duke përfshirë edhe vendqëndrimet dhe stacionet e autobusëve, nuk është e mundur fizikisht hipja, zbritja ose transporti i personit me aftësi të kufizuar ose me lëvizshmëri të kufizuar në mënyrë të sigurt dhe të realizueshme nga ana funksionale, ne rezervojmë të drejtën që të mos kryejmë një rezervim, që të mos lëshojmë ose japim një biletë udhëtimi ose që të mos lejojmë personin në fjalë të ngjitet në autobus. Në këtë rast, personi në fjalë do të informohet mbi çdo lloj mënyre të pranueshme transporti me një nga shërbimet e Kompanive "Flix".

16.4.2 Për shkak të mënyrës së ndërtimit të automjetit nënkupton se transporti është momentalisht i mundur vetëm atëherë kur personat me aftësi të kufizuar ose me lëvizshmëri të kufizuar janë në gjendje ta bëjnë vetë udhëtimin dhe pa ndihmë nga të tjerët. Pasagjeri mund të kërkojë të shoqërohet nga një person tjetër që e zgjedh vetë që është në gjendje të ofrojë ndihmën për të cilën ka nevojë personi me aftësi të kufizuar ose lëvizshmëri të kufizuar, për të kompensuar kufizimet e mësipërme. Ky person shoqërues udhëton falas; nëse është e mundur, atij i ofrohet një vend pranë personit me aftësi të kufizuar ose personit me lëvizshmëri të kufizuar.

16.4.3 Pasagjeri i prekur do të njoftohet menjëherë dhe, nëse e kërkon, me shkrim, brenda pesë ditëve pune pas marrjes së kërkesës, mbi arsyet përkatëse të refuzimit të transportit.

16.4.4 Nëse udhëtimi i një pasagjeri me aftësi të kufizuar ose lëvizshmëri të kufizuar regjistrohet dhe lëshohet biletë udhëtimi dhe megjithatë këtij pasagjeri i refuzohet udhëtimi, ky pasagjer dhe personi shoqërues i tij kanë mundësinë e zgjedhjes si më poshtë: (a) rimbursimi i çmimit të biletës dhe, sipas rastit, kthimi falas në momentin më të parë në pikën fillestare të nisjes që përshkruhet në kontratën e transportit, ose (b) nëse është e mundur, vazhdimi i udhëtimit ose udhëtimi më tej me itinerar të ndryshuar me anë të një shërbimi transporti alternativ të përshtatshëm për në destinacionin e specifikuar në kontratën e transportit.

16.5 Marrja me vete e karriges me rrota ose patericave

16.5.1 Pasagjerët me aftësi të kufizuar ose lëvizshmëri të kufizuar kanë të drejtë të marrin me vete pa pagesë karrigen e tyre me rrota që paloset ose patericat, në bagazhin e autobusit.

16.5.2 Përveç kësaj, duhet që të gjitha karriget me rrota që nevojiten në hapësirën për pasagjerët, pavarësisht nga data e prodhimit, duhet të jenë të pajisura me pika fiksuese për sigurinë sipas DIN 75078-2, të ashtuquajturat nyja të forta, dhe të kenë një autorizim nga prodhuesi sipas DIN EN 12183 ose 12184. Plotësimi i normave të paracaktuara për transportin duhet konfirmuar në formularin e dërguar para rezervimit. (shih edhe 16.5.4).

16.5.3 Për të verifikuar mundësinë e transportit, pasagjerit i kërkohet të njoftojë me telefon shërbimin e klientit për llojin e saktë të ndërtimit të karriges me rrota ose mjeteve të tjera ndihmëse për ecje, 14 ditë para rezervimit dhe jo më pak se 7 ditë (në rastin e transportit në hapësirën për pasagjerët) ose 36 orë (në rastin e transportit në hapësirën e bagazheve), para nisjes së udhëtimit.

16.5.4 Pasagjeri garanton që karrigia me rrota është funksionale dhe teknikisht në gjendje të përdoret në mënyrë të sigurt gjatë udhëtimit. Karrigia me rrota duhet të përmbushë kërkesat aktuale ligjore të sigurisë. Udhëtimi në karrigen me rrota mund të refuzohet, kur ka argumente të mjaftueshme që tregojnë se nuk është i mundur transporti i sigurt ose ai është i dyshimtë. Transportuesi përjashton përgjegjësinë për dëme që lindin si pasojë e gjendjes së mangët teknike të karriges me rrota.

17 Prenotimi i vendeve të uljes

17.1 Rezervimi i prenotimit të vendeve të uljes

17.1.1 Në disa udhëtime të FlixBus ekziston mundësia që në momentin e rezervimit nëpërmjet faqeve tona të internetit FlixBus, në agjencitë partnere dhe në pikat e shitjes së biletave të kompanive Flix të prenotoni një vend uljeje të veçantë (p.sh. ana e korridorit ose dritares, rreshti, tavolina). Kur shërbimi është i disponueshëm në udhëtimin e zgjedhur, atëherë në rezervim mund të shtohet edhe vendi i uljes. Ky shërbim ofrohet kundrejt pagesës. Tarifa për një vend uljeje llogaritet në bazë të çmimeve që janë të vlefshme në datën e shitjes së biletës për udhëtimin përkatës. Shuma varet nga kategoria dhe lidhja e zgjedhur e vendit të uljes. Vendet e uljes ndryshojnë thjesht nga pozicioni i tyre (p.sh. pamje më e mirë, vend në një tavolinë).

17.1.2 Rezervimi i një prenotimi të vendit të uljes bëhet i ditur me anë të treguesit në konfirmimin e rezervimit. Në rezervimet me disa persona, prenotimet e vendeve të uljes nuk lidhen me personin, d.m.th. nuk bëhet asnjë caktim midis prenotimeve të vendeve të uljes dhe personave të një prenotimi.

17.1.3 Nuk ekziston asnjë detyrim për prenotim të vendeve të uljes (kundrejt pagesës). Nëse nuk është kryer asnjë prenotim i vendit të uljes, udhëtari mund të zgjedhë lirisht në autobus një vend uljeje në një zonë të caktuar në momentin e nisjes së udhëtimit. Në këtë rast nuk mund të garantohet që grupet dhe pjesëtarët e një familjeje do të ulen pranë njëri-tjetrit. Megjithatë, gjithmonë garantohet që çdo klienti t’i sigurohet një vend uljeje në autobus.

17.2 Kufizimet për prenotimin e vendeve të uljes

17.2.1 Në rast të mosparaqitjes në kohë në autobus, e drejta për vendin e uljes dhe transportin humbet. Në këtë rast FlixBus gëzon të drejtën që biletën t'ia kalojë dikujt tjetër në përputhje me nenin 11.2. Për rrjedhojë, edhe në rast të një prenotimi të vendit të uljes, këshillohet paraqitja në stacion të paktën 15 minuta përpara nisjes së udhëtimit.

17.2.2 Në përgjithësi, personat që kanë bërë një prenotim të vendit të uljes gëzojnë të drejtën të marrin një vend uljeje të prenotuar. Për arsye teknike ose sigurie, FlixBus mund të caktojë vende të reja uljeje edhe pas nisjes së udhëtimit.Kjo mund të ndodhë në veçanti kur grave shtatzëna, minorenëve, fëmijëve që udhëtojnë vetëm ose personave me aftësi të kufizuara fizike u është caktuar një vend tjetër për vazhdimin e udhëtimit dhe këto vende nuk janë të lira në dispozicion. Në këtë rast duhet vepruar në përputhje me udhëzimet e shoferit të autobusit. Caktimi i ri i vendeve të uljes bëhet pa dallim race, besimi fetar, të ngjyrës së lëkurës, kombësisë apo gjinisë.

17.2.3 Nëse kryhet një ndryshim i prenotimit të vendit të uljes dhe në kategorinë e prenotuar ose në një kategori më lart saj nuk ka asnjë vend uljeje të lirë për t'u caktuar, atëherë udhëtari mund të kërkojë kthimin e tarifës së paguar për prenotimin e vendit të uljes. 

17.2.4 Në rast anulimi dhe vonesash sipas nenit 20, shuma për prenotimin e vendit të uljes rimbursohet.

17.2.5 Kompensimi nuk bëhet kur udhëtimi nuk ka nisur ose kur vendi i uljes është caktuar ose është marrë pa pagesë.

17.3 Anulimi dhe ndryshimi i rezervimit
Tarifa për prenotimin e një vendi uljeje kompensohet në rast anulimi ose ndryshimi të rezervimit për udhëtimin kur vendi i uljes nuk është caktuar pa pagesë. Këtu gjejnë zbatim dispozitat e nenit 9. Në rast anulimi të një udhëtimi, prenotimet e vendit të uljes mund t’i transferohen personave të tjerë në të njëjtin rezervim.

18 Transporti i mallrave

18.1 Bagazhet:

18.1.1 Bagazhi i udhëtimit që mund të merret me vete i përfshirë në çmimin e udhëtimit kufizohet në një bagazh falas për pasagjer, me përmasa maksimale 80 x 50 x 30 cm për çdo bagazh. Lejohen përmasa që devijojnë nga sa më lart, nëse perimetri i përgjithshëm i bagazhit nuk tejkalon 160 cm në lartësi, gjerësi dhe gjatësi. Çdo pasagjer mund të marrë me vete maksimumi 20 kg bagazh falas. Bagazhi i udhëtimit përfshin valixhet dhe çantat. Përjashtim bën marrja me vete e çantës së shpinës të “trekking”. Në raste të veçanta, nëse ekzistojnë kapacitete, kundrejt pagesës mund të transportohet edhe një bagazh tjetër (bagazh shtesë) me përmasa maksimale 80 x 50 x 30 cm dhe peshë maksimale 20 kg. Edhe për bagazhin shtesë lejohet devijimi i vogël i përmasave të treguara më lart nëse perimetri i përgjithshëm i bagazhit nuk tejkalon 160 cm. Për këtë merret një tarifë bagazhi 2 EUR. Nuk ekziston një e drejtë e përgjithshme për të transportuar më shumë se një bagazh udhëtimi.

18.1.2 Bagazhet shtesë duhet të regjistrohen paraprakisht, (nëse është e mundur për udhëtimin) nëpërmjet sistemit të rezervimit ose me telefon, të paktën 48 orë para fillimit të udhëtimit, nëpërmjet lidhjeve direkte, që vijojnë më poshtë:

  • Thirrjet nga Gjermania dhe Zvicra (linjë fikse gjermane): +49 30 300 137 300
  • Thirrjet nga Austria (linjë fikse austriake): +43 820 910 340
  • Thirrjet nga Italia (linjë fikse italiane): +39 (02 ) 947 59 208
  • Thirrjet nga Franca (linjë fikse franceze): +33 (0 ) 1 76 36 04 12
  • Thirrjet nga Britania e Madhe (linjë fikse britanike): +44 +44 (1 78 98 784
  • Thirrjet nga Kroacia (linjë fikse kroate): +385 1 800 03 80
  • Thirrjet nga Danimarka (linjë fikse daneze): +45 32 72 93 86
  • Thirrjet nga Suedie (linjë fikse suedeze): +46 850513750
  • Thirrjet nga Polonia (linjë fikse polake) +48 22 307 93 34
  • Thirrjet nga Hungaria (linjë fikse hungareze): +36 1 701 04 78
  • Thirrjet nga Rumania (linjë fikse rumune): +40.376.300.111
  • Thirrjet nga Ukraina (linjë fikse ukrainase): +38 044 228 1473*

18.1.3 Pasagjerët janë të detyruar t’i etiketojnë bagazhet e tyre me emrin dhe adresën, me qëllim identifikimin e duhur dhe kthimin, dhe në veçanti për të shmangur ngatërresat.

18.1.4 Pasagjerët janë përgjegjës për ngarkimin e bagazheve të tyre kur ndërrohen automjetet. Asistenca e mundshme nga drejtuesi i minibusit do të ofrohet vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe nuk justifikon asnjë pretendim për të, veç nëse pasagjeri në fjalë është handikap ose një individ me lëvizshmëri të kufizuar.

18.2 Bagazhi i dorës:

18.2.1 Bagazhi dorës është falas, por do të kufizohet në 1 artikull për pasagjer me një madhësi maksimale prej 42 x 30 x 18 cm dhe një peshe maksimale prej 7 kg.

18.2.2 Pasagjerëve u kërkohet që të vendosin dhe ruajnë bagazhet e dorës në zonën e pasagjerëve, në mënyrë të tillë që të garantojë sigurinë dhe të mos komprometohet mbarëvajtja e duhur e autobusit, dhe që pasagjerët e tjerë të mos ndihen të shqetësuar. Në parim, bagazhi i dorës duhet të vihet në raftet e bagazheve ose nën ndenjëset para pasagjerëve.

18.2.3 Bagazhi i dorës dhe përmbajtjet e tij do të jenë nën kujdesin e pasagjerëve për kohëzgjatjen e udhëtimit dhe duhet të monitorohen siç duhet. Në rast se konstatohet aksesi i paautorizuar nga palë të treta, duhet të njoftohet drejtuesi i autobusit. Pasagjerëve iu kërkohet të kontrollojnë nëse mungon gjë në bagazhin e tyre, para përfundimit të udhëtimit.

18.3 Bagazhi i veçantë:

18.3.1 Bagazhi i ashtuquajtur i veçantë kërkon regjistrim paraprak nga pasagjerët dhe konfirmim. Nuk mund të ngrihet asnjë pretendim i përgjithshëm për transportin e bagazheve të veçanta.

18.3.2 Bagazh special janë objektet që tejkalojnë përmasat e përcaktuara për bagazhin e udhëtimit. Për këtë qëllim, perimetri i bagazhit (lartësia në cm + gjerësia në cm + thellësia në cm) të veçantë nuk duhet të jetë më i madh se 240 cm. Një bagazh special i veçantë nuk duhet të tejkalojë peshën maksimale prej 30 kg.

18.3.3 Transporti i bagazhit të veçantë është i kufizuar në 1 artikull për pasagjer.

18.3.4 Në përgjithësi pajisjet, orenditë ose pjesët e mobiljeve, pajisjet elektronike, dërrasat e sërfit dhe kartonët përjashtohet nga transporti. Pajisjet ndihmëse ortopedike dhe biçikletat nuk konsiderohen si bagazhe të veçanta. Ato u nënshtrohen kushteve të veçanta.

18.3.5 Është e nevojshme kryerja e një regjistrimi të bagazhit të veçantë ose (nëse është e mundur për udhëtimin) nëpërmjet sistemit të rezervimit, ose me telefon, të paktën 48 orë para fillimit të udhëtimit, nëpërmjet linjave telefonike të dedikuara të mëposhtme:

  • Thirrjet nga Gjermania dhe Zvicra (linjë fikse gjermane): +49 30 300 137 300
  • Thirrjet nga Austria (linjë fikse austriake): +43 820 910 340
  • Thirrjet nga Italia (linjë fikse italiane): +39 (02 ) 947 59 208
  • Thirrjet nga Franca (linjë fikse franceze): +33 (0 ) 1 76 36 04 12
  • Thirrjet nga Britania e Madhe (linjë fikse britanike): +44 +44 (1 78 98 784
  • Thirrjet nga Kroacia (linjë fikse kroate): +385 1 800 03 80
  • Thirrjet nga Danimarka (linjë fikse daneze): +45 32 72 93 86
  • Thirrjet nga Suedie (linjë fikse suedeze): +46 850513750
  • Thirrjet nga Polonia (linjë fikse polake) +48 22 307 93 34
  • Thirrjet nga Hungaria (linjë fikse hungareze): +36 1 701 04 78
  • Thirrjet nga Rumania (linjë fikse rumune): +40.376.300.111
  • Thirrjet nga Ukraina (linjë fikse ukrainase): +38 044 228 1473*

Për sa kohë mund të merret me vete një bagazh i veçantë, duhet paguar një tarifë shtesë për bagazhet prej 9 EUR për çdo bagazh. Në ndryshim nga bagazhi i udhëtimit, marrja me vete e bagazhit të veçantë në çdo rast është e mundur vetëm kundrejt pagesës.

18.4 Instrumentet muzikore:

18.4.1 Instrumentet muzikore klasifikohen si bagazhe të veçanta. Në rast se instrumenti në fjalë (përfshirë valixhen e tij) është më i vogël se përmasat e përcaktuara të bagazhit të dorës, mund të transportohet falas në vend të bagazhit të dorës. Në rast se instrumenti në fjalë (përfshirë valixhen e tij) është më i madh se përmasat e përcaktuara të bagazhit të dorës, duhet të transportohet në vendin mbrapa të bagazheve. Në këtë rast, do të vendoset një tarifë shtesë (shih figurën 17.3.5). Instrumentet muzikore dhe valixhet e tyre që kalojnë përmasat 135 x 48 x 35 cm nuk do të pranohen për transport.

18.4.2 Në përgjithësi, rekomandohet transporti i instrumenteve muzikore në kuti me mbështjellje të fortë.

18.5 Sendet me vlerë:

18.5.1 Sendet me vlerë si paratë, metalet e çmuara, çelësat, syzet (syze dielli dhe/ose syze leximi), pajisjet elektronike (laptopë, iPad-ë, tabletë, luajtës MP3, celularë, kamera), lentet e kontaktit, protezat, mjekimet, dokumentet e rëndësishme (diploma, certifikata të tjera, kredenciale, pasaporta, patenta, letra me vlerë), etj. dhe sendet delikate duhet të mbahen në bagazhin e dorës, jo në bagazhin normal, dhe janë nën kujdesin e pasagjerëve.

18.5.2 Megjithatë, nëse pasagjerët zgjedhin të vendosin sendet me vlerë në bagazhin e tyre normal, nuk do të pranohen pretendime për përgjegjësi. Rastet e veprimit të qëllimshëm ose nga pakujdesia e rëndë, përjashtohen nga sa më sipër.

18.6 Karrocat e fëmijëve:

18.6.1 Karrocat e fëmijëve do të transportohen si bagazhe të veçanta (maksimumi 1 karrocë fëmije për pasagjer). Karrocat e fëmijëve duhet të palosen. Karrocat e fëmijëve që nuk palosen nuk mund të pranohen për transport Regjistrimi duhet të kryhet me telefon përmes linjës direkte të shërbimit ndaj klientit, të paktën 48 orë para nisjes së udhëtimit.

18.6.2 Karrocat e fëmijëve do të transportohen pa pagesë.

18.7 Biçikletat:

18.7.1 Në disa itinerare mund të transportohen biçikleta. Biçikletat duhet të jetë me madhësi standarde, pa struktura shtesa, dhe nuk duhet të tejkalojnë peshën 25 kg. Biçikletat elektrike, biçikletat elektrike me pedale, biçikletat dyshe ose biçikletat me tri rrota përjashtohen nga e drejta për transport.

18.7.2 Ne rekomandojmë që të gjithë pasagjerët që dëshirojnë të marrin një biçikletë me vete të rezervojnë paraprakisht udhëtimin dhe hapësirën për biçikletën.

18.7.3 Transporti i biçikletave do të kryhet vetëm në kontekstin e kapacitetit të disponueshëm maksimal prej 5 biçikletash për autobus. Nuk do të ketë pretendime të përgjithshme për transportin e biçikletave.

18.7.4 Transporti i biçikletave kushton 9€, pavarësisht gjatësisë së itinerarit të rezervuar dhe çmimit të biletës. Karroca është te mbajtëset e biçikletave. Në raste të veçanta, transporti është i mundur vetëm në çanta të përshtatshme në vendin e bagazheve (p.sh. biçikletë që paloset). Në këtë rast, duhet të njoftohet shërbimi ndaj klientit (shiko edhe pikën 18.3.5).

18.8 Nuk ka mbulim me siguracion për artikujt që janë harruar ose lënë në autobus. Në rast se pasagjerët kanë lënë artikuj në autobus, duhet të plotësojnë formularin e sendeve të humbura e të gjetura në portalet në internet të FlixMobility.

18.9 Substancat dhe objektet e rrezikshme nuk lejohen gjatë udhëtimit, veçanërisht

  • substancat shpërthyese, lehtësisht të djegshme, radioaktive, me erë ose gërryese.
  • sende jo të paketuara ose të pambrojtura që mund të dëmtojnë pasagjerët e tjerë.

Këtu përfshihen artikuj si armë, municione dhe fishekzjarrë.

19 Transporti i kafshëve

19.1 Kryesisht përjashtohet transporti i qenve dhe kafshëve të tjera në autobusët e udhëtimeve të gjata.

19.2 Rregullat e specifikuara te 16.2.3 si dhe te 16.2.4 zbatohen për qentë udhërrëfyes dhe ndihmës në lëvizje.

20 Të drejtat e pasagjerit në rast vonesash ose anulimi

20.1 Në rast të anulimeve ose vonesave, kompanitë Flix ose operatori i stacionit të autobusëve do të njoftojnë pasagjerët për situatën që nisen nga një terminal i mbushur sa më shpejt të jetë e mundur, dhe të paktën 30 minuta pas orarit të planifikuar të nisjes, si dhe do t’i informojnë ata për orarin e parashikuar të nisjes sapo ky informacion të vihet në dispozicion. Kompanitë Flix u ofrojnë të gjithë pasagjerëve, veçanërisht atyre që nisen nga stacione autobusësh pa personel, informacion elektronik lidhur me anulimet ose vonesat. Në mënyrë që të marrin këtë informacion, pasagjerët duhet të japin të dhënat e nevojshme të kontaktit (p.sh. numrin e telefonit celular).

20.2 Nëse është e arsyeshme që të supozohet se fillimi i udhëtimit të parashikuar duhet të anulohet, ai do të shtyhet me jo më shumë se 120 minuta ose na rast të mbirezervimeve, pasagjerët mund të veprojnë si më poshtë: (a) duke vazhduar udhëtimin e tyre, sa më shpejtë të jetë e mundur, në një itinerar tjetër, i cili të çon në destinacionin e përcaktuar në kontratën e transportit, me kushte të njëjta me ato të caktuara në kontratë ose (b) duke kërkuar rimbursim të çmimit të biletës dhe udhëtim kthimi falas me autobus në vendin e nisjes të përcaktuar në kontratën e transportit, sipas rastit. Pretendimet për rimbursim të plotë të çmimit të paguar të biletës vlejnë për të dyja pjesët e udhëtimit të përfunduar si dhe për pjesën e papërfunduar në rast se udhëtimi nuk realizohet sipas planeve fillestare të pasagjerëve për udhëtimin. Rimbursimi do të jetë monetar dhe bëhet brenda 14 ditëve nga marrja e kërkesës për kompensim ose pasagjerëve iu është dhënë e drejta e zgjedhjes mes pikës (a) ose (b) më sipër, veç nëse ata bien dakord për një formë tjetër rimbursimi.

20.3 FlixMobility do t’ju ofrojë pasagjerëve akomodim pa pagesë në një hotel ose formë tjetër banese, si dhe do të mbështesë organizimin e transportit midis stacionit të autobusëve dhe vendit të akomodimit, në rast se kërkohet qëndrim për 1 natë ose më shumë si rrjedhojë e anulimit të udhëtimit ose vonesës nga një stacion autobusësh që kalon 90 minuta në rastin e udhëtimeve me një gjatësi të planifikuar prej më shumë se 3 orësh. Në këtë rast, FlixMobility do t’iu ofrojë pasagjerëve ushqime të lehta, vakte ose pije freskuese në raport me periudhën e pritjes ose të vonesës, me kusht që këto të jenë të disponueshme në autobus ose në stacionin e autobusit, ose të mund të sigurohen në një mënyrë të arsyeshme. FlixMobility do të kufizojë koston e përgjithshme të akomodimit, duke përjashtuar kostot e transportit nga stacionit i autobusit deri te banesa, deri në 80€ nata për pasagjer dhe maksimumi deri në 2 net. Pretendimi i sipërpërmendur për akomodim falas në një hotel ose formë tjetër banese nuk do të zbatohet në rast se FlixMobility arrin të vërtetojë që anulimi ose vonesa është shkaktuar nga kushtet e këqija të motit ose fatkeqësitë e rënda natyrore, të cilat rrezikojnë mbarëvajtjen e sigurt të shërbimit të planifikuar me autobus.

20.4 Në rast se automjeti del jashtë shërbimi gjatë udhëtimit, FlixMobility do t'u ofrojë pasagjerëve vazhdimin e transportit me një automjet zëvendësues ose transport deri tek një pikë e përshtatshme pritjeje nga ku mund të vazhdohet udhëtimi.

20.5 Pretendimet e tjera që burojnë nga dëmet e shkaktuara nga anulimi ose vonesa nuk do të përjashtohen.

21 Përgjegjësia

21.1 Në rast të neglizhencës së vogël, përgjegjësia do të merret , përveç rastit të dëmtimit të jetës, gjymtyrëve ose shëndetit, vetëmnëse shkelen detyrimet thelbësore kontraktuale. Përgjegjësia e pakufizuar për veprime të qëllimshme dhe pakujdesi të rëndë, do të vazhdojë të zbatohet.

21.2 Përgjegjësia për dëm kolateral do të përjashtohet në rastet e neglizhencës së zakonshme. Kjo nuk do të zbatohet në rastet e dëmtimit fizik, të jetës dhe shëndetit, në mënyrë të qëllimshme ose nga pakujdesia.

21.3 Niveli i kompensimit në rastet e vdekjes dhe dëmtimit fizik do të kufizohet në 220,000 euro për pasagjer, ku niveli i kompensimit brenda fushës së zbatimit të StVG-së (Ligji i Trafikut Rrugor) do të mbetet shprehimisht i rezervuar.

21.4 Përgjegjësia dhe niveli i kompensimit për dëmet ndaj bagazheve do të kufizohet dhe përjashtohet si vijon:

21.4.1 Në rastin e dëmtimit të artikujve të bagazhit nga një aksident që përfshin autobusin, ose humbjen e artikujve të bagazhit që rezulton nga po ky aksident, niveli i kompensimit për çdo kompensim dëmi për pasagjer dhe artikull bagazhi do të kufizohet në 1,200€.

21.4.2 Përgjegjësia do të përjashtohet në rastet e humbjes së artikujve të bagazheve që nuk lidhen me një aksident ku përfshihet autobusi, plus ngatërresën ose vjedhjen e këtyre artikujve, përveç rasteve të qëllimshme dhe neglizhencës së madhe.

21.4.3 Përgjegjësia për dëmet ose dëmet e mëtejshme që rrjedhin nga mospaketimi i artikujve të bagazheve nga ana e pasagjerëve në një mënyrë të përshtatshme do të përjashtohet, përveç rasteve të qëllimshme dhe neglizhencës së madhe.

21.5 Kompensimi në rastin e dëmtimit të karrocave me rrota dhe pajisjeve të tjera të lëvizjes apo pajisjeve ndihmëse do të konsiderohet gjithmonë i barabartë, minimalisht, me vlerën e zëvendësimit ose koston e riparimit të pajisjeve të humbura ose të dëmtuara. Gjatë procesit, do të bëhen të gjitha përpjekjet për të siguruar një zëvendësim të përkohshëm, që të përkojë me veçoritë teknike dhe funksionale të karriges me rrota që ka humbur ose është dëmtuara, ose të pajisjeve të tjera të lëvizjes.

21.6 Shuma e kompensimit për dëmtimin e të gjitha sendeve të tjera në pronësi, që nuk është as dëmtim aksidental i bagazheve dhe as dëmtim i karrocave me rrota apo pajisjeve të tjera ndihmëse për lëvizjen, do të kufizohet në 1,000€, në përputhje me pjesën 23 të ligjit gjerman për transportin publik (Personenbeförderungsgesetz), veç nëse dëmtimi i sendeve në pronësi bazohet në qëllim ose neglizhencë të madhe.

21.7 Kufizimet dhe përjashtimet e përgjegjësisë nuk do të zbatohen për një përgjegjësi të detyrueshme ligjore pa faj ose nëse në raste individuale kur është marrë përgjegjësi për një garanci pa faj.

Për udhëtimet e kryera nga FlixBus Polska sp. z o.o. dhe transportuesit e tjerë polakë, klauzolat 21.1 dhe 21.7 nuk zbatohen. Në këtë kuadër, zbatohen dispozitat e përgjithshme të legjislacionit polak, përfshirë dispozitat e Kodit Civil të Polonisë dhe aktit polak të ligjit për transportin.

21.8 Për udhëtimet brenda Polonisë ose ato ndërkombëtare nga Polonia, aplikohet procedura në vijim për ankesat (21.8.1 deri në 21.8.9).

21.8.1 Ankesat që rrjedhin nga kontrata e arritur për ngarkesën me transportuesin, përfshirë ato që lidhen me rezervimin e ngarkesës, duhet të dërgohen nëpërmjet formularit në portalet online të FlixMobility, me shkrim tek shoferi i autobusit ose të dërgohen me tekst (me email të regjistruar) në adresën e mëposhtme të transportuesit: FlixBus Polska sp. z o.o., ul. Fabryczna 5A, 00-466 Varshavë, Poloni. Ankesat mund të dërgohen brenda një viti nga data e ndodhjes së rrethanave që janë subjekt i ankesës. Mbajtësi i duhur është pasagjeri ose përfaqësuesi i tij, përfaqësuesi ligjor ose pasardhësi i tij ligjor.

21.8.2 Ankesa duhet të përfshijë, në veçanti, personin që dorëzon ankesën, përshkrimin e rrethanave dhe të shqetësimeve të ngritura, vlerësimin e dëmit të shkaktuar, përcaktimin e pretendimit (shuma e kompensimit), nënshkrimin e personit që dorëzon ankesën. Ankesat duhet të shoqërohen me blietën origjinale ose kopje të saj, si dhe dokumente të tjera që lidhen me kontratën e arritur për ngarkesën, përfshirë ato dokumente që vërtetojnë përfitimin e transportit falas ose me çmim të reduktuar.

21.8.3 Në rastin e ankesave që lidhen me bagazhet, jeni të lutur të përshkruani dëmin ose rrethanat që kanë ndodhur.

21.8.4 Nëse nuk plotësohen kushtet e përmendura më lart për dorëzimin e ankesës, ose nëse nevojitet informacion shtesë për ta shqyrtuar ankesën, transportuesi telefonon personin që ka dorëzuar ankesën për të ndrequr mangësitë ose për të ofruar shpjegime shtesë brenda 14 ditëve nga dita e marrjes së kërkesës. Mospërgjigjja e telefonatës brenda afatit të caktuar sjell mosnjohje të ankesës.

21.8.5 Transportuesi e shqyrton ankesën brenda 30 ditëve nga data e dorëzimit të ankesës ose nga data e marrjes së ankesës së përfunduar.

21.8.6 Mosshqyrtimi i ankesës brenda afatit të caktuar sjell pranimin e saj.

21.8.7 Kushdo që dorëzon një ankesë, e cila nuk është pranuar plotësisht ose pjesërisht, mund të apelojë. Transportuesi shqyrton apelimin brenda 14 ditëve nga data e marrjes së tij.

21.8.8 Ndjekja e pretendimeve me procedurë gjyqësore mund të kryeht pasi është ezauruar procedura e ankesës.

21.8.9 Kushtet e tjera dhe procedura e detajuarhollësishme e trajtimit të ankesave rregullohen nga akti polak i ligjit për transportin dhe rregulloret ekzekutive.

22 Kushtet e përgjithshme të transportit

Përveç këtyre "Kushteve të Veçanta të Transportit", në versionin aktual do të zbatohet urdhri ligjor për "Kushtet e përgjithshme të transportit me tramvaj dhe autobus dhe shërbimet e planifikuara me automjete motorike", datë 27 shkurt 1970, (Fletorja Zyrtare Federale I, faqe 230).

Ajo që përshkruhet më sipër nuk aplikohet për udhëtimet e kryera nga FlixBus Polska sp. z o.o. dhe transportuesit e tjerë polakë.

23 Vendi i juridiksionit

Juridiksioni për shitësit e përgjithshëm, personat juridikë dhe fizikë, të cilët nuk kanë juridiksion të përgjithshëm në Gjermani - si dhe për individët që kanë transferuar vendin e tyre të vendbanimit ose banesën e përhershme pas përfundimit të një kontrate transporti, dhe që vendbanimi apo banesa e përhershme e të cilëve nuk dihet - është Mynih.

Ajo që përshkruhet më sipër nuk aplikohet për udhëtimet e kryera nga FlixBus Polska sp. z o.o. dhe transportuesit e tjerë polakë.

24 Dispozitat e paefektshme

Në rast se dispozitat individuale brenda këtyre kushteve të përgjithshme të punës të transportit duhet të jenë ose të bëhen plotësisht ose pjesërisht të paefektshme ose të pavlefshme, në parim, kjo nuk do të kompromentojë efikasitetin e kontratës së transportit në tërësi.

*Mbani parasysh se tarifat për thirrjet nga linjat fikse si dhe nga telefonat celularë varen nga çmimet individuale të operatorit.