FAQ

Para udhëtimit:

   

Të gjitha linjat që mund të rezervohen në sistemin tonë të rezervimeve mund t’i gjesh në aplikacionin FlixBus dhe në https://www.flixbus.al. Rrjetin aktual mund ta gjesh në faqen tonë të internetit në seksionin Itineraret e Autobusit.

Nëse je duke udhëtuar në grup, ke edhe opsionin të marrësh me qira për vete të gjithë autobusin përfshirë drejtuesin e tij, me FlixBus me Qira. Autobusi ynë do të të marrë te dera e shtëpisë dhe do të ndjekë itinerarin tënd individual të udhëtimit. Shko te www.mieten.flixbus.de, fut itinerarin e udhëtimit, llogarit menjëherë çmimin, rezervo falas dhe prit udhëtimin tënd!

   

Linjat tona mund të rezervohen afërsisht nga 4 deri në 6 javë para datës së nisjes në aplikacionin tonë dhe në faqen e internetit. Ne punojmë fort çdo ditë duke zgjeruar rrjetin tonë të itinerareve dhe duke përmirësuar linjat tona ekzistuese. Ka tre gjëra që i vlerësojmë jashtëzakonisht shumë: përpikërinë, oraret e përshtatshme të nisjes dhe linjat më të mira të transportit. Zakonisht ne nuk shesim bileta më shumë se një muaj përpara që të mund të zbatojmë reagimet dhe përmirësimet sa më shpejt të jetë e mundur.

Nëse dëshiron të marrësh përditësime për itineraret e reja, regjistrohu në Buletinin Informativ ose bëhu ndjekës i yni në Facebook.

   

Mënyra më e lehtë është ta kërkosh stacionin tënd drejtpërdrejtë në aplikacionin tonë. Zgjidh stacionin tënd, kliko te shigjeta në anën e sipërme djathtas dhe do të nisë navigimi. Do të gjesh një listë të vendeve të nisjes në aplikacionin tonë nën skedën “Stacionet e Autobusit” dhe në pasqyrën e stacioneve. Vetëm kliko në një qytet të caktuar dhe do të marrësh adresën e stacionit(eve) të autobusit si dhe një hartë. Hartat e stacioneve përkatëse të autobusit janë gjithashtu të përfshira në konfirmimin e rezervimit tënd.

Zakonisht stacionet e autobusit janë të etiketuar si të tilla, kudo që ato ndodhen.

   

Mënyra më e lehtë është të rezervosh udhëtimin tënd drejtpërdrejt me aplikacionin tonë në telefonin tënd inteligjent. Pastaj bileta jote thjesht ruhet te “Biletat e Mia” dhe kur të hipësh në bord mund ta tregosh atë në celularin tënd. Për më tepër, të jesh i sigurt që do të përfitosh çmimet më të mira, njësoj sikur të rezervosh në faqen e internetit. Kjo do të thotë që ti gjithmonë përfiton çmimin më të mirë. Në aplikacionin tonë ka gjithmonë promocione ekskluzive. Ti thjesht merr konfirmimin e rezervimin tënd përmes emailit (të lutem kontrollo edhe dosjen “spam”).

Udhëtimet e tua mund t'i rezervosh edhe duke kontaktuar linjën tonë të shërbimit ndaj klientit (+49 (0)30 300 137 300*), në pikat e shitjes së biletave/agjencitë e udhëtimit ose drejtpërdrejt me shoferin e autobusit. Të lutem ki parasysh se në autobus do të paguash çmimin normal (për të rritur dhe fëmijë) dhe do mund të blesh biletë vetëm nëse ka vende të lira. Fatkeqësisht, kur blerjen e biletës e bën në autobus, nuk mund të përfitosh nga çmimet speciale dhe të reduktuara si dhe nga uljet në grup. Mandati për pagesa me para në dorë në autobus shërben edhe si konfirmim i biletës/rezervimit.

   

Alternativat e pagesës varen nga vendi ku ke bërë rezervimin:

Rezervimi në internet: debitim direkt, kartë krediti (Visa /Mastercard/Amex), Paypal, Sofortüberweisung, Carte Bleue dhe iDEal.
Me drejtuesin e autobusit: Ti do të marrësh një mandat kur rezervon një vend në bord. Mandati shërben edhe si konfirmim i biletës/rezervimit. Kujdes: Kur blen bileta drejtpërdrejt nga drejtuesi i autobusit, gjithmonë do të paguash çmimin normal. Biletat e kursimit/me ulje janë në dispozicion kur blen bileta në internet ose në njërën prej pikave të shitjes së biletave/agjencive tona të udhëtimit. Pagesa me kartë nuk është e mundur në bordin e autobusëve tanë. Ju lutemi mbani parasysh se në Suedi pranohen pagesa vetëm me kartë krediti (MasterCard, Visa, American Express, Maestro, Visa Electron, V Pay, JCB, Diners Club, China Union Pay). Gjithashtu, ju mund ta blini biletën tuaj te shoferi i autobusit me sistemet e pagesave me celular, të cilat bazohen te NFC (p.sh. Swish, Mobile Pay, Apple Pay, Android Pay).
Pikat e shitjes së biletave/agjencitë e udhëtimit: Të gjitha agjencitë tona ofrojnë një llojshmëri mënyrash për pagesë, por në çdo rast pagesa me para në dorë është gjithnjë e mundur.
Përmes telefonit: Kartë krediti (Mastercard/Visa/Amex), debi direkte për klientët me vendbanim në Gjermani.

Të lutem ki parasysh që alternativa të caktuara pagesash përfshijnë edhe tarifa të palëve të treta. Megjithatë, ka gjithmonë një alternativë pagese pa tarifa. Tarifat do të shfaqen gjatë procesit të rezervimit.

   

Ti mund ta përfitosh lehtësisht kuponin tënd (p.sh. kartën e dhuratës, kuponin e anulimit) kur rezervon në internet duke përdorur aplikacionin tonë ose faqen e internetit, kur kryen një rezervim përmes telefonit ose kur viziton njërën nga pikat e shitjes së biletave/agjencitë e udhëtimit tona. Pasi të kesh përzgjedhur udhëtimin tënd të dëshiruar me autobus dhe ta kesh konfirmuar për pagesë, do të kesh mundësinë të vendosësh kodin e kuponit. Të lutem ki parasysh se vetëm një kupon mund të përdoret për rezervim. Pagesat me para në dorë e balancës së kuponit përjashtohet.

Kuponët, vlefshmëria e të cilëve nuk mund të zgjatet, janë kuponët e blerë në dyqanin tonë "Fan Shop". Kodet e kuponëve, që janë nxjerrë në kuadër të një rezervimi të ri ose anulimi, kanë vlefshmëri 1 vit.

   

Nëse ke probleme me rezervimin në internet, ka shumë mundësi të shkaktohen nga shfletuesi yt i internetit. Për të zgjidhur problemin ke alternativat vijuese:

Përdor një shfletues tjetër.
Zbraz kashenë dhe fshij “cookies” dhe më pas rinis shfletuesin e provo sërish.
Përditëso shfletuesin. Ne përdorim standarde të një sigurie mjaft të lartë dhe faqet tona optimizohen për versione të reja shfletuesish. Versionet më të fundit të çdo shfletuesi me lidhjet vijuese mund t’i gjesh këtu: Firefox / Internet Explorer / Google Chrome

Nuk ke marrë email konfirmimi? Kontrollo nëse emaili i konfirmimit është dërguar në dosjen “spam”.

Nëse nuk ke arritur të gjesh ende një zgjidhje për problemin tënd, atëherë të lutem telefono në +49 (0)30 300 137 300*. Ne jemi gjithmonë të lumtur të të ndihmojmë.

   

Një listë të të gjithë agjentëve tanë shitës dhe dyqaneve për shitje biletash mund t’i gjesh në pasqyrën e pikave të shitjes së biletave/agjencive të udhëtimit. Thjesht fut qytetin tënd ose kodin postar në mënyrë që të gjejmë shitësit me pakicë më afër me ju.

   

Po, ti mund ta ndryshosh rezervimin tënd në seksionin “ndrysho/anulo rezervimin“ në faqet tona të internetit ose në pikat e shitjes së biletave/agjencitë e udhëtimit deri 15 minuta para nisjes:

Ndryshimi i numrit tënd të telefonit: Falas. Pastaj do të marrësh një konfirmim për rezervim të ri me një numër të ri rezervimi.

Ndryshimi i emrit të pasagjerit: Falas, me përjashtimet e mëposhtme: Nëse udhëtimi në kohën e anulimit është më i shtrenjtë se çmimi i udhëtimit kur është rezervuar fillimisht, do të tarifohesh për diferencën. Pastaj do të marrësh një konfirmim për rezervim të ri me një numër të ri rezervimi.

Anulimi dhe rezervimi i ri: 

Nëse do të ndryshosh një udhëtim, atëherë vepro si më poshtë:

  • Kontrollo nëse udhëtimi yt i ri i dëshiruar është në dispozicion.
  • Anulo rezervimin tënd të mëparshëm dhe do të përfitosh një kupton, të cilin mund ta përdorësh për rezervimin e ri.
  • Rezervo udhëtimin e ri dhe përdor kuponin që të kanë lëshuar. Më pas do të marrësh një konfirmim të ri për rezervim të ri dhe një numër të ri rezervimi. Nëse çmimi i rezervimit të ri është më shumë se vlera e kuponit, duhet të paguash diferencën.

Lutemi vini re se për çdo anulim ka një  tarifë për çdo pasagjer dhe udhëtim që është tarifa e anulimit.
Kjo tarifë do të shfaqet për ty gjatë procesit të anulimit.

Çfarë ndodh nëse kam bërë pa dashje një gabim gjatë rezervimit?
Nëse vëren se ka pasur një gabim gjatë rezervimit, mund ta ndryshosh ose anulosh biletën mbrapsht menjëherë deri në 60 minuta pas rezervimit, pa paguar tarifë anulimi. Udhëtimet e ndryshuara tashmë, bëjnë përjashtim nga ky rregull.

   

Po, mund ta ndërrosh emrin e pasagjerit të autobusit falas deri 15 minuta para nisjes në faqen tonë “Ndrysho/anulo rezervimin“ ose në njërën prej pikave të shitjes së biletave/agjencive të udhëtimit. Nëse udhëtimi në kohën e anulimit është më i shtrenjtë se çmimi i udhëtimit kur është rezervuar fillimisht, do të tarifohesh për diferencën. Pastaj do të marrësh një konfirmim për rezervim të ri me një numër të ri rezervimi.

   

Gjithmonë do të kesh të garantuar një vend në bordin e autobusëve tanë. Megjithatë, nuk mund të rezervosh një vend të paracaktuar. Nëse dëshiron një vend të posaçëm për udhëtimin tënd, ne rekomandojmë që të mbërrish në stacionin e autobusit jo më vonë se 15 minuta para orarit të nisjes. Nëse vendi yt i dëshiruar është zënë nga një tjetër pasagjer, atëherë mund t'i kërkosh pasagjerit nëse ka dëshirë të ndërrojë vendet. Natyrisht që pasagjerëve tanë me aftësi të kufizuar në lëvizje ose me fëmijë të vegjël iu jepet prioritet në përzgjedhjen e vendeve.

   

Fëmijët udhëtojnë me çmim të ulur. Kjo zbatohet për fëmijë dhe të mitur, që nuk kanë arritur ende moshën 15 vjeç. Nëse çmimi i ulur i ofruar është nën vlerën e reduktuar, fëmija do të përfitojë automatikisht vlerën më pak të shtrenjtë.
Fëmijët e vegjël mes moshës 0 dhe 3 vjeç duhet të transportohen në vendet për fëmijë. Ata duhet të sigurohen gjatë udhëtimit duke përdorur rripin e sigurimit ofruar në autobus. Vendi për fëmijë duhet të sigurohet me një rrip sigurimi fiksuar në dy pika dhe ai duhet të shoqërohet nga kujdestari i tij.

Fëmijët dhe të miturit që nuk kanë arritur moshën 10 vjeç do të lejohen të udhëtojmë vetëm në linjat kombëtare dhe ndërkombëtare, nëse gjatë udhëtimit shoqërohen nga një i rritur.
Fëmijët dhe të miturit mes moshës 10 dhe 14 vjeç lejohen të udhëtojnë në autobusët tanë pa një shoqërues vetëm nëse kujdestari i tyre ligjor na ka dhënë një konfirmim me shkrim gjatë procesit të rezervimit se i miturit është i aftë dhe kompetent për të ndërmarrë këtë udhëtim vetëm dhe pa mbikëqyrje. FlixMobility, FlixCompanies dhe kompanitë tona partnere nuk mbajnë përgjegjësi për të miturit. Fëmijët që udhëtojnë vetëm nuk mund të transportohen përtej kufijve kombëtarë dhe as me autobusët e natës. Përveç kësaj, fëmijët që udhëtojnë vetëm nuk mund të ndërmarrin udhëtime që përfshijnë lidhje me tranzit.

Adoleshentët nga mosha 15 vjeç e lart mund të udhëtojnë me ne vetëm. Për linjat ndërkombëtare, kujdestari ligjor duhet të garantojë që adoleshenti posedon të gjitha dokumentet dhe letrat e identifikimit që kërkohen për të kaluar kufirin.

Në çdo linjë brenda Francës, ose në linjat ndërkombëtare nga Franca, të miturit nën moshën 16 vjeç duhet të shoqërohen nga një prind ose kujdestar. Nëse të rinjtë e moshës 16 ose 17 vjeç nisen për udhëtime ndërkombëtare nga Franca, prindërit e tyre ose kujdestarët duhet të garantojnë që kanë të gjitha dokumentet dhe letërnjoftimet që kërkohen për kalimin e kufirit me ta (kartë identiteti/pasaportë dhe vizë, nëse kërkohen).

Në linjat brenda Danimarkës, të miturit nën moshën 16 vjeç mund të udhëtojnë vetëm, madje edhe në udhëtime mes linjave, nëse prindi ose kujdestari ligjor e ka konfirmuar me shkrim që i mituri në fjalë është i aftë dhe në pozicionin për të filluar udhëtime pa shoqërim dhe pa mbikëqyrje. FlixBus nuk e përcakton shprehimisht që detyrimin për mbikëqyrjen e të miturit.

   

Këtu mund të gjesh informacione rreth alternativave të transportin e pasagjerëve me aftësi dhe lëvizje të kufizuar. Në mënyrë që të verifikojmë nëse mund t'ju ofrojmë transport, kërkojmë që të gjithë pasagjerët, të cilët duhet të udhëtojnë në një karrige me rrota të kontaktojnë shërbimin tonë ndaj klientit brenda 2 javësh në rastin më të parë dhe jo më vonë se 7 ditë para rezervimit. Periudha e njoftimit ulet në 36 orë para nisjes për këdo tjetër, që arrin të kalojë në një vend të zakonshëm pasagjeri, pavarësisht aftësisë apo lëvizjes së kufizuar.

A mund të udhëtoj nëpër të gjithë rrjetin pavarësisht aftësisë sime të kufizuar?

Përgjithësisht ne transportojmë këdo - pavarësisht aftësisë së tyre të kufizuar. Megjithatë, aktualisht nuk përmbushen ende të gjitha kërkesat për të mundësuar transportimin e të gjithëve në çdo kohë dhe në çdo linjë. Nga njëra anë, kjo varet nga kushtet strukturore të autobusëve që përdorim. Nga ana tjetër, kërkesat infrastrukturore nuk janë pa pengesa për secilën ndalesë. FlixBus ka vetëm pak autobusë pa pengesa për momentin dhe përdoren në mënyrë fleksibël në një sërë linjash të ndryshme. Stacionet janë nën përgjegjësinë e operatorit përkatës të tyre.
Nëse ke lëvizje të kufizuar dhe arrin të hipësh në bord e të zbresësh nga autobusi në mënyrë të pavarur or me ndihmën e një shoqëruesi, atëherë ne mund t’ju transportojmë në të gjitha linjat tona. 
Nëse mbështetesh në një karrocë me rrota, por mund të ngrihesh e të hipësh në autobus vetë, mund të udhëtosh gjithashtu me ne në të gjitha linjat.
Nëse mbështetesh gjithashtu në karrocën tënd me rrota në autobus, aktualisht mund të të ofrojmë transport pas një inspektimi të kujdesshëm paraprak të karrocës tënde me rrota dhe në itinerare të caktuara për arsye operacionale.   

Si dhe kur mund ta rezervoj udhëtimin tim? 

Nëse je i detyruar të qëndrosh në karrocë me rrota, kontakto shërbimin tonë ndaj klientit brenda 2 javësh në rastin më të parë dhe jo më vonë se 7 ditë para udhëtimin tënd (+49 (0)30 300 137 300*) që të verifikojmë mundësinë tonë për të të ofruar transport. Nëse përmbushen të gjitha kërkesat e nevojshme, shërbimi ynë ndaj klientit do të bëjë një rezervim për ty dhe shoqëruesin tënd nga telefoni, nga e hëna në të premte, nga ora 09:00 deri në 18:00.
Nëse arrin që, pavarësisht kufizimit tënd, të zësh një vend të rregull pasagjeri, mund ta rezervosh vetë biletën dhe nuk ke nevojë të shqetësohesh për kufizimin e kohës së njoftimit. Ti duhet të na kontaktosh 36 orë para nisjes, nëse duhet të vendosësh pajisjet për të ndihmuar lëvizjen, karrocat me rrota apo pajisjet ndihmëse ortopedike në bagazh ose nëse ke një shoqërues apo qen udhërrëfyes.

Çfarë kostosh ka për shoqëruesin tim ose qenin bashkudhëtar?

Nëse ke vërtetuar që të nevojitet shoqërim i vazhdueshëm, shoqëruesi yt si dhe qeni bashkudhëtar do të udhëtojnë falas. Edhe për qenin tënd bashkëudhëtar do të rezervohet një vend.
Pas nisjes, shoqëruesi yt do të udhëtojë falas nëse ke vërtetuar që të nevojitet shoqërim i vazhdueshëm. Për këtë qëllim, kur të nisesh, paraqit dokumentin përkatës që tregon nevojën për shoqërim të vazhdueshëm, për shembull

  • në Gjermani, Schwerbehindertenausweis (aboneja e invalidit) ose një certifikatë doktori
  • në Francë, Carte D'Invalidité (Besoin d?Accompagnement) 
  • në Itali: certifikatat që jepen nga autoriteti shëndetësor vendas (ASL) ose "Instituti Kombëtar i Mirëqenies Sociale" (INPS)
  • në Republikën Çeke, kartë e vlefshme "ZTP/P" e lëshuar në Republikën Çeke

E njëjta gjë zbatohet edhe për qenin tënd bashkudhëtar. Gjithashtu do të të duhet dëshmi që qeni yt ka përfunduar një program të certifikuar trajnimi për qentë bashkudhëtarë ose udhërrëfyes.

Çfarë kërkesash duhet të plotësojë karroca ime me rrota që ta fus në kabinën e pasagjerit?

Në kabinën e pasagjerit për autobusët për udhëtime të gjata, mund të transportojmë vetëm karroca me rrota që përputhen me DIN EN 12183 ose DIN EN 12184 për përdorim si një vend pasagjeri dhe kanë një sistem kontrolli në përputhje me DIN 75078-2. Veç kësaj, zbatohen dimensionet maksimale vijuese: gjerësia maks. 80 cm x gjatësi 120 cm / 250 kg peshë totale.
Nëse gjatë kontrollit përcaktohet që karroca jote me rrota nuk i përmbush këto kërkesa, pavarësisht garancisë së mëparshme me shkrim, nuk mund ta pranojmë atë në bord dhe e drejta jote për udhëtim skadon pa zëvendësim.

A janë stacionet e autobusit pa pengesë? 

Njësoj si shndërrimi i flotës së autobusëve tanë, ristrukturimi i stacioneve për t’u bërë pa pengesa do të zgjasë ca kohë, kjo do të thotë se ende nuk jemi në gjendje të ofrojmë një rrjet gjithëpërfshirës mbarëkombëtar. Megjithatë, meqenëse stacionet nuk i operojmë ne, për momentin nuk mund të japim informacione të mjaftueshme për infrastrukturën. Prandaj rekomandojmë që të kontaktosh operatorin e stacionit lokal rreth pajisjeve aktuale në to, para udhëtimit tënd.

Si dhe ku mund të marr asistencë?

Për të patur një udhëtim sa më të këndshëm ne Ju rekomandojmë që të udhëtoni së bashku me një person tjetër, i cili në rast nevoje mund t“ju garantojë edhe ndihmën e kërkuar. Ju lutemi kontaktoni në kohën e duhur me ne, me qëllim që të kemi mundësi të kujdesemi për detajet e udhëtimit Tënd. Për këtë është e domosdoshme që ti të na paraqesësh kërkesat e tua ( ndihmë për hipje dhe zbritje;udhëzime për mobilitet të kufizuar etj.) jo më vonë se 36 orë para udhëtimit të planifikuar.

   

Ne ofrojmë dy alternativa për të siguruar ty dhe grupit tënd një transport të përballueshëm:

Nëse kërkon alternativa fleksibël dhe të udhëtosh sipas dëshirës, mund të rezervosh autobus personal me drejtues në www.mieten.flixbus.de. Këtu përfshihet çdo gjë – marrja te pragu i derës, transporti direkt në destinacion, përdorimi i autobusit në destinacionin tënd sipas kërkesës. Ti mund të rezervosh në çast me ekspozimin e menjëhershëm të çmimeve dhe të shijosh një udhëtim të rehatshëm për ty dhe grupin tënd. Dhe, nëse ndërron mendje, mund ta anulosh udhëtimin falas deri në 14 ditë para nisjes.

Ne gjithashtu ofrojmë një çmim me ulje në grup për shërbimin tonë të rregullt për grupe nga 3 deri në 40 veta. Këtë mund ta rezervosh drejtpërdrejt te “Rezervimi” kur të vihet në dispozicion. Megjithatë, duhet të rezervosh të paktën një ditë përpara. Nëse çmimi i veçantë është më i ulët se vlera në grup, do të shohësh çmimin e veçantë, që do të thotë se gjithmonë ke zgjedhjen e rezervimit me çmimin më të lirë. 

Nëse do të shkosh diku që nuk mbulohet nga shërbimi ynë i rregullt, ti ke zgjedhjen të marrësh me qira një autobus. Gjatë udhëtimit tënd fleksibiliteti i plotë dhe rehatia është e garantuar.

   

Për udhëtimet drejt një shteti tjetër, sigurohu që të kesh të gjitha dokumentet e nevojshme dhe kartën e identitetit për kalimin e kufirit. Të lutemi mos e kyç valixhen në mënyrë që të jesh në përputhje me standardet doganore, dhe etiketoje me emrin dhe adresën tënde për të shmangur çdo ngatërrim.

Veç kësaj, të lutem kushtoji vëmendje pasaportës, vizës, monedhës së huaj dhe rregullave shëndetësore. Informacion për këto rregulla mund t’i gjesh te Zyra Federale për të Huajt ose te Policia Federale Gjermane (apo përmes telefonit në: +49 0800 6 888000).

Mbaj gjithashtu parasysh rregullat përkatëse doganore. Për pyetje lidhur me rregullat përkatëse të doganave gjermane, referoju Njësisë Qendrore të Informacionit të Administratës Doganore (enquiries.english@zoll.de ose, për pyetje lidhur me bizneset, në info.gewerblich@zoll.de).

   
A mund të përfitoj një ulje për udhëtime brenda Danimarkës?

Studentët, fëmijët dhe të moshuarit mund të përfitojnë çmime më të ulëta se çmimet e zakonshme kur udhëtojnë brenda Danimarkës. Mbaj parasysh se nëse zgjedh të rezervosh dhe udhëtosh me një çmim kaq të ulët, drejtuesi i autobusit do të kërkojë të tregosh një dokument të vlefshëm identifikimi kur të hipësh në bord.

Studentë: Një zbritje prej 25% aplikohet për studentët e regjistruar me një kartë të vlefshme identiteti për studentë. Kartat e pranuara të identifikimit janë këto? Dokumentet e pranuara të identifikimit janë si vijon:

  • Dokument i vlefshëm identifikimi studenti me foto dhe datë skadimi
  • Dokument i vlefshëm identifikimi studenti me foto dhe letra regjistrimi lëshuar 12 muajt e fundit
  • Kartë e vlefshme të rinjsh (Ungdomskort danez, lëshuar nga Trafikselskabet NT, Midttrafik, FynBus, Sydtrafik, DSB ose Movia)
  • Kartë e vlefshme studenti ISIC

Të moshuarit: Një ulje prej 25% vjetërsi aplikohet për ata njerëz mbi 64 vjeç dhe që marrin pension sipas ligjit danez mbi pensionin shoqëror. Dokumentet e pranuara të identifikimit janë si vijon:

  • Dokument i vlefshëm identifikimi që tregon moshën mbi 64 vjeç, si karta e sigurimeve shëndetësore, patenta ose pasaporta
  • Deklaratë pensioni danez lëshuar nga një bashki daneze (pensionmeddelelse) së bashku me dokumentin e identifikimit si karta e sigurimeve shëndetësore, patenta ose pasaporta

Fëmijët: Ulja për fëmijët ndahet në dy kategori. Fëmijë të moshës 0 - 11 vjeç dhe gjithashtu fëmijë të moshës 12 - 15 vjeç. Në raste dyshimi, fëmijët kanë nevojë për dokument të vlefshëm identifikimi që konfirmon moshën e tyre. Dokumentet e pranuara të identifikimit janë si vijon:

  • Kartë shëndetësore daneze (e verdhë) ose ndërkombëtare (blu)
  • Pasaportë
Fëmijët që udhëtojnë vetëm mund të rezervojnë bileta me një çmim prej 50% ulje. Deri në dy fëmijë nën moshën 12 vjeç mund të udhëtojnë falas kur shoqërohen nga dikush mbi moshën 15 vjeç. Një fëmijë nën moshën 12 vjeç mund të udhëtojë falas kur shoqërohet nga një i mitur mosha 12 - 15 vjeç.

Ju lutem kini parasysh që biletat e porositura në kategoritë e fëmijëve, studentëve dhe pleqve janë të vlefshme vetëm me kartën e identitetit të lartpërmendur. Nëse karta e kërkuar e identitetit nuk i tregohet drejtuesit, bileta me zbritje nuk vlen më dhe duhet të blihet një biletë e rregullt për të hipur në autobus.

Ushtarët danezë në shërbimin e detyrueshëm ushtarak mund të udhëtojnë falas duke paraqitur dokumentacionin e duhur dhe dokumentin e identifikimit për këtë shërbim. Është i nevojshëm rezervimi i një vendi. Rezervimi duhet të kryhet përmes kësaj adrese sherbimi@flixbus.al.

   

Studentë, fëmijë, nxënës dhe persona invalidë ose persona me lëvizshmëri të kufizuar si dhe ndihmësit e tyre mund të përfitojnë çmime më të lira se çmimet normale kur udhëtojnë brenda Republikës Çeke. Ju lutemi mbani parasysh se gjatë rezervimit dhe udhëtimit me çmim të reduktuar, përpara ngjitjes në autobus duhet t'i tregoni shoferit të autobusit një dokument identifikimi të vlefshëm.

Ulja e çmimit për fëmijët është e mundur për

  • Për fëmijët mes moshës 6 dhe 14 vjeç me çdo lloj dokumenti identiteti që mban datën e lindjes (p.sh. karta e sigurimeve)
  • Fëmijët mes moshës 0 dhe 5 vjeç që shoqërohen nga një person mbi 10 vjeç mund të udhëtojnë falas me një kartë identiteti që mban datën e lindjes (p.sh. karta e sigurimeve)

Ulja e çmimit për studentët dhe nxënësit është e vlefshme për studentët dhe nxënësit e regjistruar, të cilët disponojnë një kartë studenti të vlefshme. Dokumentet e identifikimit që konsiderohen të pranueshme janë ato në vijim:

  • Nxënësit 14 vjeç e lart dhe studentët mes moshës 15 dhe 25 vjeç me kartë të vlefshme studenti ose nxënësi lëshuar nga operatori për një itinerar të caktuar.

Për pasagjerët me aftësi të kufizuar në lëvizje është e mundur një ulje çmimi kur paraqitet një kartë ZTP ose ZTP/P v kartë ZTP/P udhëton pa pagesë.

Të rriturit që vizitojnë një fëmijë në një shtëpi strehimi mund ta përfitojnë zbritjen pas konfirmimit të gjendjes personelit tonë të shërbimit: www.flixbus.al/kompania/na-kontakto.

Mbani parasysh që biletat e porositura në kategoritë e fëmijëve, studentëve, nxënësve dhe pasagjerëve invalidë apo personave me lëvizshmëri të kufizuar janë të vlefshme vetëm me kartën e lartpërmendur të identitetit. Nëse karta e identitetit nuk mund t'i tregohet drejtuesit, atëherë bileta me zbritje nuk është e vlefshme, prandaj duhet blerë një biletë e re e zakonshme për të hipur në autobus.

   

Kodi i kuponit tënd LIDL mund të merret në www.flixbus.com dhe mund të përdoret vetëm për një udhëtim me autobus. Vlefshmëria e kuponit është e kufizuar; në faturë mund të gjesh datën e skadimit të kuponit. Vetëm një kupon për person për udhëtim mund të përftohet. Ka një kufi për numrin e biletave që çdo person mund të blejë e përftojë. Pasi të përftosh kuponin bileta jote nuk mund të anulohet më. Sigurisht që mund ta dhurosh kuponin, megjithatë, rishitja ndalohet. Për pyetje të mëtejshme, dërgo një email në lidl@flixbus.de ose telefono +49 (0)30 300 137 300*.

   

Kuponat dhuratë mund t'i blesh në internet në Fanshop tonë. Këtu mund të zgjedhësh nga vlera të ndryshme. Për më shumë informacion rreth kuponave dhuratë, shko direkt te Fanshop ynë.

   

Po, mund të marrësh. Hidhi një sy ofertave aktuale në FlixBus me Qira. Do ta shohësh menjëherë çmimin, duke e bërë rezervimin të shpejtë e të lehtë. Shërbimi ynë i dhënies me qira të autobusëve të garanton fleksibilitet të plotë dhe rehati gjatë udhëtimit. 

   
Unë dua të krijoj një llogari FlixBus, si duhet të veproj?

Ti ke dy mundësi zgjedhjeje: Ose Ti thjesht regjistroheni në faqen tonë të regjistrimit ose gjatë procesit të rezervimit.

Në faqen e hyrjes Ti jep adresën Tënde të e-mail-it dhe do të marrësh më pas një e-mail që përmban një link për verifikim - kjo ndonjëherë mund të zgjasë disa minuta. Pastaj jep vetëm emrin dhe fjalëkalimin dhe llogaria Jote FlixBus është aktivizuar plotësisht.

Nëse Ti do të krijosh llogarinë Tënde gjatë procesit të rezervimit, ti duhet të vendosësh një shenjë në kutinë përkatëse në faqen e pagesës . Pas përfundimit të rezervimit, e-mail-i do të dërgohet automatikisht për verifikim në adresën e specifikuar për rezervim.

Ti madje mund të lidhësh profilin tënd në Facebook me llogarinë FlixBus edhe pas regjistrimit tënd nëpërmjet e-mail-it.

   
Dua të identifikohem me Facebook, çfarë duhet të bëj?

Në faqen e identifikimit, apo faqen me të dhëna të pasagjerëve ti mund edhe të "Lidhesh me Facebook" dhe të miratosh hapje të reja të dritareve. Kusht paraprak: ti je loguar me profilin tënd në Facebook. Atëherë ti je regjistruar plotësisht dhe do të marrësh një email konfirmimi.

Më shumë nuk është e nevojshme.Sigurisht që ne nuk do të postojmë asgjë në faqen tënde në Facebook.

   
Unë dua të hyni në aplikacion. Pse nuk mundem?

Ne jemi duke punuar që edhe ti të logohesh në aplikacionet tona FlixBus.

Deri atëherë, përdor në aplikacion mundësinë që ta shtosh biletën tënde në skanimin e kodit QR dhe të ruash aty të dhënat e tua të pagesës.

   
Kam harruar fjalëkalimin për llogarinë time FlixBus tim / nnë nuk mund të regjistrohem

Që ti edhe pse ke harruar fjalëkalimin të kesh akses tek të dhënat e tua, ti mund të rivendosësh fjalëkalim tjetër.

   
Llogaria ime ende nuk është vërtetuar, por unë nuk mund të gjejë email konfirmues?

Nëse llogaria jote nuk është vërtetuar, ose nuk e ke marrë email-in konfirmues , ti mund të ridërgosh email-in tënd sërish këtu.

   
Çfarë duhet të di për llogari klienti FlixBus?

Tepër e dobishme është mundësia për të ruajtur metodat e tua të pagesës në llogarinë e klientit! Kështu rezervimi yt na arrin më shpejt, sepse ti nuk ke pse të regjistrosh të dhëna në çdo rezervim.

Nëse ti je i regjistruar, ti mund të autorizosh me një shenjim ruajtjen e informacionit tënd të pagesave. Do të shënohen në llogarinë tënde në "Rezervimet e mia" të gjitha biletat që janë kryer pas regjistrimit me adresën tënde të e-mail.

Ti gjithashtu mund të aktivizosh rezervime edhe për të tjerë - familje ose miq - në llogarinë tënde, sigurohu që ke regjistuar saktë emrat e pasagjerëve.

Informacioni yt personal dhe të dhënat e tua të pagesës janë natyrisht të sigurta me ne - ne nuk i transmetojmë më tej ato. Ti mund të gjesh më shumë informacione tek Politika jonë e privatësisë.

Në autobus:

   

Për të hipur në bordin e autobusit, të duhet një kopje e printuar ose elektronike (qoftë një skedar .pdf ose kod QR) e konfirmimit të rezervimit. Mënyra më e lehtë është që thjesht të paraqesësh direkt biletën tënde duke përdorur aplikacionin FlixBus. Mbaj parasysh që për udhëtimin në një shtet tjetër, duhet të kesh të gjitha dokumentet e nevojshme dhe të identifikimit, që të kalojmë kufirin me ty.

Në fund të procesit të rezervimit do të marrësh konfirmim të rezervimit në formë të printuar si dhe me email (shiko në dosjen “spam”). Nëse bileta blihet nga drejtuesi i autobusit, mandati shërben edhe si konfirmim i biletës/rezervimit.

   

Në udhëtimin tuaj mund të merrni me vete një bagazh dore dhe një bagazh udhëtimi. Etiketoje bagazhin me emrin dhe adresën tënde.

Bagazhi i dorës është një çantë që nuk kalon masën 42 x 30 x 18cm dhe një peshë maksimale prej 7kg, të gjitha sendet me vlerë duhet të mbahen si bagazh dore.
Bagazhi i udhëtimit kufizohet në 1 bagazh me përmasa maksimale përkatësisht 80 x 50 x 30 cm. Lejohet një devijim i vogël nëse perimetri i përgjithshëm i bagazhit nuk tejkalon 160 cm në lartësi, gjerësi dhe gjatësi. Ju mund të merrni me vete maksimumi 20 kg bagazh falas për person.
Bagazhi shtesë: Nëse ka kapacitete ekzistuese, çdo person mund të marrë me vete një bagazh të dytë shtesë. Ai nuk duhet të tejkalojë përmasat e bagazhit të udhëtimit dhe të mos peshojë më shumë se 20 kg. Ky bagazh shtesë kushton 2 euro dhe duhet të specifikohet gjatë rezervimit (nëse është e mundur për udhëtimin) ose pas rezervimit, por megjithatë duhet të njoftohet dhe konfirmohet me telefon pranë shërbimit të klientit jo më herët se 48 orë para nisjes së autobusit: +49 (0)30 300 137 300*. Nuk ekziston një e drejtë e përgjithshme për të transportuar më shumë se një bagazh udhëtimi.

Bagazhi i veçantë: Për një bagazh që është më i madh se bagazhi i udhëtimit duhet të paguani një tarifë 9 euro. Bagazhi nuk duhet të tejkalojë një perimetër të përgjithshëm prej 240 cm (lartësia + gjerësi + thellësi), si dhe peshën prej 30 kg. Përveç kësaj, bagazhi i veçantë duhet të specifikohet gjatë rezervimit (nëse është e mundur për udhëtimin) ose pas udhëtimit, por megjithatë duhet të njoftohet me telefon pranë shërbimit tonë të klientit jo më herët se 48 orë para nisjes së autobusit: +49 (0)30 300 137 300*. Një e drejtë e përgjithshme për çdo pasagjer për të marrë bagazh të rëndë në bord nuk ekziston. Shembuj të bagazhit të rëndë janë pajisje skish dhe instrumente muzikore (rekomandohet transporti në një valixhe mbrojtëse). Të njëjtat rregulla zbatohen për transportin e biçikletave dhe pajisjeve ndihmëse ortopedike. Disa artikuj përjashtohen nga transporti

Për më shumë informacion rreth rregullave dhe rregulloreve të transportit të bagazhit në bordin e autobusëve tanë, shiko Termat dhe kushtet tona.

   

Ju rekomandojmë që bagazhin shtesë ose të veçantë ta lajmëroni gjatë rezervimit. Në rast se dëshironi të shtoni më pas bagazh në udhëtimin tuaj të rezervuar, keni në dispozicion dy opsione:

1) Në rubrikën “Ndryshimi/anulimi i rezervimit” ose në pikat tona të shitjes/zyrat e udhëtimit mund të anuloni udhëtimin tuaj deri 15 minuta para nisjes dhe ta rezervoni sërish me bagazhin e dëshiruar. Procesi është përshkruar në FAQ nën rubrikën “A mund ta ndryshoj, ndërroj rezervimin apo ta anuloj vetë atë?”

2) Në mënyrë alternative, bagazhin shtesë apo të veçantë mund ta regjistrosh për një udhëtim të rezervuar me telefon te shërbimi ynë i klientit. Në këtë rast, kërkesa varet nga kapacitetet e lira në autobus. Pagesa bëhet te shoferi i autobusit.

   

Në shumë prej autobusëve tanë ti mund të marrësh biçikleta të një madhësie standarde dhe pa super struktura (pesha maksimale 25 kg) në bord. Këto mund të shtohen në udhëtimin tënd gjatë procesit të rezervimit për një tarifë shtesë prej 9 ? për artikull. Në të njëjtën kohë me rezervimin kur përzgjedh numrin e pasagjerëve mund të përzgjedhësh njëherazi edhe numrin e biçikletave që do të marrësh në bord.

Karroca është te mbajtëset e biçikletave. Në raste të veçanta, karroca është e mundur vetëm në çanta të përshtatshme në vendin e bagazheve (p.sh. biçikletë që paloset). Në atë rast, duhet të telefononi paraprakisht shërbimin ndaj klientit për të regjistruar biçikletën (shikoni rregulloret për bagazhet e veçanta).

Për të kontrolluar mundësinë e marrjes së një biçiklete elektrike, kontakto shërbimin tonë ndaj klientit në +49 (0)30 300 137 300*.

   

Instrumentet muzikore që nuk kalojnë peshën e bagazhit të dorës dhe dimensionet (42 x 30 x 18 cm, maks. 7kg) mund të merren falas në bord te ndarësja e pasagjerit në vend të një bagazhi të zakonshëm dore. Megjithatë, ti mund të futësh ose bagazhin e dorës ose instrumentin muzikor në ndarëset e pasagjerit.
Instrumentet muzikore që janë më të mëdha se masat e bagazhit të dorës (42 x 30 x 18 cm, maks. 7kg) konsiderohen si bagazhe të rënda dhe duhet të transportohen në portbagazhin e autobusit në valixhen e duhur të transportit. Ne rekomandojmë një kuti të fortë për të shmangur dëmtimet. Në këtë rast çdo artikull i shton një kosto shtesë prej 9 ? rezervimit tënd, i cili duhet të regjistrohet jo më herët se 48 orë para orarit të nisjes, përmes telefonit, te personeli ynë i shërbimit ndaj klientit: +49 (0)30 300 137 300*.
Instrumentet muzikore dhe valixhet e tyre që janë më të mëdha se 135 x 48 x 35 cm përjashtohen nga transporti (p.sh. violonçelat e mëdha.)

   

Për arsye sigurie ne nuk lejojmë kafshë shtëpiake apo kafshë të tjera në bordin e autobusëve tanë me përjashtim të qenve udhërrëfyes dhe të ndihmës, të cilët shoqërojnë pasagjerët invalidë, pas paraqitjes së vërtetimeve përkatëse. Qentë udhërrëfyes dhe të ndihmës transportohen falas dhe duhet të regjistrohen të paktën 36 orë para nisjes, përmes linjës direkte të shërbimit: +49 (0)30 300 137 300*.

   

Autobusët tanë udhëtojnë në itinerare të programuara dhe për rrjedhojë zbatojnë orarin e paracaktuar. Prandaj, fatkeqësisht drejtuesi i autobusit nuk mund të presë pasagjerët që janë me vonesë. Kështu që kërkojmë të marrësh të gjithë kohën e duhur dhe të mbërrish në stacionin e autobusit të paktën 15 minuta para orarit të nisjes.

   

Fatkeqësisht nuk mund të hipësh ose të zbresësh nga autobusi në një vend tjetër ndryshe nga ai që ke rezervuar. Kjo zbatohet edhe për stacione të ndryshme të autobusëve në të njëjtin qytet. Sigurisht që ti mund të ndryshosh vendin ose destinacionin e udhëtimit tënd me autobus në faqen tonë të internetit, në mënyrë që të hipësh ose të zbresësh nga autobusi në stacionin tënd të dëshiruar.

Të lutemi ki parasysh që në disa itinerare (në një distancë nën 50 km dhe më pak se 1 orë kohë udhëtim) ekziston një ndalim operativ dhe prandaj nuk na lejohet të shesim bileta. Si pasojë nuk lejohet hipja ose zbritja nga autobusi në këto stacione dhe linjat nuk janë në dispozicion për rezervim. Lutemi në mirëkuptimin tuaj.

   

Secili prej autobusëve tanë është i pajisur me ajër të kondicionuar, një tualet në bord, llamba për lexim dhe ndenjëse të rehatshme. Për më tepër, ka edhe pije freskuese, Wi-Fi falas dhe gjithashtu në disa autobusë do të gjesh priza dhe një qendër mediatike me filma dhe muzikë sipas kërkesës.

Vini re: Shërbimi Wi-Fi po i nënshtrohet një periudhe provë. Prandaj, mund të ndodhë që të jesh përkohësisht pa shërbimin tonë të Wi-Fi gjatë udhëtimit me autobus, sepse je në një zonë ku nuk ka mbulim të rrjetit me valë ose sepse mund të jetë e pamundur që të gjithë pasagjerët tanë ta përdorin atë njëkohësisht. Në raste të rralla Wi-Fi ynë falas dhe prizat në bord mund të mos jenë të disponueshme, p.sh. nëse përdoren autobusët e zëvendësimit ose nëse ke blerë njërën nga biletat që shesim për parterët tanë. Kjo është e vërtetë për itineraret e autobusit që operohen nga partnerët tanë: Autobus Oberbayern GmbH, AllgÃ?u Airport Express GmbH, Bohr Omnibus GmbH, Dr. Richard Linien GmbH & Co KG und Publicexpress GmbH.

   

Në disa prej udhëtimeve tona ka pushime të programuara që përputhen me vetë kohën e udhëtimit dhe periudhat e pushimit për çdo udhëtim. Kryesisht, qëllimi ynë është të të çojmë në destinacion në mënyrë sa më efikase, prandaj nuk ofrojmë pushime shtesë. Tualeti në bord dhe lista e ushqimeve të lehta me kosto të ulët do të thotë se edhe në itinerare më të gjata nuk është nevoja për ndalesa shtesë.

Pirja e duhanit në bordin e autobusëve tanë nuk lejohet, edhe cigaret elektronike janë të ndaluara. Megjithatë, mund të zbresësh nga autobusi te stacionet e programuara për një “pushim duhani”. Njoftoje drejtuesin e autobusit para se të zbresësh nga autobusi dhe mos u largo shumë nga ai gjatë pushimeve/ndalesave, sepse drejtuesi i autobusit mund të niset edhe pa ty! Thjesht pyet drejtuesin e autobusit sa do të presë autobusi në stacion.

   

Në autobusët për distanca të gjata, njësoj si automjetet e pasagjerëve, ka rripa sigurimi. Çdo vend është i pajisur me një rrip sigurimi, i cili duhet të mbahet i lidhur për aq sa zgjat udhëtimi yt.

Bagazhi, bagazhi shtesë dhe bagazhi i rëndë do të transportohen në ndarësen e bagazheve të autobusit. Drejtuesi i autobusit do të garantojë ngarkesë efikase e të sigurt të bagazheve. Ti duhet të vendosësh me kujdes bagazhin e dorës në ndarëset mbi ndenjëse.

Siguria jote është përparësia jonë e parë. Të gjitha automjetet tona dhe pajisjet elektronike në bordin e autobusëve tanë janë të testuara nga TÜV dhe kontrollohen rregullisht në servis. Të gjithë drejtuesit tanë janë të specializuar në transportin e pasagjerëve dhe marrin trajnim të vazhdueshëm. Drejtuesit tanë pa përjashtim duhet t’iu binden rreptësisht periudhave të pushimit që kërkohen nga ligji dhe kohëve të udhëtimit. Prandaj për udhëtime më të gjata mund të ketë dy drejtues në bord ose ka pushime të programuara. Nëse ka vonesa në programin e udhëtimit pushime të shkurtra të paplanifikuara mund të kërkohen në raste të veçanta. Të falënderojmë për mirëkuptimin.

Pas udhëtimit:

   

Nëse ke humbur apo gjetur diçka në bordin e autobusëve tanë, thjesht plotëso formularin e gjërave të humbura dhe të gjetura ose telefono personelin e shërbimit ndaj klientit në: +49 (0)30 300 137 300*.

Pyetjet që bëhen më shpesh i kanë përgjigjet në FAQ-në tonë

Nuk gjen dot një përgjigje për pyetjen tënde?Thjesht plotëso formularin tonë të kontaktit dhe na bëj me dije shqetësimin tënd këtu. Ne jemi të lumtur të të ndihmojmë! Mund të na kontaktosh 24/7 nëpërmjet linjës sonë direkte të shërbimit: +49 (0)30 300 137 300*

*(Mbaj parasysh që për telefonatat nga linja fikse si dhe telefona celularë tarifat ndryshojnë në varësi të çmimeve të operatorit individual.)